GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Ndojit, zbardhet roli i ish-efektivit të policisë/ Detajet

10:49 - 29/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
GJKKO kërkon rihetimin e dosjes për 7-ish gjyqtarët e lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me operacionin e koduar “Metamorfoza”, ku SPAK lëshoi 15 urdhër-arreste bazuar te përgjimet e zbardhura nga autoritetete franceze, pas çkodimit të mesazheve në aplikacionet “Sky” dhe “Encro, që çoi në zbulimin e 4 ngjarjeve kriminale.

Sipas raportimeve nga BalkanWeb, ish-efektivi i policisë, Edmond Preka që prej disa kohësh shërbente si shofer i biznesmenit Pëllumb Gjoka, ka patur rol aktiv në vrasjen e Gjin Ndojit (Boriçit), si dhe ka qenë i përfshirë edhe në planin për ekzekutimin e Kleant Musabelliu, ish-punonjës i drejtorisë së Burgjeve.

Në dosjen hetimore të SPAK, evidentohen prova që krijojnë dyshime të arsyeshme se Edmond Preka, në vrasjen e Gjon Ndoj (Boriçi), më 9 Gusht të vitit 2020 në Vaun e Dejës, ka ndihmuar autorët e krimit për tu larguar nga vendi i ngjarjes, pasi i morën jetën shenjestrës me dy plumba në kokë dhe një në shpatull.

Vrasja e Boriçit dyshohet të jetë kryer nga Behar Bajri dhe klani i tij. Në bazë të transkripteve, Behar Bajri nga përgjimet rezulton se flet me Gjokën dhe i thotë se kishte gjetur 3 shtetas të huaj, një arab, një nga Kosova dhe një serb. Ata kërkonin 100 mijë euro, teksa Gjoka i thotë që ‘nëse është nevoja jepu më shumë’. Por Bajri del garant duke i thënë që ‘për kaq para do ta bënin vetë’.

Ndërsa, në atentatin e pa realizuar ndaj Kleant Musabelliut, mësohet se Edmond Preka ka informuar grupin  e Ervis Martinajt me foto dhe informacione mbi lëvizjet e shënjestrës, ndërsa ka krijuar kushte për vrasjen e tij. Atentati dështoi në rrethana të pa qartësuara deri më sot nga autoritetet. Ish-efektivi i policisë ka luajtur rolin e informatorit ndaj personave të interesuar për asgjësimin e Musabelliut.

Nga urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK, vetëm 6 pesona u arrestuan dhe 9 të tjerë janë shpallur në kërkim. Personat e arrestuar janë shtetasit: Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Ardit Hasanbega, Astmer Bilali, Oltion Bistri dhe Xhevahir Lita. Ndërsa, në kërkim janë shpallur shtetasit: Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj, Elion Hato.

Uniformat blu bënë me dije se pas kontrollit të ushtruar në 26 banesa dhe ambjente, sekuestruan në total: 8 armë zjarri (6 pistoleta, 1 automatik, 1pushkë), municion luftarak, 19 karikatorë për mbajtje municionesh, 2 baza për vendosje snajperi , 3 armë gjahu, , 2 baza karikues radiosh policie, 2 armë të ftohta, 3 maska, 1 paruke, 8 automjete (4 prej tyre të blinduara), 1 kamera kurth, 2 targa automjetesh, 3 ora dore të markave të shtrenjta, 3 409 000 lekë, 31 205 euro, 4 400 dollarë, 3 USB, 7 DVR, 28 celularë dhe 1 laptop.

Të arrestuarit dhe të shapllurit në kërkim akuzohen për ngjarjet kriminale të ndodhur gjatë vitit 2020 dhe 2021 në Shkodër, më konkretisht për:

-Vrasjen Gjin Boriçi Ndoji, në Shkodër në gusht 2020.

-Vrasjen e mbetur në tentativë të Taulant Pepaj, në Shkodër në shkurt 2021

-Sigurimin e kushteve për vrasjen e Kleant Musabelliut në Tiranë shtator 2020.

-Sigurimin e kushteve për vrasjen e Dorjan Dhuli, Ibrahim Licit dhe Genc Tafilit, në 2020.

Etiketa: detajeGjin NdojiKryesore1Vrasja

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Doli nga shtëpia, arrestohet “dy herë” 28-vjeçari nga Shkodra

Rrahën përmbaruesit, arrestohen babë e bir/ Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com