GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kuleba: Po zhvillohen bisedime për të vazhduar eksportin e grurit pa Rusinë

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuleba, thirrje BE për më shumë armë dhe sanksione kundër Rusisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka bërë të ditur se Ukraina dhe vendet e tjera po zhvillojnë bisedime për t’i vazhduar eksportet e grurit pa Rusinë.

Gjatë një konference për media në selinë e Kombeve të Bashkuara (OKB), Kuleba tha se është i nevojshëm “vullneti politik” për të siguruar furnizimin e tregjeve globale me grurë ukrainas.

“Dhe nëse Rusia tërhiqet nga iniciativa, atëherë Ukraina, Turqia dhe OKB-ja ose ndonjë vend apo shtet tjetër i botës mund të dalin me iniciativën e tyre ose të vazhdojnë brenda kornizës ekzistuese ose të krijojnë një model të ri dërgesash”, tha Kuleba.

Duke theksuar se situata aktuale nuk mund të qëndrojë, Kuleba tha se, “Duhet të rrezikojmë. Ne duhet të tregojmë se mund të vazhdojmë pa Rusinë”.

Ai theksoi se tani ka “diskutime shumë aktive” për të gjetur një alternativë ndaj marrëveshjes dhe se çështja po shqyrtohet në kryeqytete të ndryshme dhe në selinë e OKB-së.

Më tej, shefi i diplomacisë ukrainase tha se mos dhënia e armëve Ukrainës do të thotë humbja e luftës. Ai theksoi se vendi do të bëhej i pambrojtur, lidhur me mendimin e disa vendeve anëtare të OKB-së se dhënia e armëve Ukrainës shkakton luftën.

Dje, Kremlini njoftoi se pezullon marrëveshjen, duke deklaruar se pjesa ruse e marrëveshjes nuk u zbatua.

Marrëveshja, e nënshkruar fillimisht në korrik të vitit të kaluar në Stamboll nga Turqia, Kombet e Bashkuara (OKB), Rusia dhe Ukraina, kishte për qëllim fillimin e eksporteve të drithërave nga portet ukrainase, të cilat ishin ndaluar si rezultat i luftës ruso-ukrainase që filloi në shkurt të vitit 2022.

Më 18 maj, marrëveshja u zgjat për 60 ditë të tjera, duke siguruar vazhdimin e eksporteve të grurit sipas marrëveshjes dhe duke shmangur një krizë ushqimore në botë.

Etiketa: Kuleba

Lajme të lidhura

Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK
Aktualitet

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26
Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

09:08 - 21/10/26
Para
Humb kontrollin e mjetit, përplaset me shtyllën

Humb kontrollin e mjetit, përplaset me shtyllën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK
Aktualitet

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26

SPAK i ka komunikuar Igli Tares akuzën për pastrim parash, në kuadër të dosjes “Balluku”. Sipas informacioneve të bëra të...

Lexo më shumë
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26
Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

09:08 - 21/10/26
Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

09:04 - 21/10/26
Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

08:42 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com