GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shehi nuk i trembet turqve: Duam të kalojmë raundin

20:44 - 26/07/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Orges Shehi për aludimet rreth aleancave: Në Shqipëri bishtit i vendosin bisht, Tirana ime nuk është për titull
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, mendon se skuadra e tij do të luajë shanset që ka përballë Beshiktashit, në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Tekniku i “Gjigandit të Europës Juglindore”, duke folur para gazetarëve një ditë para ndeshjes, theksoi se shpresonte që ekipi të zbatonte mirë detyrat që kishte caktuar.

“Ne vijmë pas një raundi të parë të kaluar dhe mendoj që edhe me atë që shoh në stërvitje, atmosfera është e mirë, çdo lojtar është pozitiv. Sigurisht kemi përballë një kundërshtar të fortë nesër dhe mendoj se jemi përgatitur për ta përballuar këtë ndeshje, si nga ana tekniko-taktike, ashtu edhe nga doza emocionale e duhur përballë kundërshtarit dhe publikut të tyre.

Në një ndeshje futbolli sigurisht ka favorit dhe jofavorit. Sigurisht që jemi të vetëdijshëm që në këtë ndeshje nuk jemi favoritë, deri diku jemi sfidues. Por mendoj se në një ndeshje futbolli, çdo skuadër ka shanset e veta dhe me këtë koncept do të futemi nesër në fushë për të shfrytëzuar shanset tona dhe për të bërë atë që kërkojmë të jemi gjithmonë. Pra një skuadër që kërkon të bëjë gjithmonë vetveten dhe të interpretojë situatat e lojës në varësi të kundërshtarit apo të situatave.

Shpresojmë që situatat që na paraqiten t’i vlerësojmë siç duhet dhe të jemi vigjilent për të marrë më të mirën e këtyre momenteve, se mendoj se futbolli vendoset edhe nga momentet. Por një gjë është ajo që kërkojmë ta bëjmë gjithmonë, pra të jemi ata që duhet të jemi, pa ndryshuar fytyrën dhe personalitetin në varësi të situatave që mund të kemi në favor apo jo.

Formacioni? Kemi edhe një stërvitje para ndeshjes, shpresojmë që gjendja e lojtarëve të jetë optimale siç është aktualisht, që të mos kemi ndonjë shqetësim. Në këto ditë e kemi ndarë në kokën tonë se kush mund ta fillojë nga fillimi dhe i qëndroj asaj që kam thënë që në fillim se duke pasur shumë lojtarë në dispozicion, pak rëndësi ka kush e nis nga fillimi. Por do të jetë i afërt me atë formacion të ndeshjes së fundit.

Realisht kam pasur përballje me Beshiktashin ku luaja ende futboll me Skënderbeun. Është komplet e vërtetë që qasja është komplet tjetër se pozicioni ndryshon, përgjegjësia ndryshon. Mënyra se si e sheh futbollin ndryshon, se e sheh me një këndvështrim tjetër, edhe pse ke luajtur është borë tjetër komplet. Ke për detyrë të motivosh e organizosh të tjerët, t’u kalosh atyre idetë që ke në kokë. Mendoj se përgjegjësia është e madhe dhe vështirësia gjithashtu.

Unë mendoj se përballja jo vetëm e imja me këto kundërshtar, por edhe disa lojtarëve si Abazaj që e kanë përjetuar këto situatë, mendoj se i ndihmon që të kenë përballje, se doza emocionale apo interpretim i ndeshjeve në të tilla ambiente, ndihmon. Ndryshon nga periudha kur kam qenë lojtar, por jam i lumtur që lojtarët që kam, i kanë prekur këto nivele dhe sigurisht që është më e lehtë për ta.

Çdo skuadër ka shanset e veta, por ne këtu vijmë për të luajtur futboll në raundin e dytë që çdo skuadër kërkon ta kalojë. Asnjë skuadër, trajner apo lojtar nuk hyn në betejë i dorëzuar, hyn në beteje gjthmonë për të kërkuar maksimumin dhe të dalësh nga ndeshja me idenë që dhe maksimumin. Pastaj çfarë prodhon fusha e lojës, ajo është tjetër gjë. Unë mendoj se përballë një kundërshtari të tillë, nesër shpresoj që të jemi në fillimin e lojës dhe pjesën e parë të hyjmë në rimin e duhur.

Duhet të kemi impaktin e duhur me atmosferën, të mos ndikojë te doza emocionale dhe veprimet. Shpresoj t’i ketë skuadra këto komponentë në fillim se do të jetë më e lehtë dhe e qetë për të interpretuar lojën sipas asaj që duam të bëjmë. Por e thashë që çdo skuadër hyn në fushë për të bërë dhe për të marrë maksimumin”, tha Shehi para gazetarëve./PanoramaSport

Etiketa: conference leagueshehiTirana

Lajme të lidhura

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh
Breaking Views

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh

23:29 - 03/02/26
Benzema del me deklaratë pas përpjekjeve të Ronaldos për ta bllokuar transferimin e tij te Al-Hilali
Breaking Views

Benzema del me deklaratë pas përpjekjeve të Ronaldos për ta bllokuar transferimin e tij te Al-Hilali

19:45 - 03/02/26
Ndeshjet vendimtare të muajit mars, FSHF bën ndryshime në stafet e kuqezinjve
Sport

Ndeshjet vendimtare të muajit mars, FSHF bën ndryshime në stafet e kuqezinjve

12:56 - 03/02/26
Para
Kaos te kundërshtarët e Tiranës, drejtori sportiv jep dorëheqjen

Abazaj injekton besim: E vetmja gjë që duhet të kemi kujdes është...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e rinisë festohet pa të rinj! Në 13 vite u tkurren me 45% nga emigracioni i lartë
Aktualitet

Eurostat: Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit

08:01 - 04/02/26

Të dhënat e Eurostat mbi ecurinë e popullsisë së moshës 15-29 vjeç në Europë tregojnë një tablo shqetësuese për Shqipërinë,...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026

07:35 - 04/02/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026

07:28 - 04/02/26
Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh

23:29 - 03/02/26
“Gjyqtari i GJK, Asim Vokshi kundër shtyrjes së vendimit për Ballukun”, Klodiana Lala: Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik

“Gjyqtari i GJK, Asim Vokshi kundër shtyrjes së vendimit për Ballukun”, Klodiana Lala: Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik

23:19 - 03/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com