GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“S’ka vetëm seks dhe drogë”, Amsterdami kërkon të ndryshojë imazhin

08:47 - 31/07/23
në Botë
Kohë leximi: 5 min
A A
“S’ka vetëm seks dhe drogë”, Amsterdami kërkon të ndryshojë imazhin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndalohet pirja e bimëve narkotike! shkruhet në tabelat e reja vendosur në urat e kanalet e lagjes De Ëallen me lokalet e prostitutave në Amsterdam. Kush e shkel këtë rregull, rrezikon të paguajë gjobën prej 100 eurosh.

Kjo nuk është tabela e parë që ndalon tymosjen e bimëve të dëmshme narkotike, me të cilën kryeqyteti i Hollandës kërkon të reagojë ndaj rritjes së numrit të turistëve. Dënime të tjera rrezikojnë të marrin ata që pijnë alkool në rrugë dhe që nuk arrijnë të shkojnë deri tek banja publike më e afërt.

Një udhëtim në varkë me Cannabis

Ai donte të kalonte aty pushimet, të pinte pak kanabis dhe të bënte qejf, tregon një i ri nga Neëcastle, që ka ardhur këtu si turist. Ai është duke pritur në Oudesijds Voorburgëal, në vendin ku ankorohen varkat Smoke Boats, direkt në anën tjetër të hyrjes së një hoteli luksoz. Në Smokeboat lejohet të pihet kanabis krejt legalisht. Disa herë në ditë varka e mbushur me dhjetëra turistë niset për një lundrim njëorësh nëpër kanalet e Amsterdamit, lundrim ku Sightseeing shoqërohet me pirjen e kanabisit.

Një anglez tjetër, që ka ardhur në Amsterdam për shkak të panairit të kopshteve me lule dhe është duke shijuar sot një ditë të lirë në lagjen me drita të kuqe, mban në dorë një cigare me kanabis, Joint. Ai e di që e ka të ndaluar të pijë Joint, por nuk beson se vërtet ka policë që do vijnë ta gjobisin.

Turistët që duan party të mos vijnë

Këtë ditë vere qyteti i vjetër vizitohet nga shumë turistë. Ai është mbushur thuajse si para periudhës së pandemisë. Amsterdami është objektiv i preferuar për turistët. Shtëpitë dhe kanalet e ndërtuara në periudhën e artë të shekullit të 17-të, janë trashëgimi e UNESCO-s.

Edhe sivjet pritet që numri i fjetjeve në Amsterdam të arrijë 20 milionë. Në vitin 2021 qyteti mori vendim që kjo shifër të mos kapërcehet, por numri i turistëve është vetëm një nga sfidat e shumta. Një problem në rritje janë turistët që bëjnë party, që bëjnë natën zhurmë nëpër rrugicat dhe urat e ngushta të qendrës së qytetit.

Për të luftuar shtimin e turizmit, që prej muajit shkurt të këtij viti janë vendosur rregulla të reja. Shtëpitë publike me vitrina, baret dhe lokalet e lagjes me drita të kuqe duhet të mbyllen dy orë më parë.

Po ashtu parlamenti i qytetit mori vendim që të ndalojë ankorimin e anijeve të lundrimit në qendër të qytetit.

Përveç kësaj, është duke u zhvilluar një fushatë në internet me titull “Stay Aëay”, që kërkon të frenojë britanikët e etur për festa që të vijnë këtu. Sipas një sondazhi, vizitorët nga Britania konsumojnë kanabis pa masë. Dhe janë ata, që në fund përfundojnë në spital ose në rajonin e policisë, thotë videoklipi i fushatës “Stay Aëay”.

Ndaloni budallallëqet

Hapat e parë këto, por ato nuk mjaftojnë, mendon Els Iping nga nisma qytetare “Stop de gekte”, shqip “Ndaloni budallallëqet”. Ajo thekson se në qendrën e lagjes historike të qytetit jetojnë ende familje që kanë fëmijë. Els Ipin jeton prej 40 vjetësh këtu dhe shpesh i duhet në mëngjes të pastrojë shkallët e hyrjes, sepse disa turistë nuk e përballojnë dot përzierjen e alkoolit me droga.

