GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Tafili: Jam gjithmonë maksimumin, shembulli im i preferuar është…

17:47 - 20/07/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Tafili: Jam gjithmonë maksimumin, shembulli im i preferuar është…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arbitrja e futbollit, Kejsi Tafili foli për fillimet e saj si arbitre, vështirësitë si dhe objektivat e saj. 24-vjeçarja gjithashtu u ndal dhe tek jeta e saj personale dhe se si e menaxhon ditën, pa harruar të theksojë se kë ka si shembull në profesionin e saj të gjyqtares.

“Nuk është aspak i lehtë arbitrimi, motra ka qenë ajo që e ka parë njoftimin më ka thënë që pse nuk e provon dhe më pas e provova. 5 vite nuk kanë qenë të thjeshta, ka pasur lot gëzimi dhe trishtimi. Unë dua gjithmonë më shumë nga vetja dhe kur nuk më dalin gjërat si dua mërzitem. Kushdo që dëshiron ta provojë mjafton të ketë pasionin e duhur për të qenë arbitre.

Ka qenë e vështirë përshtatja, por ja kam dalë më së mirë me ndihmën e miqve të mi dhe arbitrave. Kam arbitruar ndeshje të U-21 dhe në Kategorinë e Dytë. Ka ndryshime futbolli i meshkujve dhe femrave. Janë plot ekipe që po furnizohen me talente të reja. Kur luajnë femrat është më problem, se djemtë janë më të qetë dhe pranojnë ndëshkimet.

Më kanë komplimentuar shumë futbollistë por nuk preferoj të jap emra. Familja ime më ka mbështetur që në fillim dhe sot edhe më shumë, ata ndjekin ndeshjet që arbitroj në stadium. Kam marrë mbështetje nga kolegë dhe nga FSHF-ja. Nuk e mendoj asnjëherë që ta le, edhe pse kam pasur situata të vështira. Kam komunikim të mirë si me femrat dhe meshkujt në fushë.

Të gjitha ndeshjet janë të vështira, por ne zbatojmë rregulloret. Tifozi atë punë ka që të nxjerrë inatin nga brenda. Thjesht mundohemi të ruajmë qetësinë. Kur e kam nisur këtë profesion i kam marrë përsipër të gjitha.

5 vitet e fundit futbolli i femrave ka evoluar shumë. Stema e FIFA-s është objektivi im kryesor. Duhet të jap maksimumin në fushë dhe gjithçka mbetet për tu parë. Stefani Frapart është arbitrja ime e preferuar, plus të arbitrosh një ndeshje në Kupë Bote është diçka e mrekullueshme.

Çdo vajzë që e ka dëshirë futbollin duhet ta provojë, edhe ato mund të vijnë ta provojnë.

Rutina ime është zgjimi në mëngjes, pirja e kafesë, ngrënia e ushqimit, më pas me detyrat e shumta në universitet, pasditja është e gjitha për familjen. Unë jam single, pasi i jam përkushtuar 100% arbitrimit dhe nuk kam aq kohë për gjëra të tjera. Dy orë në ditë stërvitem, 1 orë në palestër dhe 1 orë në terren”, deklaroi ajo në intervistën për median shqiptare “Panorama”.

Etiketa: Kejsi tafili

Lajme të lidhura

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares
Breaking Views

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

20:15 - 05/02/26
Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol
Breaking Views

Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol

19:43 - 05/02/26
Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë: Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026
Sport

Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë: Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026

13:41 - 05/02/26
Para
Gjendet një makinë e djegur, a ka lidhje me vrasjen e Lekstakajt?

Gjendet një makinë e djegur, a ka lidhje me vrasjen e Lekstakajt?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua
Botë

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26

Një skandal spiunazhi ka tronditur Forcat e Armatosura Greke, duke ngritur alarmin për sigurinë kombëtare dhe atë të NATO-s. Një...

Lexo më shumë
Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

20:30 - 05/02/26
Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

20:15 - 05/02/26
Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë

Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë

20:02 - 05/02/26
Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol

Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol

19:43 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com