GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zjarret, Peleshi fajëson Bashkitë: Dështim nga rrjeti i sinjalizimit

14:25 - 24/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Zjarret, Peleshi fajëson Bashkitë: Dështim nga rrjeti i sinjalizimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri Niko Peleshi kërkoi koordinim më të mirë të punës për përballimin e emergjencave në nivel vendor.

Në prani edhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Arben Kingji, Peleshi tha se Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, kanë kapacitete operacionale në dispozicion dhe janë të gatshëm të ndërhyjnë sa herë që nevojitet, por emergjencat si zjarret duhen sinjalizuar dhe ndalur që në fazën fillestare për të shmangur kalimin në përmasa më të mëdha.

“Ne nuk jemi një vend pa kapacitete opreacionale. Kemi 1600 punonjës zjarrfikës në të gjithë vendin, 182 mjete zjarrfikëse, 80 autobute uji, kemi personelin dhe mjetet e FA që siç e dini që në çdo emergjencë janë në ballë të aksionit, të gjitha strukturat e policisë që është në dispozicion dhe me të cilët punojnë shumë mirë, urgjencën shëndetësore, rrjetin e vullnetarëve, etj”, u shpreh Peleshi.

Sipas tij, që prej një viti Shqipëria ka edhe mbështetje shumë të madhe nga anëtarësimi me të drejta të plota në Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile.

“Kjo do të thotë që nëse në të gjitha nivelet vendore e qendore shterojnë burimet, ne kemi edhe një suport nga ky mekanizzëm që na ka funksionuar dhe është një nga më efiçentët. Teknologjia është shtuar. Kemi dronët për rikonjicionet, kemi dronët ”Puma” që janë vënë në punë nga viti i kaluar e që na japin informacion shumë të dobishëm dhe në kohë shumë të shpejtë. Gjithashtu edhe imazhet satelitore janë tani një ndihmë dhe një vlerë e shtuar”, u shpreh Peleshi.

Sipas këtyre të dhënave satelitore, ministri Peleshi tha se janë evidentuar 125 vatra zjarri në muajt qershor-korrik, vatra të cilat janë menaxhuar shumë mirë nga njësitë vendore. Duke folur për situatën aktuale në dy vatrat aktive, në pyllin e fshatit Peshtan në Fier dhe fushën e mbetjeve në Vlorë, Peleshi u shpreh:

“Sot kemi dy zjarre aktive dhe shumë kritike, një është pranë pyllit në fshatin Peshtan dhe vatra tjetër në fushën e mbetjeve në Vlorë. Zjarri në fushën e mbetjeve të Vlorës sot po përballohet nga forca të shumta të FA. Në Peshtan kemi 50 efektivë, dy autobotë uji, 15 forca bashkiake, krahas 50 forcave policore dhe helikopterit Cougar që ka punuar vazhdimisht. Dhe në Vlorë pas 20 ditësh u riaktivizua përsëri vatra.

Helikopteri është aty me shumë mjete zjarrfikëse, autobotë uji dhe mjetet të tjera gërmuese. Por duhet thënë që sa herë që ka një zjarr të madh, ka një lloj dështimi nga rrjeti i monitorimit dhe i sinjalizimit të hershëm. Nuk ka shans që nëse ky rrjet funksionon siç duhet, duke filluar nga kryepleqtë e fshatrave apo sensibilizimi i komuniteteve. Nëse njoftohet herët, nuk ka mundësi që zjarri të marrë përmasa të mëdha”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

Peleshi vlerësoi punën e bërë vitet e fundit sa i përket monitorimit, vëzhgimit dhe reagimit ndaj emergjencave, por shtoi se ka disa bashki apo rajone, kur kjo nuk funksionon.

“Kemi hyrë në një stinë shumë të nxehtë, më të nxehtë se ajo e vitit të kaluar, ajo e të nxehtit afrikan që pritet të prekë pjesën e Shqipërisë jugore dhe asaj të mesme, por nuk përjashtohet asnjë territor. Kemi patur edhe shumë zona të freskëta malore ku ka patur zjarre vitin e kaluar. Pra vigjilenca duhet të jetë kudo duke filluar nga komunitetet. Mbani kontakte të përditshme me kryepleqtë e fshatrave, t’i trajnoni, t’i kërkoni të njoftojnë.

Sinjalizimi i hershëm është çelësi. Nga eksperienca ku funksion siç duhet sistemi, nuk ka zjarre të mëdha. Shmangin atë që është thelbi, humbjen e jetëve të njerëzve, sepse përmasat e emergjencës nuk mund të rriten, nëse jemi në mënyrë kapilare në monitorim. Kemi parë që vende shumë më të fuqishme se ne si Turqia, apo edhe së fundi Greqia përballen me emergjenca shumë të forta, dëme të mëdha, në njerëz në pasuri. Pra, nuk është e lehtë, sado ta kesh flotën e helikopterëve apo zjarrfikësit, nuk mund të përballesh me emergjencat kur ato marrin përmasa të mëdha”, theksoi Ministri i Mbrojtjes. Ai kërkoi gjithashtu nga drejtuesit vendorë të kenë gati edhe planet e evakuimeve.

Etiketa: emergjencatniko peleshizjarret ne vend

Lajme të lidhura

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi
Aktualitet

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
Para
Conference League, skuadrat shqiptare pritet të kenë probleme në eliminatore

Conference League, skuadrat shqiptare mësojnë kundërshtarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25

Karabinierët italianë kanë arrestuar një të ri shqiptar i cili po trafikonte kokainë në zonën e Breshias. Operacioni është kryer...

Lexo më shumë
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com