GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

‘Shkopi i bejsbollit’, kjo manganello moderne e një azmatiku politik

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Shkopi i bejsbollit’, kjo manganello moderne e një azmatiku politik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Gent Strazimiri

Që pushteti reagon përmes dhunës brutale për të garantuar memecërinë e kundërshtarëve, është tipar karakteristik i regjimeve, dhe ky i Ramës nuk kishte si të bënte përjashtim.

Veçantia është se me një kërkim të thjeshtë në Google, “shkopi i bejsbollit” është rezultati më i shpeshtë i dhunës, që të paraqitet duke nisur nga 7 vjet, deri në një orë më parë se të shkruaja këto radhë.

Në Shqipëri nuk ka dashamirë të bejsbollit dhe shkopi i bejsbollit nuk është një objekt tradicional që mbahet në bagazh të makinës për “helbeté, mbase luajmë ndonjë lojë bejsbolli”…

Shkopi i bejsbollit në Shqipëri është bërë objekt identifikues i dhunës, dhe për më tepër i dhunës për qëllime apo me mbështetje politike, qysh se në pushtet erdhi një azmatik politik si Edi Rama.

“Shkopi i bejsbollit” si fjalë kyçe për kërkim në Google bashkëshoqërohet në shumicën dërrmuese të rasteve me emra, familje kriminale, individë shoqërisht të rrezikshëm, të gjithë pjesë pushtetit, pavarësisht se në ç’nivel e ushtrojnë.

Janë pjesë e këtij pushteti xhahilësh të pashkollë e të paargument, që përmes dhunës përpiqen të shërojnë frustracionin që u ka shkaktuar bullizimi që në fëmijëri.

Që frikën përpiqen ta dominojnë duke u bërë shumë për t’i rënë një të vetmuari pa shumë mundësi mbrojtjeje, apo edhe një plaku 80 vjeçar…

“Shkopin e bejsbollit” e kanë “vegël pune”, një lloj uniforme e “badge” që i identifikon si ushtrues pushteti.

Të një pushteti burrecësh, që për çudi, pavarësisht se nga vijnë e ku kanë jetuar, i bashkon fakti se ata që i njohin që në fëmijëri, i njohin përgjithësisht përmes emrit të nënës… si me thënë “Edi i Netës”…

Këtu e 100 vite më parë, në Itali pati një valë të tillë “trimash” që pushtetin e kërkuan dhe e ushtruan me hunj, duke u bërë shumë për të goditur një kundërshtar politik, dhe e bënin gjithmonë kur ecte i vetëm në rrugë.

Viktima ishte kryesisht profesor universiteti, student, avokat, farmacist deri edhe prift, gjthss dikush që nuk ishte mësuar të kthente dorë.

Ajo formë e të ushtruarit të “bindjes politike” ende sot mbahet mend si “la politica del manganello”, ose “politika e hurit”!

“Shkopi i bejsbollit” nën drejtimin e azmatikut që bën si i fortë, është varianti modern i “manganello-s” italiane të viteve 1920-1930.

Deri diku edhe atje pati dhënë njëfarë rezultati për nja 20 vjet, por përfundoi si mos më keq në një shesh të Milanos, i shfytyruar nga qindra “manganello” që nuk kishin mëshirë për të, as i vdekur…

Se, siç thotë një fjalë e urtë tironcish, “kur ecën mbi …. “shkopa bejsbolli të ngref”… një ditë do të t’rrëshkasi këmba, e do të të hyjnë të gjithë përnjëherë”…

Nuk thotë fiks kështu, por pak a shumë…

Etiketa: Gent StrazimiriOpinion

Lajme të lidhura

Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Elita shqiptare që doli nga kazani i Enverit, deri te kryekazanxhiu i neokomunizmit

10:32 - 17/07/26
“Klosi do të këndojë ‘o Babo mio’ dhe Damiani me kitarë”, ethet e ahengut të Ramës në Milano
OP-ED

Satira e Gjekmarkaj: Të gjithë po presin që Babua të dorëzojë çelësat dhe këtë nuk e ndalon dot as…

13:22 - 11/07/26
As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot
OP-ED

As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot

11:53 - 11/07/26
Para
Prangosja e ish-anëtarit të UÇK, avokati: Janë duart e zgjatura të Serbisë

Prangosja e ish-anëtarit të UÇK, avokati: Janë duart e zgjatura të Serbisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

iko Peleshi firmos urdhrin, cakton seancë plenare të hënën! Zbardhet rendi i ditës
Breaking Views

iko Peleshi firmos urdhrin, cakton seancë plenare të hënën! Zbardhet rendi i ditës

23:39 - 24/07/26

Parlamenti nuk e kishte 23 korrikun seancën e fundit plenare të tij. Ashtu sikurse paralajmëroi në fund të seancës të...

Lexo më shumë
I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet një person me dorezën e pistoletës

I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet një person me dorezën e pistoletës

23:04 - 24/07/26
Protesta arrin në ditën e 55-të! Protestuesi-Ramës: Nuk ka besë për ty

Protesta arrin në ditën e 55-të! Protestuesi-Ramës: Nuk ka besë për ty

22:22 - 24/07/26
Nëna e të riut me autizëm i përgjigjet Ramës: Po dërgoja djalin në terapi, nuk isha në protestë

Nëna e të riut me autizëm i përgjigjet Ramës: Po dërgoja djalin në terapi, nuk isha në protestë

20:19 - 24/07/26
Andrea Pirlo caktohet trajner i kombëtares së Italisë, zbardhen detajet e marrëveshjes

Andrea Pirlo caktohet trajner i kombëtares së Italisë, zbardhen detajet e marrëveshjes

20:07 - 24/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com