GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dokumentet e falsifikuara, caktohet data për gjyqin ndaj Donald Trump

18:08 - 21/07/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 1 min
A A
Dokumentet e falsifikuara, caktohet data për gjyqin ndaj Donald Trump
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një gjykatë federale e ka caktuar gjyqin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, për keqmenaxhim të dokumenteve të klasifikuara, për pranverën e vitit të ardhshëm.

Gjyqtarja Aileen Cannon e ka caktuar 20 majin si datë për nisje të gjyqit.

Trump ka dëshiruar që gjyqi të shtyhet deri pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

Mirëpo, ky rast i profilit të lartë do të nisë teksa fushata zgjedhore do të jetë plotësisht aktive.

Trump, 77-vjeçar, përballet me akuza serioze për ruajtjen e të dhënave sensitive në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago.

Prokurorët kanë thënë se Trump i ka mbajtur ilegalisht dokumentet e klasifikuara në shtëpinë e tij, pasi është larguar nga Shtëpia e Bardhë, dhe i ka penguar përpjekjet e Qeverisë për t’i rikthyer ato.

Të premten, gjyqtarja Cannon, e emëruar nga Trumpi, ka thënë se gjyqi dyjavor do të zhvilohet në Florida.

Muaj më parë, si datë për fillim të gjyqit ishte përmendur 14 gushti i vitit 2023, mirëpo më vonë është shtyrë, për t’iu lënë kohë të dyja palëve për përgatitje.

Rasti me dokumentet në Mar-a-Lago është vetëm një prej betejave ligjore me të cilat po përballet Trumpi.

Në muajin prill, ai është akuzuar për falsifikim të të dhënave të bizneseve në shtetin e Nju Jorkut.

Trump ka bërë të ditur këtë javë se ai pret të arrestohet shpejt lidhur me hetimet federale për trazirat e 6 janarit të vitit 2021 në Kongresin amerikan, dhe për përpjekjet e tij që ta sfidojë rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020./REL

Etiketa: Donald TrumpGjyqi ndaj Trump

Lajme të lidhura

30 apartamente të shkrumbuara, çfarë la pas zjarri që përfshiu kompleksin “Arlis”
Aktualitet

30 apartamente të shkrumbuara, çfarë la pas zjarri që përfshiu kompleksin “Arlis”

08:48 - 15/04/26
Tjetër “sukses” i qeverisë Rama, Tirana me kostot më të larta të jetesës në Rajon
Aktualitet

Shqipëria shpallet “kampione” në rajon për rritjen e çmimeve në dekadën e fundit

08:00 - 15/04/26
Djemtë e pronarit të UBA Bank dhe ortakut të Eurosig, të dyshuar për rrëmbimin e një biznesmeni
Aktualitet

Djemtë e pronarit të UBA Bank dhe ortakut të Eurosig, të dyshuar për rrëmbimin e një biznesmeni

00:03 - 15/04/26
Para
Koha për vendime, ja ç’thotë horoskopi për 12 shenjat

Horoskopi për muajin gusht, datat me fat për të gjitha shenjat

Discussion about this post

TË FUNDIT

30 apartamente të shkrumbuara, çfarë la pas zjarri që përfshiu kompleksin “Arlis”
Aktualitet

30 apartamente të shkrumbuara, çfarë la pas zjarri që përfshiu kompleksin “Arlis”

08:48 - 15/04/26

30 apartamente janë shkrumbuar si pasojë e zjarrit që përfshiu pasditen e djeshme kompleksin “Arlis” pranë QSUT në Tiranë. Pamjet...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 15 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:40 - 15/04/26
Tjetër “sukses” i qeverisë Rama, Tirana me kostot më të larta të jetesës në Rajon

Shqipëria shpallet “kampione” në rajon për rritjen e çmimeve në dekadën e fundit

08:00 - 15/04/26
Fasada që digjen dhe shtet që do fasadën, vetëm neveri për abuzuesit

Fasada që digjen dhe shtet që do fasadën, vetëm neveri për abuzuesit

07:55 - 15/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

07:45 - 15/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com