GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ironizon Sula: Me flamurin e korrupsionit duam të shkojmë në BE

12:44 - 19/07/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Paketa anti-krizë, Dashnor Sula: Qeveria po nëpërkëmb pensionistët dhe familjet në nevojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka komentuar raportin e fundit, të Barometrit të Ballkanit, i cili thotë se Shqipëria është vendi më i korruptuar.

Me anë të një postimi në Facebook, Sula thekson se Shqipëria pretendon të udhëheqë procesin e Berlinit, por ndërkohë mban flamurin si shteti më i korruptuar.

Më tej deputeti i PD-se shprehet se këto të dhëna janë kambane alarmi për drejtësinë dhe se vendit po i largohen njerëzit e kualifikuar.

Reagimi:

Pretendojmë të udhëheqim procesin e Berlinit, por mbajmë flamurin si shteti më i korruptuar.

– Një dekadë qeverisje është plotësisht e mjaftueshme për të bërë reforma drastike që përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe të ezaurohet çdo alibi për qeverisjen e kaluar, por në Shqipëri ndodh e kundërta.

Teksa pretendojmë të integrohemi në BE, të udhëheqim procesin e Berlinit, situata në Shqipëri në vend të përmirësohet po përkeqësohet.

📌Qytetarët e ndiejnë se korrupsioni është rritur në Shqipëri në krahasim me një vit më parë. Sipas studimeve vendi ynë nën këtë qeverisje konsiderohet si shteti me korrupsionin më të përhapur.

Sipas rezultateve të fundit të sondazhit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) për Barometrin e Ballkanit për vitin 2023, 38% e të anketuarve shqiptarë mendojnë se korrupsioni është një problem i rëndësishëm për ekonominë e vendit.

📌Ndërkohë diferenca me vendin tjetër të ballkanit që vjen pas nesh është me 12 pikë përqindje. Diferencë e madhe, Bosnjë Hercegovina me 26% dhe Maqedonia e Veriut po me 26%.

Në fakt nuk ka se si të ndodh ndryshe, kur Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se janë mbi 700 milionë euro dëm ekonomik në buxhetin e shtetit nga korrupsioni. Kur në burg është krijuar gati një grup parlamentar me pushtetarë socialist.

Këto të dhëna janë një kambanë alarmi edhe për drejtësinë për të cilën pritshmëritë janë shumë të larta pas investimit që është bërë në ta, me Reformën në Drejtësi dhe duke plotësuar cdo kusht të tyrin.

Unë si ish-një prej tyre, i përgëzoj për punën që kanë bërë pavarësish pengesave që kanë pasur, por i inkurajoj të bëjnë edhe më shumë sepse pasojat që vijnë nga të dhënat që janë më sipër janë katastrofike.

– 41% e të anketuarve shqiptarë mendojnë se ikja e trurit dhe emigracionit janë problem i rëndësishëm, shumë më i lartë sesa në shtetet e tjera dhe mesatarja rajonale prej 26%. Pra vendit tonë po i ikin edhe njerëzit e kualifikuar. Kjo është një pasojë e rëndë që duhet të ngrejë në këmbë të gjithë shtetin.

 

Etiketa: flamurkorupsionKryesore1

Lajme të lidhura

Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike
Breaking Views

Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

23:12 - 19/03/26
Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok
Breaking Views

Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

22:55 - 19/03/26
Rama tha se jetonte me qira, Mirlinda Karçanaj zotëron katër apartamente dhe një ullishte
Breaking Views

Rama tha se jetonte me qira, Mirlinda Karçanaj zotëron katër apartamente dhe një ullishte

18:50 - 19/03/26
Para
Reperi i njohur shqiptar: “Çuna si Luizi, Shkodra ka plot…”

Reperi i njohur shqiptar: “Çuna si Luizi, Shkodra ka plot…”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas 1 muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas 1 muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin

07:36 - 20/03/26

Pas një muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë në Shqipëri festojnë sot Fitër Bajramin. Në Tiranë, mijëra besimtarë u mblodhën...

Lexo më shumë
Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League

23:29 - 19/03/26
Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

23:12 - 19/03/26
Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

22:55 - 19/03/26
Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh

Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh

22:33 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com