Në 20 shkurt të këtij viti Holta Zaçaj është emëruar në krye të Gjykatës Kushtetuese. Por, me të marrë këtë detyrë, ajo nuk sheh dosjet e prapambetura në këtë gjykatë dhe që kanë më shumë rëndësi, por merret me arredimin e zyrave. Madje tani ajo ka kërkuar që të bëhet rikonstruktimi i gjithë godinës së Gjykatës. Më datë 1 gusht Zacaj ka publikuar në listën e projekteve të parashikuara tenderin me objekt ‘Rikonstruksion i godinës së Gjykatës Kushtetuese’.
Dhe pa dalë ende parametrat e punimeve, materialet e nevojshme, ditët e punës, Zaçaj ka parashikuar që do të shpenzoje 300 milionë lekë pa TVSH. Këto para merren nga buxheti i akorduar për këtë institucion.
350 mln i mori nga buxheti i shtetit
Sikur duket Zacaj nuk u mjaftua me fondi prej 350 milionë lekësh që iu dha nga Buxheti i Shtetit me një vendim qeveri në datë 5 korrik
“Gjykatës Kushtetuese, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, në zërin “Shpenzime kapitale”, të programit buxhetor “Veprimtaria gjyqësore kushtetuese”, i shtohet fondi prej 35 000 000 (tridhjetë e pesë milionë) lekësh, për rikonstruksionin e godinës së Gjykatës Kushtetuese. Efekti financiar, prej 35 000 000 (tridhjetë e pesë milionë) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2023.
Për realizimin e këtij vendimi, ngarkohen Gjykata Kushtetuese dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në VKM.
Kush është Holta Zaçaj
Por para se të katapultohej në një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë në Shqipëri, Zacaj ka punuar në një zyrë avokatie me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Ligris and Associates PC” është firma ku ajo ka punuar nga viti 2019- janar 2020. Më pas, është bërë partnere e kësaj studioje ligjore në Massachusetts. Në studion e saj ligjore ajo ka qenë e specializuar në të drejtën familjare, mbrojtjen e fëmijëve dhe transaksioneve me pasuri të patundshme.
Megjithatë për shumë kohë, kujdesej për dokumentacionin e personave që blinin pasuri të paluajtshme në SHBA, pasi firma ishte e fokusuar tek avokatë me përvojë në industrinë bankare si dhe në transaksione të pasurive të paluajtshme rezidenciale dhe komerciale.
Megjithatë është e paqartë sesi një avokate, pa eksperiencë në institucionet shqiptare dhe pa eksperiencë në një institucion tjetër, arriti që të katapultohej menjëherë në Gjykatën Kushtetuese. Madje pa “shërbyer” kurrë as në Gjykatën e Shkallës së Parë.
Lexo edhe: Zaçaj në krye të Kushtetueses, OSBE: Presim bashkëpunimin
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post