GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Doka i bindur: Shkojmë me mendjen për t’u kualifikuar, Batumi na…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Dinamo”, si një finale. Halili shfaqet në stërvitjen e skuadrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Njëri nga futbollistët titullarë, në takimin e fundit të Tiranës në UEFRA Europa Conference League mendon se “Gjigandi i Europës Juglindore” është shumë i fortë dhe se në sfidën e dytë do të marrë kualifikimin.

Në një intervistë për median shqiptare “Panorama Sport”, Albi Doka pranoi se kryeqytetasit do të bëjnë të pamundurën për të kaluar në turin tjetër. Mbrojtësi i djathtë ishte një nga goditjet e bujshme të Tiranës në merkato.

Lojtari rikthehet në kampionatin shqiptar pas aventurës së fundit në Hungari me Budapest Honved. Kujtojmë që Doka është formuar si futbollist te rekordmenët shqiptarë, me të cilët u shpall kampion i Shqipërisë në sezonin 2019-2020 dhe më pas u largua për të provuar një eksperiencë të re larg vendlindjes. Mbrojtësi rikthehet në shtëpi për të ndihmuar Tiranën që të arrijë majat këtë sezon.

Albi, një ndeshje e barazuar në minutën e tretë shtesë. Si e vlerëson tani sfidën me Batumin?

Ndeshja e së enjtes ishte decizive për Tiranën. Dinamoja e Batumit ishte ekipi shumë i fortë dhe e tregoi në fushën e lojës. Pavarësisht se sa ishte forca e Dinamos, mendoj se kemi zhvilluar në ndeshje shumë të mirë. Bëmë lojën tonë në fushën e lojës dhe morëm atë që meritonim.

 

Në fund të 90 minutave një skuadër vlerëson të mirat dhe të këqijat. Çfarë pengu keni nga kjo skuadër?

Peng kemi golin që pësuam. Ishte një gabim kolektiv, që duhet të mos e përsërisim më në takimin e dytë. E përsëris kemi zhvilluar një takim shumë pozitiv dhe jemi besimplotë.

 

Me një barazim, ku goli në fushë kundërshtare nuk ka vlerë. Cili mendoni se ka shanse për kualifikim?

Unë mendoj se kualifikimi ishte dhe mbetet i hapur. Rezultati 1-1 na jep të drejtë në këtë rast. Unë besoj, por edhe shokët besojnë se në këtë takim do të marrim rezultat të madh dhe do të kualifikohemi ne në turin tjetër.

 

Batumi e kishte nënvlerësuar Tiranën apo ishit ju që e kishit mbivlerësuar kundërshtarin?

Mesa pashë në fushën e lojës, kundërshtari na kishte nënvlerësuar. Ama mund ta them me plot bindjen që kjo skuadër, kjo Tiranë, është shumë e fortë.

 

Çfarë duhet të presin tifozët nga sfida e dytë që do të zhvilloni me Dinamon e Batumit?

Ndeshjen tjetër do të jemi shumë mirë, si taktikisht dhe fizikisht. Kemi më shumë minuta në këmbë. Do të shkojmë vetëm me mendjen për t’u kualifikuar në turin e dytë të Conference League./PanoramaSport

Etiketa: Albi DokaTirana

Lajme të lidhura

FIFA shet si suvenir barin e finales së Botërorit 2026, ja sa do të kushtojë copëz fushe e stadiumit “MetLife”
Sport

FIFA shet si suvenir barin e finales së Botërorit 2026, ja sa do të kushtojë copëz fushe e stadiumit “MetLife”

18:11 - 11/07/26
FIFA mund të shtyjë Angli-Norvegji, ja çfarë po ndodh para çerekfinales së Botërorit
Sport

FIFA mund të shtyjë Angli-Norvegji, ja çfarë po ndodh para çerekfinales së Botërorit

17:30 - 11/07/26
Sapo realizoi ëndrrën e Botërorit me Kombëtaren, vdes mesfushori në moshën 25-vjeçare
Sport

Sapo realizoi ëndrrën e Botërorit me Kombëtaren, vdes mesfushori në moshën 25-vjeçare

16:48 - 11/07/26
Para
Detajet/ Arrestimi i Dakos ka ‘rrënjët’ te një leje pallati, hetimi i pasurisë…

Vangjush Dako kalon në hetim të thelluar nga SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!
Aktualitet

Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!

20:48 - 11/07/26

Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë një fjalimi publik, duke e...

Lexo më shumë
Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona

Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona

20:29 - 11/07/26
E rëndë në Shkodër! Gjendet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit

E rëndë në Shkodër! Gjendet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit

20:13 - 11/07/26
Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht në Hagë, ofron 50 mijë euro garanci

Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht në Hagë, ofron 50 mijë euro garanci

20:02 - 11/07/26
Protestuesi: Rama deshi timonin dhe e mori, tani po na çon në humnerë!

Protestuesi: Rama deshi timonin dhe e mori, tani po na çon në humnerë!

19:44 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com