GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Ndryshimet në kupolën e Ramës, Andoni: Gjërat nuk janë aspak mirë

20:30 - 26/07/23
në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse e lëshoi Rama, Gjiknurin në Asamblenë e PS
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti i shquar shqiptar Ben Andoni, ndryshimet e ndodhura gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku në vend të Damian Gjiknurit u vendos Blendi Klosi si sekretar i përgjithshëm dhe rokadën ku Bledi Cuçi i zuri vendin Taulant Ballës, si kreu i grupit parlamentar, i cilëson si strukturim të Edi Ramës.

Referuar largimit nga pozicioni të Damian Gjiknurit, në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv, Andoni tha se Edi Rama synon që të mbajë pak larg njerëzit që janë pak të përfolur dhe mund të përfliten.

Sipas tij, kjo tregon realisht se Partia Socialiste po merret me atë që mund të përballet në të ardhmen.

Nga ana tjetër ai shtoi se Bledi Çuçi për shkak të së shkuarës dhe natyrës së tij, nuk përshtatet shumë me pozicionin e kreut të grupit parlamentar, duke hequr paralele me Taulant Ballën, sa i takon protagonizmit.

“E shoh si një qasje apo një lloj zbutje si para një stuhie që pret Partinë Socialiste. Asambleja e mbajtur mbyllur dhe larg medias për gjëra kaq të vogla, përmes këtij hermetizimi është dashur të tregojë se gjërat janë mirë, por gjërat nuk janë aspak mirë.

Së fundmi ishte zëri i zotit Petro Koçi që u largua si nënkryetar i Komisionit të Edukimit, pasi nuk e kishte mbështetjen e anëtarëve të komisionit.

Duket se PS do të marrë pak frymë dhe besoj se ndryshimet e vërteta do të ndodhen pas vjeshtës.

Zoti Rama përpiqet që të mbajë shumë periudha pezull, këtë kohë Partia Socialiste ka qenë më shumë e përmendur për problemet e zotit Ahmetaj dhe problemin shumë të madh që lidhet me mbetjen e inceneratorëve.

Ka pasur shumë pak vend për arritjet e PS në këto dy vite. Rama me shmangien e mea culpës që ka bërë vazhdimisht në një farë mënyre ka penalizuar veten.

Në mbledhjen informale të qeverisë pas dy ditësh nuk pres ndonjë gjë të madhe, se ndryshimet e mëdha ndodhin në mbledhjet e rregullta. Duket që gjërat nuk janë mirë në kampin socialist.

Nuk do jetë e largët dita që Partia Socialiste do shkërmoqet dhe përplasjet do të jenë shumë më të frikshme se PD.

Përhapja e një lajmi të tillë për ministren e Financave qoftë dhe për diversion, tregon që në këtë enturazh ka probleme të brendshme.

Duket se po punohet për një emër të ri në këtë ministri. Duket se zonja Ibrahimaj nuk e ka kaq të sigurtë vendin e ministres”.

Ndërsa si njerëz të afërt me Edi Ramën, përmendi Taulant Ballën, Bledi Klosin, Bledi Cuçit, të cilët i cilësoi si “të bindurit” e tij./MCN

Etiketa: Ben AndoniPSRama

Lajme të lidhura

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’
Botë

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Botë

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
Para
Depresioni i merr jetën këngëtares së famshme

Depresioni i merr jetën këngëtares së famshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com