Rradhë të gjata mes kufirit Shqipëri-Kosovë në Pikën e Kalimit Kufitar në Morinë.
Radhët janë krijuar për shkak të kontrolleve kufitare nga pala kosovare.
Fluksi në këto tempeeatira të larta është krijuar edhe për shkak të numrit të madh të emigrantëve të BE që po kthehen tek të afërmit e tyre në Kosovë.
Ata thonë se nuk duhet të ekzistojë ky kufi e aq më keq këto pritje të gjata në këto temperatura kaq të larta.
Rradhët janë më tepër në kahun për t’u futur në Kosovë, ndërsa krejt ndryshe paraqitet situata nga ana tjetër e kufirit për tu futur në Shqipëri.
Ndonëse është në fuqi marrëveshja për lëvizjen e lirë dhe shmangien e radhëve në kufi gjatë sezonit verorë mes Kosovës dhe Shqipërisë, kjo marrëveshje duket se nuk po funksionon ashtu siç duhet në kufirin Morin-Vërmicë.
Discussion about this post