GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Tubi i pastrueses si kutia e Pandorës

15:49 - 20/07/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Si ka mundësi që në Shqipëri nuk ka liri shtypi?!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Viti 2023 do të ishte viti më i mirë në historinë e Shqipërisë. Mund të ishte viti i hapjes së negociatave për një apo dy kapituj të integrimit, mund të ishte viti i paqes politike dhe i zgjedhjeve model, mund të ishte viti i rritjes ekonomike, mund të ishte viti që leku të tregohej pak më i mëshirshëm ndaj euros dhe dollarit. Por, jo. Ne e kemi në ADN që m’u në kohën që duhet të vëmë ujin në zjarr, marrim ujin dhe shuajmë zjarrin.

2023 është një vit plot ngjarje të rëndësishme që kulmon me mbajtjen për herë të parë të Procesit të Berlinit në një vend të Ballkanit dhe ky vend është Shqipëri; është viti i shpalljes së mbylljes së Ballkanit të Hapur, është viti ku po pushtohemi nga turistë të huaj, por mjerisht gjithë këto ngjarje epokale po errësohen nga skandalet që po mbijnë si kërpudhat pas shiut të pranverës. Dhe e gjithë kjo situatë me skandale që pasojnë dhe mbulojnë njëri-tjetrin është për shkak të një pastrueseje. Po, po, po të mos ishte pastruesja do të ishim: “ku rafsha mos u vrafsha”

E mbani mend muajin e parë të vitit, janarin? Po javën e parë të janarit? Pikërisht këtu nis gjëma e Shqipërisë. Një pastrueseje iu gjetën plot 420 mijë euro në tubin e sobës. Ky skandal është burimi i të gjitha skandaleve të tjera, e thënë në gjuhën e mjekësisë është pacienti zero.

Nga ky skandal i kemi të gjithë të këqijat që nuk duket se do të na largohen lehtë.

Për të mbuluar këtë skandal nuk ishte e lehtë, sepse kjo nuk ishte një ngjarje nga ato që bëhen filma, kjo ja kalonte edhe fantazisë së skenaristëve të Hollivudit. Për të mbuluar këtë gjëmë qeveria hodhi në skenë një tjetër “skandal”… bllokimin e komisionit hetimor parlamentar për çështjen e çarterit të kryeministrit. Ideja ishte që skandali me numër 2 (S2) të bënte që të harrohej skandali me numër 1. Dhe pas Skandalit me numër 3, (S3) të vinte S4 e kështu me radhë.

Pas çështjes së çarterit, në bashkëpunim me ndërkombëtarët, për të harruar S2 dhe S1, doli çështje McGonigal. E sigurtë është që kjo çështje do të bëhet film, por S3 duhej mbuluar sa më shpejt me S4 që ishte Akt1visti, një aplikacion që përgjon jetën online të përdoruesve dhe shpërndan propagandë. Për përgjimet në jetën reale u aktivizua S5, kamerat e vëzhgimit me të cilën krimi kontrollonte policinë.

Për të krijuar konfuzion S6, arrestimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave u kombinua në një ditë me S7, publikimi i fluturimeve çarter të kryeministrit.

S8, publikimi i raportit të Transparency International, doli bosh pasi dihej dhe pritej nga të gjithë që Shqipëria do të renditej si vendi më i korruptuar në rajon. S9, regjistrimi në SPAK i procedimit penal të Arben Ahmetajt u bë më 7 shkurt, fiks një muaj nga Skandali 0 i pastrueses. Mbulimi i S9 i kaloi S10, vrasjes pa autor të një 22-vjeçareje keniane në Tiranë.

Duhet pranuar se efekti mbulues ndaj S9 ishte i dobët dhe vetëm vrasja e tre grave në kryeqytet dhe plagosja e tre të tjerave bëri të mundur errësimin e S1 -S10.

Njoftimi për dyfishimin e çmimit të patentave u kthye në bumerang dhe vetëm njoftimi i DEA-s, agjencisë amerikane për luftën ndaj drogës, që ftonte qytetarët për të denoncuar dha efektin që pritej. Duhet theksuar se ky njoftim erdhi më 6 mars, dy muaj pas skandalit të pastruese.

S13, vrasja e një banakiereje dhe plagosja e 6 personave të tjerë u mbulua nga thirrja në SPAK për hetimin e pronave të ushtrisë.

S15, problemet me zgjedhjet e majit, i mori përsipër S16, trazirat me muxhahedinët. Për të mbuluar zhurmën e madhe të muxhahedinëve u desh ndërhyrja energjike e S17, Safet Gjicit dhe kur mendon se ke arritur kulmin, një grup familjarësh të një deputeti socialist marrin hunjtë në dorë dhe i tregojnë vendin dy personave që kishin shqetësuar policinë që duam. Dorëheqja e deputetit dhe shkarkimi i ministrit të brendshëm u eklipsuan nga 10 korriku, “arratisja” e ish-zëvendëskryeministrit. Duhet pranuar se arrestimet e ish-kryebashkiakut të Durrësit dhe të Fushë Arrëzit nuk dhanë rezultatet që priten. S22, ndërprerja e fondeve të IPARD për Shqipërinë ndonëse nuk është ngjarje e vogël, sërish nuk është nga ata që të bëjnë të harrohet pararendësja. Ndryshimi i pritshëm i ligjit për Akademinë e Shkencave nuk ka vlerë para asaj që mund të ndodhë nesër.

Kështu, të gjithë fajin për skandalet me S të madhe, i ka pastruesja. Po të mos kishim çështjen e pastrueses sot do të flisnim vetëm për pastërtinë në plazhe.

  1. S. Ndërkohë ruani gjakftohtësinë dhe bëhuni shpirtërisht gati për skandalin e radhës. Do ia dalim edhe këtë herë.
Etiketa: Lutfi DervishiOpinion

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Automjeti del nga rruga në Librazhd/ 6 të plagosur, mes tyre tre të mitur

Aksident në Fier, fouristrada përmbyset në mes të rrugës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com