GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Nongratllëqet pisllëqe politike, Berisha është sanksionuar pa prova

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Nongratllëqet pisllëqe politike, Berisha është sanksionuar pa prova
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ylli Manjani

Pra në esencë del se:

  1. Qeveria Britanike, pranon që nongrata e Berishës është e pambështetur në fakte dhe se ajo duhet të hiqet nga ajo vetë, ose në mos do ta heqë gjykata.
  2. Ambasadori i Britanisë pranon se nëse Berishës i hiqet sanksionimi i padrejtë ai fiton zgjedhjet. Pra Ambasadori zyrtarisht pranon që sanksioni i është i padrejtë dhe njëkohësisht pranon se është mbështetës i grupit që qeveris këtu.

Të fala Konventës së Vienës!

  1. Pranimi që Britanikët i bëjnë faktit se Berisha është sanksionuar pa prova, nxjerr zbuluar edhe vendimin e DASH të shtetit. Një provë më shumë që edhe DASH nuk provon dot asgjë nga “korrupsioni masiv” i Berishës.
  2. Nongrata e Berishës, tashmë qartësisht e pamotivuar me prova e fakte, është qartësisht vendim politik që shkon në favor të Edi Ramës që tashmë sundon i qetë.

He ua lumsha, o Ambasadorë!

Alastar King Smith është seriozisht për t’u falënderuar për argumentet dhe qëndrimin e tij të sinqertë zyrtar në favor të qeverisë dhe në shkatërrim të opozitës. Pak zyrtarë të rangut të tij e kanë këtë sinqeritet.

Sinqeritet prej militanti, por sinqeritet ama.

Britania e Madhe është praktikisht pa një përfaqësues të besueshëm këtu. Atë që kanë, ua ka blerë Rilindja. Ndaj njohja e Shqipërisë nëpërmjet Ambasadës së saj është e deformuar rëndë dhe shumë rëndë.

Padyshim do ishte në nderin e tyre ta tërheqin këtë militant ambasador, i cili ua katandisi dinjitetin në fund të këmbëve.

Në kushte normale, Ministria e Jashtme duhet ta përzërë nga Shqipëria një diplomat të tillë. Por nuk jemi në këto kushte sepse bashkë me ambasadorin duhet përzënë edhe vetë qeveria.

***

E përsëris, nongratllëqet janë pisllëqe politike që vijnë nga lobbime korruptive të pushtetit absolut këtu.

Për të ardhur keq që imazhi i ShBA dhe UK ka rënë kaq poshtë. I kishim parë si të interesuar për demokraci, por sjellja e tyre kundër demokracisë sonë të brishtë është zhgënjim.

Ndërkohë ky është një mësim që duhet ta mësojmë mirë të gjithë ne.

Shqipërinë do ta bëjnë vetëm shqiptarët.

Askush tjetër, përveç shqiptarëve, nuk ka interes të zhvillohet Shqipëria.

Etiketa: berishaOpinionYlli Manjani

Lajme të lidhura

Analiza nga Gerti Çarçani/ Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!
Editorial

Analiza nga Gerti Çarçani/ Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

15:14 - 26/11/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Këtë 28 Nëntor, flamurin duhet ta ngremë mbi gërmadhat e ‘aleancës së qelbësirave’ të piktorit!

08:14 - 26/11/26
Nga Beogradi në Tiranë, “fuqia e të pafuqishmëve” modeli që mund të rrëzojë pushtetin e pakontrolluar në Shqipëri
OP-ED

Nga Beogradi në Tiranë, “fuqia e të pafuqishmëve” modeli që mund të rrëzojë pushtetin e pakontrolluar në Shqipëri

10:44 - 24/11/26
Para
Basha: SPAK të mos ndalet, të hetohet çdo politikan

Basha: SPAK të mos ndalet, të hetohet çdo politikan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”
Breaking Views

Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”

21:31 - 26/11/26

Kuvendi është mbledhur këtë të enjte në një seancë plenare, ku pritet të votohen projektbuxheti i vitit 2027 dhe paketa...

Lexo më shumë
Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

21:07 - 26/11/26
Berisha: Mazhoranca po shkel pavarësinë e gjyqësorit, dekreti i pezulluar nga GJK nuk mund të votohet

Berisha: Mazhoranca po shkel pavarësinë e gjyqësorit, dekreti i pezulluar nga GJK nuk mund të votohet

20:50 - 26/11/26
Shqipëria pret EURO U-21, Duka: Një moment historik, Europa do t’i ketë sytë nga ne…

Shqipëria pret EURO U-21, Duka: Një moment historik, Europa do t’i ketë sytë nga ne…

20:19 - 26/11/26
UEFA EURO U-21 2027/ Hidhet shorti, Shqipëria në Grupin B me Spanjën, Italinë & Finlandën

UEFA EURO U-21 2027/ Hidhet shorti, Shqipëria në Grupin B me Spanjën, Italinë & Finlandën

20:00 - 26/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com