GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ka apo s’ka ndryshime/ Rama vijon të mbajë në ankth ministrat

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ka apo s’ka ndryshime/ Rama vijon të mbajë në ankth ministrat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria vijon mbledhjen e saj informale në Tepelenë, në ditën e dytë, ndërsa nuk dihet nëse ky takim do të përmbyllet me ndryshime ose jo në kabinetin qeveritar.

Kryeministri Edi Rama duket se ka vendosur t’i mbajë në “ankth” deri në fund ministrat, pavarësisht se në media qarkullojnë variante të ndryshme mbi ndryshimet e mundshme në Qeveri.

Sipas asaj që raportohet nga mediat e ndryshme por edhe analistët, Rama mund të formatojë Qeverinë, duke tentuar të emërojë figura të reja, edhe pse i gjithë procesi duket “hermetik”. Mes emrave të ministrave që qarkullojnë për të lënë pozicionet e tyre janë Delina Ibrahimaj e Financave, Frida Krifca e Bujqësisë, Mirela Kumbaro e Turizmit apo Elva Margariti e Kulturës.

Gjithsesi referuar precedentëve të mëparshëm, Rama është i paparashikuar në lëvizjet që bën në Qeveri, ku në jo pak raste ministrat e shkarkuar apo zëvendësit e tyre, janë njohur me vendimet ose me postime në rrjetet sociale, ose në fjalimet që ka mbajtur Kryeministri në forume partie. Dhe nisur nga kjo nuk është çudi që deri në shtator, Rama të vijojë të mbajë pezull ministrat, sikundër të ushqejë me aludime mediat rreth ndryshimeve në Qeveri.

Mbledhja e sotme pritet të zgjasë deri në orën 13:00, ndërkohë që në ditën e parë është bërë një analizë e thelluar për veprimtarinë e çdo ministrie. Gjithashtu është folur edhe për objektivat e çdo dikasteri për sezonin e ri që nis në shtator.

Mbledhja e ditës së djeshme zgjati rreth 10 orë, teksa lajmin për përfundimin e saj e bëri me dije vetë kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook:

“Sapo mbyllëm ditën e parë të mbledhjes së zgjeruar të qeverisë, me debate të dobishme dhe shumë material të vlefshëm për sezonin e ri”, shkroi Rama.

Etiketa: Kryesore1ndryshimeqeveriaRama

Lajme të lidhura

Po rregullonte depozitën e ujit, humb jetën i riu pas kontaktit me energjinë elektrike (Emri)
Aktualitet

Po rregullonte depozitën e ujit, humb jetën i riu pas kontaktit me energjinë elektrike (Emri)

08:09 - 01/09/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin masiv në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi! Rama jep dorëheqjen!
Aktualitet

94 ditë kundër qeverisë! Protestuesit nuk ndalen: Japim besën se do t’i çojmë para drejtësisë Ramën dhe hajdutët e tij

07:52 - 01/09/26
Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera
Aktualitet

Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

22:07 - 31/08/26
Para
FOTO/ Supermodelja shfaqet me bikini në jahtin luksoz të Di Caprios

FOTO/ Supermodelja shfaqet me bikini në jahtin luksoz të Di Caprios

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po rregullonte depozitën e ujit, humb jetën i riu pas kontaktit me energjinë elektrike (Emri)
Aktualitet

Po rregullonte depozitën e ujit, humb jetën i riu pas kontaktit me energjinë elektrike (Emri)

08:09 - 01/09/26

Një 27-vjeçar ka humbur jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi dyshohet se ra në kontakt me telat e...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Shtator, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:58 - 01/09/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin masiv në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi! Rama jep dorëheqjen!

94 ditë kundër qeverisë! Protestuesit nuk ndalen: Japim besën se do t’i çojmë para drejtësisë Ramën dhe hajdutët e tij

07:52 - 01/09/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 1 Shtator 2026

07:33 - 01/09/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 1 Shtator 2026

07:30 - 01/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com