Shumë vizitorë vijnë në qendër të qytetit, jo për shkak të bukurive të lagjes së vjetër, thotë Els Iping, “por për shkak të prostitutave në vitrina, kafeneve dhe shitësve të rrugës, vijnë për të pirë dhe për t’u lëshuar nga frenat”.

Amsterdami një ndër qytetet më të frekuentuar për jetë nate dhe shijim të bimëve narkotike e alkoolit nga turistët

Klishetë, sipas të cilave trajtimi liberal i kanabisit dhe prostitutat e vitrinave bëjnë pjesë në jetën e Amstedamit, nuk vlejnë më. “Shtëpitë publike me vitrina ekzistojnë që prej viteve 1960-të, por kur unë erdha të jetoj këtu ato ishin shumë të pakta. Në atë kohë këtu kishte shumë më tepër dyqane dhe tregtarë. Sot, çdo gjë këtu ka të bëjë me seksin, drogën dhe ushqimet e gatuara shpejt e shpejt, Fast Food.”

Armiqësira pas kufizimeve

Për një periudhë kohe anëtarët e nismës qytetare “Stop de Gegkte” patën bërë patrullime nëpër lagje. Të veshur me jelekët paralajmërues, ata u kujtonin turistëve që bënin zhurmë natën se në lagjen e vjetër jetojnë njerëz krejt normalë, që duan të kenë qetësi. Dhe pjesa më e madhe e turistëve reagonin miqësisht duke kërkuar falje.

Por patrullat ka pak kohë që nuk bëhen më. Pronarët e lokaleve që bëjnë biznese me seks, drogë dhe alkool dhe që u detyruan t’i mbyllin aktivitetet dy orë më parë, fajësuan qytetarët e nismës për humbjet e shkaktuara, bënë presion ndaj tyre dhe i shanë. Po të takohesh me Els Iping në mbrëmje në lagjen De Ëallen, nuk kalon shumë deri sa një nga të punësuarit e lagjes me drita të kuqe të bërtasë duke sharë.

Turizmi në shoqërinë e konsumit

Geerte Udo është drejtoreshë e firmës së marketingut, Amsterdam & Partners. Ajo thekson se për Amsterdamin nuk është më e nevojshme të bësh marketing, sepse qyteti është bërë shumë i njohur. Por ajo pranon, se rritja vitet e fundit e turizmit masiv është kthyer në problem edhe për Amsterdamin. “Në çdo qytet duhet respektuar edhe kultura lokale, ne e patëm lënë mënjanë këtë gjë dhjetë-pesëmbëdhjetë vitet e fundit.” Por disa vetë mendojnë se në shoqërinë e konsumit, mund të bëjnë çfarë të duan, sepse paguajnë.

Oferta dhe kërkesa

Amsterdami do jo vetëm që t’i ballafaqojë turistët që vijnë për të bërë party me ndalime dhe rregulla, por edhe me ndryshimin e ofertave. Ka vite që është propozuar që për turistët të ndalohet konsumi i kanabisit dhe që prostitucioni të dëbohet nga qendra e qytetit. Kështu, deri në fund të vitit duhet të gjendet një vendndodhje e re për punonjësit e seksit, në një nga lagjet periferike të Amsterdamit. Por ky plan nuk pranohet nga shumë punonjës seksi dhe vendas, që thonë se situata në periferi është më e rrezikshme.

Sa u përket kafeneve që shesin kanabis, Coffee Shops, qytetarët si Els Iping kërkojnë që qyteti të zbatojë ligjet. Sipas tyre, kanabisi duhet shitur vetëm për njerëzit që kanë banesë në Amsterdam, deri tani qyteti ka bërë përjashtime për këtë ligj. Sa i përket pyetjes nëse rregullit të ri, për të mbyllur aktivitetet dy orë më parë, ka sjellë ndryshime, Els Iping thotë se po: “Njerëzit që jetojnë në zemër të lagjes me drita të kuqe, kanë vërejtur se situata është përmirësuar, sidomos natën.”/DW

 

Etiketa: amsterdamimazh

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Gjermania dëshiron të shtojë numrin e grave në ushtri

Gjermania dëshiron të shtojë numrin e grave në ushtri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com