GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Petr Fiala emërohet kryeministër i Çekisë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Petr Fiala emërohet kryeministër i Çekisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman ka emëruar në postin e kryeministrit, Petr Fialan, udhëheqësin e aleancës së qendrës së djathtë.

Ceremonia e mbajtur të dielën, më 28 nëntor, u zhvillua duke respektuar protokollet kundër pandemisë, pasi Zeman ditë më parë doli pozitiv me koronavirus.

Fiala udhëheq një bllok të pesë partive opozitare të qendrës dhe qendrës së djathtë. Ky bllok opozitar fitoi zgjedhjet e mbajtura në tetor, duke larguar nga pushteti kryeministrin e deritashëm çek, Adrej Babish dhe aleatët e tij.

Qeveria e re çeke do të duhet të përballet me valën e re të infektimeve me koronavirus, që po rrezikon të mbingarkojë spitalet. Po ashtu, sfidë për ekzekutivin e ri do të jetë kriza energjetike, pas kolapsimit të një ofruesi të madh të energjisë. Koalicioni ka thënë se planifikon që ripunojë buxhetin e shtetit për vitin 2022, me qëllim që të zvogëlojë deficitin e lartë.

“Qeverinë e re e pret një periudhë e vështirë dhe shumë sfida… unë dua që ajo të jetë qeveri e ndryshimeve për të ardhmen”, tha Fiala gjatë një konference për media, duke shtuar se ai pret që kabineti qeverisës të votohet në mesin e muajit dhjetor.

Kryeministri i ri çek po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 dhe ka lavdëruar stafin shëndetësorë për punën e tyre, teksa rastet e reja me koronavirus janë në rritje.

Vetëm 58.5 për qind e çekëve janë të vaksinuar kundër koronavirusit. Kjo shifër është më e ulët sesa mesatarja e vaksinimit në Bashkimin Evropian, që është 65.8 për qind.

Presidenti çek Zeman mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit, por ai ishte i ndarë nga të tjerët përmes një xhami mbrojtës, pasi është diagnostikuar me koronavirus. Qeveria e Babishit më 25 nëntor ashpërsoi masat kundër koronavirusit, përfshirë edhe ndalimin e tregjeve të Krishtlindjes./REL

Etiketa: cekikryeminister

Lajme të lidhura

Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?
Aktualitet

Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?

10:13 - 12/11/26
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta
Botë

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Para
“I ka marrë të dashurin Borës”, Semi bën Iva Tiçon të pendohet  për lajmin e rremë

“I ka marrë të dashurin Borës”, Semi bën Iva Tiçon të pendohet për lajmin e rremë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare
Breaking Views

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

20:16 - 12/11/26

Kombëtarja shqiptare e futbollit përballet sot me Finlandën, në një ndeshje me rëndësi të veçantë për objektivat e saj në...

Lexo më shumë
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

19:36 - 12/11/26
Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

19:28 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com