GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Tmerr sa s’ka më”, 3 familje pa strehë në mes të borës: Mbetëm në rrugë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
“Tmerr sa s’ka më”, 3 familje pa strehë në mes të borës: Mbetëm në rrugë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në fshatin Shtyllë situata paraqitet alarmante, pasi anëtarët e tre familjeve, dy prej tyre vëllezër, kanë mbetur në qiell të hapur në mes të borës dhe ftohtit, pasi pallati dy katësh u shkrumbua nga zjarri mbrëmjen e të dielës. Shkak i kësaj tragjedie u bë oxhaku i njërës prej banesave. Për të parë nga afër situatën ndërsa zjarri vazhdon ende aktiv në godinë ishte Altin Prifti, administratori i zonës. Por,nga Bashkia tha se ka marrë direktiva vetëm për ushqim e veshmbathje.

“Sot kam kontaktuar me shefin e Emergjencave Civile të Bashkisë, më kanë urdhëruar të marr të dhënat e tre familjeve për sigurimin e ushqimeve dhe veshmbathjeve si hap i parë pastaj do të flitet për akomodimin e tyre. Fshati Shtyllë nuk është në gjendje të mirë ekonomike, do përpiqemi ti ndihmojmë. Momentalisht janë strehuar te të afërmit e tyre. Njësia nuk ka asnjë mundësi, varemi nga Bashkia. Janë familje në nevojë dhe do ti ndihmojmë patjetër“- tha Altin Prifti.

Mes lotësh familjarët e prekur nga kjo fatkeqësi thonë se duan një strehë mbi kokë dhe duan që bashkia t’i ndihmoj jo për bukë dhe veshmbathje, por për banesë ku të rrinë në këto ditë të ftohta dimri.

“Jemi pesë persona në një familje. Ne ramë për të fjetur, atje nga fryu era, nga e zuri shiu, mori oxhakun. Kur dëgjuam kërcisnin dritaret, u hutuam fare. U ngritëm, dolëm jashtë, thirrëm. Mora nusen se e kam shtatzënë, zbrita. Pastaj mora dy çunat edhe pleqtë zbrita poshtë. Tmerr sa s’ka më, s’nxorra një palë çorape. Ndihmë dua, çfarë të bëj, vetë i shtati, ku të vete. Duam që bashkia të na ndihmojë për shtëpi, të fusim kokën. Është shumë ftohtë, ku të rrimë” – shprehet mes lotësh Valdete Ibraj.

“Shtëpinë vjet e bëra të re, 10 milion e ca lekë. Të më ndihmojnë për njëfarë shtëpie. Gruaja u ngrit në 10 e gjysmë të darkës për të folur me djalin dhe më tha o burrë çohu se zjarr. U rashë me gurë xhamave familjes tjetër, çohu se u përvëluam! Dola këmbëzbathur, kur vajta te oxhaku kishin marrë flakë 10-15 mijë metra katrorë. Nuk kishim çfarë bënim, nuk nxorëm dot as plaçkat. Nuk dua lekë nga shteti,  as bukë dhe veshmbathje, i lutem të më bëjë një vend që të fus kokën. Dua një shtëpi se është dimri i gjatë, fillon sot dhe përfundon në fund të majit” -tregon Florent Meçkollari.

Mbrëmjen e së dielës, në fshatin Shtyllë flakët kanë përfshirë një pallat, ku jetojnë 3 familje. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale dhe pallati aktualisht është i pabanueshëm.

Etiketa: deborefamiljeKorceKryesore1ngrica

Lajme të lidhura

Rama ngre pensionet, pensionistet në ‘hall’: Nuk dimë ku t’i harxhojmë 700 lekët
Aktualitet

Të harruar nga qeveria, afro 30% e popullsisë në moshë pensioni drejt kufirit të varfërisë ekstreme

07:45 - 11/07/26
Euro në rekord historik, këmbehet 93.7 lekë! Në 10 vjet u zhvlerësua me 31.5%
Breaking Views

Euro në rekord historik, këmbehet 93.7 lekë! Në 10 vjet u zhvlerësua me 31.5%

16:53 - 10/07/26
Gati 5 miliard euro kredi e dhënë për blerje pronash! Rritet kredia e keqe
Breaking Views

Gati 5 miliard euro kredi e dhënë për blerje pronash! Rritet kredia e keqe

16:44 - 10/07/26
Para
Digjet një magazinë në “Don Bosko”, zbardhen shkaqet

Digjet një magazinë në “Don Bosko”, zbardhen shkaqet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët
Breaking Views

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26

Dua Lipa godet kryeministrin Edi Rama në podcastin me Lea Ypin. Ajo është shprehur se është shqetësuese që Qeveria nuk...

Lexo më shumë
Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

10:05 - 12/07/26
I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

09:59 - 12/07/26
Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë

Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë

09:35 - 12/07/26
Për herë të parë në gjysmëfinalet e Botërorit shkojnë 4 skuadrat më të mira në Botë sipas FIFA-s

Për herë të parë në gjysmëfinalet e Botërorit shkojnë 4 skuadrat më të mira në Botë sipas FIFA-s

09:00 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com