GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama shkriu Sekretariatin, në shtator nis “furtuna” në PS

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Socialistët e korruptuar në afera, Rama: S’kam ditur gjë, ma bënë prapa krahëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, njëherzi kryetar i PS-së, ka kërkuar sot dorëheqjen e të gjithë sekretarëve socialist, ndërsa i vetmi që do të mbajë një funksion në parti deri në muajin shtator është Blendi Klosi.

Ky i fundit zëvendësoi Damian Gjiknurin në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm. Por edhe Klosi do të ketë një mandate të kufizuar, pasi në shtator, sikundër paralajmëroi Edi Rama do të ketë një mbledhje të Kongresit dhe të Asamblesë së PS-së.

Pikërisht në këto dy mbledhje do të ketë edhe një ripërtëritje të strukturës drejtuese të Partisë Socialiste dhe natyrisht edhe zgjedhjen e sekretarëve të rinj.

Sekretarët e dorëhequr apo të shkarkuar nga Edi Rama ishin zgjedhur dy vite më parë. Nuk dihet nëse ata do të kenë të drejtën të rikandidojnë sërisht për postet që kanë sot në PS apo jo, por duket se Rama do të bëjë një tjetër organizim dhe natyrisht me të tjerë emra në rradhët e socialistëve.

Në mbledhjen e sotme të Asamblesë, gjithashtu u vendos që Grupin Parlamentar të kësaj partie do t’a drejtojë Bledi Çuçi, ish-ministër i Brendshëm, i cili duket se ka këmbyer vendet me Taulant Ballën, i cili hoqi dorë nga drejtimi i Grupit, për të zëvendësuar Çuçin në Qeveri.

Megjithëse më herët ishte paralajmëruar se në Asamble mund të kishte një vendimmarrje mbi ndryshimet në Qeveri, kjo nuk ndodhi. Ndoshta në dy ditët e ardhshme, kur Edi Rama pritet të bëjë edhe mbledhjen dy ditore informale me ministrat, e cila do të mbahet në Tepelenë, mund të ketë sinjale për ndryshime në Qeveri, edhe pse përgjatë muajit gusht, Kuvendi është i shpërndarë për shkak të pushimeve, dhe vështirë se Kryeministri të ndërmarrë hapa të tillë.

Sekretari I PS-së që u shkri nga Rama

Sekretar i Përgjithshëm Damian Gjiknuri

Sekretar Organizativ, Blendi Klosi

Sekretar Dixhital, Etjen Xhafaj

Sekretar i Burimeve Njerëzore, Anila Denaj

Sekretare e Gruas, Etilda Gjonaj

Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë, Romina Kuko

Sekretare e Rinisë, Bojkena Basha.

Etiketa: Kryesore1PSRamasekretariati

Lajme të lidhura

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit
Aktualitet

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani
Aktualitet

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi
Aktualitet

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26
Para
Zoto-Mërtiri u futën në tenderin e gazit, skema me firmën që mashtroi amerikanët

Zoto-Mërtiri u futën në tenderin e gazit, skema me firmën që mashtroi amerikanët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve në nisje nga aeroportet amerikane, duke...

Lexo më shumë
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com