GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Dede ka planet e qarta: Te Elbasani objektiv primar është…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Dede ka planet e qarta: Te Elbasani objektiv primar është…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elbasani ndalet në barazim pa gola nga Ohri. E para miqësore në tokën maqedonase i ka shërbyer Nevil Dedes për harmonizimin e grupit dhe bërë disa eksperimente me lojtarët.

Në këtë sfidë u provua sulmuesi brazilian Leo Melo dhe mesfushori ekuadorian Zhoao Kuinonez. Sulmuesi italian, Gabriele Paselo, nuk e ka kaluar provën dhe nuk do të vijojë me verdheblutë.

Nevil Dede e nisi lojën me një miksim titullarësh dhe lojtarëve të stolit. Minutat e para janë të qeta, por pak e nga pak Elbasani ambientohet me terrenin dhe nis të marrë në dorë kontrollin e lojës. Mirëpo, mungon forca goditëse në repartin e avancuar, me skuadrën që afrohet pranë zonës, por nuk ka raste të rrezikshme në zonën kundërshtare.

Nga ana tjetër, edhe vendësit shfaqen rrezikshëm në disa raste, por është Totoshi që ndërhyn mrekullisht. E dyta nis me disa ndryshime dhe Elbasani vihet nën kontroll të lojës, duke mos lënë më hapësira mbrapa dhe parë më shumë në sulm.

Luhet një ndeshje e fortë dhe me shumë kartonë të verdhë nga të dyja palët. Verdheblutë shohin t’u mohohet një penallti në të 78-ën pas një ndërhyrjeje nga mbrapa në dëm të Ajazit, me kryesorin që vijon lojën. Mbyllet pa gola kjo miqësore, me verdheblutë që nesër do të luajnë një tjetër ndeshje.

Trajneri në këto momente po i kushton më shumë rëndësi harmonizimit të grupit. Është ky shkaku që nuk shqetësohet nga rezultati. Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes për gazetën, Nevil Dede tha: “Minutat e para nuk ishin të mira, sa u përshtat e gjithë skuadra edhe me terrenin.

Më pas, gjithçka ishte nën kontroll. Gjithmonë thuhen ngarkesat fizike dhe dy seancat në ditë të kësaj periudhe, por disa dalje topi që kemi punuar dhe të paktën skuadra në pak raste ishte e hapur. Vuajtëm pak topat e gjatë, koha është e shkurtër dhe harmonizimi i skuadrës është ai që na intereson më shumë.

Besoj se edhe lojtarët po marrin minutat e duhura. Është shumë shpejt për të thënë dhe dhënë një konkluzion. Kemi çdo tri ditë ndeshje dhe besoj se do të krijojnë një ide të saktë”./PanoramaSport

Etiketa: dedeElbasani

Lajme të lidhura

Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër
Sport

Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër

14:18 - 02/10/26
Hysaj: Duhet të jemi të parët, Finlanda dhe Bjellorusia janë në nivelin tonë
Sport

Hysaj: Duhet të jemi të parët, Finlanda dhe Bjellorusia janë në nivelin tonë

14:10 - 02/10/26
Njoftim i rëndësishëm i FSHF-së për tifozët shqiptarë në Helsinki për ndeshjen Finlandë-Shqipëri
Sport

Njoftim i rëndësishëm i FSHF-së për tifozët shqiptarë në Helsinki për ndeshjen Finlandë-Shqipëri

12:15 - 02/10/26
Para
Sabitzer duket i kënaqur te United por Bayern…

Sabitzer transferohet te një-herë kampionët e Europës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qytetarja në protestën e 125-të: Edhe sa vila ke o ‘Bela belaja’?
Breaking Views

Qytetarja në protestën e 125-të: Edhe sa vila ke o ‘Bela belaja’?

20:21 - 02/10/26

Qytetarja në protestën e 125 qytetarë në Tiranë bëri thirrje drejtësisë që të arrestojë Belinda Ballukun. Gjithashtu hodhi akuza ndaj...

Lexo më shumë
Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës

Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës

19:59 - 02/10/26
‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë

‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë

19:41 - 02/10/26
Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com