GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

BE sanksionon përsëri aleatin e ngushtë të Rusisë

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
BE sanksionon përsëri aleatin e ngushtë të Rusisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkimi Evropian njoftoi se është marrë vendim për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Bjellorusisë për shkak të mbështetjes që ajo ka dhënë ndaj Rusisë në luftën Ukrainë-Rusi.

Komisioni Evropian njoftoi se vendet anëtare kanë zgjeruar shtrirjen e sanksioneve të zbatuara ndaj Bjellorusisë për shkak të agresivitetit të Rusisë ndaj Ukrainës. Në deklaratë thuhet se si kundërpërgjigje ndaj mbështetjes që Bjellorusia ka dhënë ndaj Rusisë në luftën me Ukrainën, janë marrë masa më kufizuese ndaj vendit.

Me sanksionet e reja, është përshtatur që sanksionet e BE-së të cilat vendosin në objektiv Rusinë të përfshijnë edhe Bjellorusinë, thuhet në deklaratën ku theksohet se kjo do të parandalojë kapërcimin e sanksioneve ndaj Rusisë përmes Bjellorusisë.

Më tej thuhet se në kuadër të masave, ndalesa për eksportet në Bjellorusi u zgjerua në mënyrë që të përfshijë një numër të madh mallrash dhe teknologjisë së ndjeshme të cilat ofrojnë kontribut në zhvillimin ushtarak dhe teknologjik të vendit.

Ndalesa shtesë për eksportet është vendosur për mallrat dhe teknologjinë që janë të përshtatshëm për përdorimin e armëve të zjarrit dhe municioneve si dhe për industrinë e aviacionit dhe hapësirës. Sanksionet ndaj Bjellorusisë janë në përputhje me sanksionet ndaj Rusisë.

Në paketën e mëparshme të sanksioneve të BE-së, u vendosën kufizime ndaj disa individëve dhe institucioneve nga Bjellorusia me arsyen se në bashkëpunim me Rusinë kanë dëmtuar integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

Gjithashtu u kufizua tregtia me Bjellorusinë, u përjashtuan nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SWIFT 5 banka bjelloruse, u ndaluan transaksionet e bankës qendrore të vendit dhe u kufizua rrjedha e financimeve.

Etiketa: Bashkimi EuropianBjellorusiasanksione ndaj bjellorusise

Lajme të lidhura

Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën
Aktualitet

Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën

12:54 - 06/08/26
Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë Klos, kryebashkiakja socialiste: Nëse qytetarët janë kundër, unë jam me ta
Aktualitet

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë Klos, kryebashkiakja socialiste: Nëse qytetarët janë kundër, unë jam me ta

12:36 - 06/08/26
Projekti për kompaninë shtetërore të barnave, Tabaku: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve, te kontrolli i gjithë tregut
Aktualitet

Projekti për kompaninë shtetërore të barnave, Tabaku: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve, te kontrolli i gjithë tregut

12:07 - 06/08/26
Para
Arrestohet sërish ish-bashkëshorti i Britney Spears

Arrestohet sërish ish-bashkëshorti i Britney Spears

Discussion about this post

TË FUNDIT

Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League
Sport

Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League

13:12 - 06/08/26

Arbitrat shqiptarë vijojnë të konfirmojnë vlerësimin e UEFA-s me emërime të rëndësishme në kompeticionet europiane. Arbitri ndërkombëtar Enea Jorgji është...

Lexo më shumë
Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën

Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën

12:54 - 06/08/26
Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare

Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare

12:47 - 06/08/26
Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë Klos, kryebashkiakja socialiste: Nëse qytetarët janë kundër, unë jam me ta

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë Klos, kryebashkiakja socialiste: Nëse qytetarët janë kundër, unë jam me ta

12:36 - 06/08/26
Projekti për kompaninë shtetërore të barnave, Tabaku: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve, te kontrolli i gjithë tregut

Projekti për kompaninë shtetërore të barnave, Tabaku: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve, te kontrolli i gjithë tregut

12:07 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com