GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pas operacionit të SPAK, Spahia-Becit: Hiq dorë nga pushteti…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas operacionit të SPAK, Spahia-Becit: Hiq dorë nga pushteti…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka reaguar pas aksionit të sotëm të SPAK, ku lëshoi 15 urdhër-arreste dhe në pranga u vu biznesmeni Pëllumb Gjoka, si dhe u shpallën në kërkim dy anëtarë të grupit “Bajri”, personazhe të cilët opozita i ka akuzuar për blerje votash në favor të PS-së në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardh Spahia i bën thirrje SPAK-ut të mos kufizohet vetëm tek hetimi për veprat penale aktuale që rëndojnë mbi ta, pasi sipas tij, përgjimet janë një thesar që dokumentojnë masakrën elektorale në Shkodër.

Ai i bën thirrje dhe kryebashkiakut aktual, Benet Beci që të ndjejë peshën e turpit dhe të ligjit dhe të mos fshihet më pas Edi Ramës. por të heqë dorë nga pushteti që nuk i takon, sipas tij.

Reagimi i plotë:

Vendimi i SPAK-ut për të vënë para drejtësisë një strukturë të rrezikshme kriminale me lidhje të forta shtetërore dhe qeveritare, është një veprim i vonuar.

Kreu jozyrtar i shtabit elektoral të Benet Becit rezulton të jetë një nga të arrestuarit e SPAK-ut, i cili gjatë fushatës në Shkodër, drejtoi operacionin e blerjes, manipulimit dhe intimidimit të qytetarëve për llogari dhe me porosi të Edi Ramës dhe Benet Becit. Asgjë pozitive nuk mund t’i vijë Shkodrës nga një ekip i tillë politiko-kriminal, që në bazë të tij ka porositë për vrasje, për blerje votash dhe vjedhje të pasurisë kombëtare.

I bëj thirrje SPAK-ut të mos kufizohet vetëm tek hetimi i këtyre veprave të rënda penale. Përgjimet e SPAK-ut janë një thesar që besohet se dokumentojnë masakrën elektorale në Shkodër dhe mënyrën kriminale me të cilën Edi Rama mban pushtetin. SPAK ka detyrimin dhe duhet ta bëjë këtë shërbim historik për vendin!

Kam një thirrje dhe për Benet Becin! Të mos fshihet më pas Edi Ramës! Shkodra nuk e meriton dhunimin nga bandat që ti dhe Edi Rama përdorët për të marrë pushtetin.

Sot është dita të ndjejë peshën e turpit por edhe atë të ligjit, të heqë dorë nga pushteti që nuk i takon dhe që ia dhuruan bashkëpuntorët e ngushtë të rënë sot në duart e drejtësisë!

Etiketa: beciSpahiaSpak

Lajme të lidhura

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet
Aktualitet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
Para
Sulmuesi sqaron situatën: Nuk largohem nga Barcelona

Sulmuesi sqaron situatën: Nuk largohem nga Barcelona

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

Qytetarë nga Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë, në marshin “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma qytetare...

Lexo më shumë
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com