GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndryshimet në Qeveri? Gazetari: Ja çfarë do të synojë Rama

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Fshati digjet”, Rama shqetësohet për situatën në Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin qeveritar në një takim informal, që do të zgjasë dy ditë, ndërsa analistë të ndryshëm parashikojnë ndryshime në Qeveri.

Rama ka vendosur që mbledhjen ta zhvillojë në Tepelenë në datat 28-29 korrik, në një format të ngjashëm me mbledhjet e zhvilluara vitet e fundit në qytete të ndryshme të vendit.

Përgjithësisht Kryeministri i ka konsideruar takimet informale si analiza për punën e secilit ministër dhe institucioneve në varësi, përcaktimin e objektivave si dhe afateve. Por në përfundim të tyre janë njoftuar edhe ndryshimet në Qeveri.

Dhe ndoshta pikërisht nga kjo praktikë, analistë të ndryshëm kanë paralajmëruar ndryshime në kabinetin qeveritar.

Gazetari Aleksandër Çipa nga studio e Euroneës tha se pas ndryshimeve në Sekretariatin e PS-së, natyrisht që priten edhe ndryshime në Qeveri.

“Janë ndryshime që lidhen me dy pritshmëri. Pritshmëria e parë e arritjes në mandatin e tretë të Partisë Socialiste të ketë një strukturë si kabineti qeverisës që ka më shumë peshë specifike politike dhe më shumë nivel të përfaqësimit politik partiak, apo edhe politik në përgjithësi.

Në dy kabinetet e mëhershme nuk ka qenë kjo preferenca, por ka qenë një tendencë e kryeministrit për të gjeneruar dhe promovuar emra të rinj, për të ndryshuar elitën politike, qoftë të nivelit ekzekutiv, qoftë dhe nivelit partiak të drejtimit në Partinë Socialiste dhe për të krijuar një perceptim të gjerë publik se Partia Socialiste tashmë është një parti që përfaqësohet nga gjeneratat e reja të politikbërësve të përfaqësimeve, ndonëse se në gjithë tendencën apo në gjithë kriteret e ndryshimeve të kabineteve qeverisëse, sidomos në mandatin e dytë dhe të tretë vihet re shpërfillje e meritokracisë dhe investimit apo karrierës politike”, u shpreh Çipa.

 

Etiketa: cipandryshimeqeveria

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Viktor Orbán: BE imponoi ideologjinë e majtë rreth gjinisë

Viktor Orbán: BE imponoi ideologjinë e majtë rreth gjinisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com