GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Ministria e Arsimit po na përdhunon fëmijët!

në Editorial
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministria e Arsimit po na përdhunon fëmijët!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot u denoncua në media se një mësues me të shkuar të rrezikshme dhe me precedentë, tashmë të vërtetuar nga gjykata, për ngacmim seksual ndaj të miturve, është rikthyer në sistemin arsimor, në mes të nxënësve. Kjo me të drejtë absolute ka alarmuar prindërit e fëmijëve që frekuentojnë shkollën, ku jep mësim ky person i dënuar, por jo vetëm, ata po të gjithë ne si shoqëri. Në fakt sapo lexova lajmin, më erdhi ndërmend fjala e urtë “kjo është t’ia varësh mëlçitë ujkut në qafë”. Është e pakonceptueshme, sesi institucionet arsimore po riciklojnë persona të tillë në fshehtësi të plotë dhe që askush nuk mban përgjegjësi. Drejtoria e Shkollës, e cila nuk pranon të flasë shumë, shprehet se e ka emëruar DAR, ndërsa kjo e fundit nuk prononcohet, por e transferon fshehtas nga kjo shkollë në një tjetër. Pra, tamam sikur po i ndërron kullotën ujkut, e meqë në këtë lëndinë me qengja nuk e lanë të ushqehej, por e dërgojmë në një tjetër. Më vjen turp, ku jetoj për ata që na përfaqësojnë kur lexoj fakte të tillë, por veç asaj më habit gjendja alarmante e krijuar, ku institucionet mundohen të na hedhin hi syve, duke na e fshehur të vërtetën.

E gjitha kjo për mua, por nuk besoj se jam i vetëm ka vetëm një konstatim: MINISTRIA E ARSIMIT PO NA PËRDHUNON FËMIJËT. Sot janë ata fëmijë në Berat, nesër do jenë fëmijët në Tiranë e pasnesër gjetkë, ndërsa kur të na përdhunohet fëmija i radhës, apo të na vritet si i shkreti Mateo nga duart e Çalamanit, apo vetëvritet si fëmija në Lushnjë, i cili do bënte video në Tik-Tok, ministrat sërish, ose nuk do kenë kohë të flasin ose do dërgojnë psikologë për prindërit. Por kjo moj e nderuar ministre, apo i nderuar kabinet qeveritar, që bëni ju pas vdekjes e përdhunimit të fëmijëve, janë si ajo shprehja e vjetër nga anët tona “Më ka çuar baba, për të larë gojën”. Prandaj, ata njerëz që po tentojë të riciklojnë plehrat, duke rrezikuar jetën e fëmijëve tanë, mendoj se së paku duhet të zhduken, jo vetëm nga institucionet arsimore, por nga çdo punë publike, me qëllim që mos të dëgjojmë më nga këto raste fëmijësh, ku disa prej tyre kalben në dhe, e disa kanë mbetur me trauma gjatë gjithë jetës.

Etiketa: kryesore2perdhunimi

Lajme të lidhura

EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West
Editorial

EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West

23:00 - 26/07/26
Për zotin Hita të Ballukut që harron ligjin dhe bëhet shërbëtor kokëulur! Policia nuk është mburojë e oligarkëve
Editorial

Për zotin Hita të Ballukut që harron ligjin dhe bëhet shërbëtor kokëulur! Policia nuk është mburojë e oligarkëve

15:01 - 09/07/26
Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Para
Zi në futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-lojtari i Kombëtares

Sporti në zi, futbollisti 21-vjeçar humb jetën në aksident

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bleu kështjellë 2.6 milionë euro në Francë/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë
Aktualitet

Bleu kështjellë 2.6 milionë euro në Francë/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë

11:17 - 02/08/26

Të shtunën, më 1 gusht, Shqipëria kërkoi ekstradimin nga Parisi të Ermal Beqirit, një biznesmeni shqiptar i arrestuar për fluturim...

Lexo më shumë
“ABC Australia” për Shqipërinë: Protesta më e madhe që prej rënies së komunizmit! Shqiptarët kundër kryeministrit Rama

“ABC Australia” për Shqipërinë: Protesta më e madhe që prej rënies së komunizmit! Shqiptarët kundër kryeministrit Rama

11:05 - 02/08/26
Plagosja e turistit italian pranë Pallatit të Kulturës, procedohen penalisht tetë të mitur të moshës 13-15 vjeç

Plagosja e turistit italian pranë Pallatit të Kulturës, procedohen penalisht tetë të mitur të moshës 13-15 vjeç

10:49 - 02/08/26
Aksion antidrogë/ Asgjësohet parcela me mbi 1100 bimë narkotike, arrestohen dy persona

Aksion antidrogë/ Asgjësohet parcela me mbi 1100 bimë narkotike, arrestohen dy persona

10:21 - 02/08/26
Shpëtohen dy motoristët që kishin humbur në Majën e Jezercës

Shpëtohen dy motoristët që kishin humbur në Majën e Jezercës

09:42 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com