GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Prangosja e ish-anëtarit të UÇK, avokati: Janë duart e zgjatura të Serbisë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Prangosja e ish-anëtarit të UÇK, avokati: Janë duart e zgjatura të Serbisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, me urdhër të Gjykatës Speciale të Kosovës, me qëllim ekstradimi.

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar edhe avokati i Goxhajt, Bashkim Nikolla, i cili tha se Dritan Goxhaj dhe i ati i tij, Dilaver Goxhaj, kanë luftuar në shërbim të atdheut dhe janë dy luftëtarë për liri.

Ai tha se pas kësaj ngjarjeje fshihen ‘duart e zgjatura’ të Serbisë, që sipas tij, po kërkon të çojë ushtarakët e Kosovës në ‘gijotinën’ e quajtur Tribunali i Hagës.

“Jam njoftuar nga familjarët e tij pasi isha në një gjyq penal dhe kam lënë gjyqin nga fundi për të shkuar drejt te banesa, ku ishte Dritani vetë, familja e tij. Kërkova shpjegime paraprake dhe mu tha se do i merrja në drejtorinë vendore të Policisë së Tiranës dhe do të firmosja mbi dokumentacionin përkatës.

Në vendimin e Gjykatës shënohet për efekt ekstradimi. Me këto informacione dhe personin që e njoh, luftën dhe punën në dobi të atdheut dhe të fjalës së lirë, pasi babë e bir janë 2 ushtarë të UÇK. Në këtë përfundim dal, unë konstatoj këtu duart e zgjatura të Serbisë, për t’i çuar një nga një ushtarët e UÇK në gijotinën speciale të quajtur tribunal. Ekstradimi nuk është procedurë që bëhet menjëherë.

Njerëzit nuk janë gurë, kanë të drejta dhe detyrime. E vërteta sado që të zhytet, nuk mbytet. Dritani është një luftëtar që ka duruar edhe makinerinë e plumbave serbe. Këta e ngritën për Hashim Thaçin stekën aq lartë dhe tan ii kërkojnë një e nga një, për të shuajtur zërin e lirisë. Kjo është përtejë një procedure penale. Ka prapavijën që unë e thashë”, është shprehur Nikolla.

Dritan Goxhaj ka qenë shoqërues i trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë gjatë vitit 1999.

Ai i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.

Etiketa: Uçk

Lajme të lidhura

Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”
Breaking Views

Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”

21:31 - 26/11/26
Berisha: Mazhoranca po shkel pavarësinë e gjyqësorit, dekreti i pezulluar nga GJK nuk mund të votohet
Breaking Views

Berisha: Mazhoranca po shkel pavarësinë e gjyqësorit, dekreti i pezulluar nga GJK nuk mund të votohet

20:50 - 26/11/26
Marta Kos në Tiranë: Rezultatet konkrete në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndër testet më vendimtare për integrimin
Aktualitet

Marta Kos në Tiranë: Rezultatet konkrete në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndër testet më vendimtare për integrimin

15:35 - 26/11/26
Para
Le t’i themi gjatit, se largpamjen se ke afatgjatë, me pabesit e tua

Duhet ta shpëtojmë Shqipërinë nga ky marshim i së keqes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”
Breaking Views

Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”

21:31 - 26/11/26

Kuvendi është mbledhur këtë të enjte në një seancë plenare, ku pritet të votohen projektbuxheti i vitit 2027 dhe paketa...

Lexo më shumë
Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

21:07 - 26/11/26
Berisha: Mazhoranca po shkel pavarësinë e gjyqësorit, dekreti i pezulluar nga GJK nuk mund të votohet

Berisha: Mazhoranca po shkel pavarësinë e gjyqësorit, dekreti i pezulluar nga GJK nuk mund të votohet

20:50 - 26/11/26
Shqipëria pret EURO U-21, Duka: Një moment historik, Europa do t’i ketë sytë nga ne…

Shqipëria pret EURO U-21, Duka: Një moment historik, Europa do t’i ketë sytë nga ne…

20:19 - 26/11/26
UEFA EURO U-21 2027/ Hidhet shorti, Shqipëria në Grupin B me Spanjën, Italinë & Finlandën

UEFA EURO U-21 2027/ Hidhet shorti, Shqipëria në Grupin B me Spanjën, Italinë & Finlandën

20:00 - 26/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com