GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e 32-vjeçares në Durrës, arrestohet një person i tretë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e 32-vjeçares në Durrës, arrestohet një person i tretë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër person ka rënë në prangat e policisë së Durrësit në kuadër të vijimit të hetimeve për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Durrës, ku një 32 vjeçare është gjetur e pajetë poshtë Urës së Dajlanit.

në kuadër të këtyre hetimeve ka shkuar në tre numri i të arrestuarve, ku këtë të premte në pranga është vënë edhe një 24 vjeçar i cili është kallëzuar penalisht nga 15-vjeçarja që është nën hetim nga policia e Durrësit në lidhje me vrasjen e Luljeta Prezës, se i riu e ka shfrytëzuar për prostitucion.

“Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të proceduar penalisht për vrasjen e shtetases L. P., 32 vjeçe, trupi i së cilës u gjet poshtë urës së Dajlanit, më datë 02.08.2023, rreth orës 10:35, ju bëjmë me dije se: Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 02.08.2023, ka kallëzuar shtetasja 15 vjeçe, e proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale ‘Moskallëzimi i krimit’, ditën e djeshme, në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Deluzion’, se gjatë kohës që ka bashkëjetuar me shtetasin E. P., ky i fundit e ka shfrytëzuar për prostitucion. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e bluve.

Ndërkohë një ditë më parë në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar edhe shtetasit Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari të cilët janë akuzuar si autorët e vrasjes së 32-vjeçares dhe janë proceduar penalisht edhe 3 shtetase mes të cilave një 15 vjeçare.

Kjo ngjarje ka ndodhur për shkak se viktima nuk ka pranuar që të japë të gjithë fitimet që merrte nga aktiviteti seksual që ajo ushtronte në këtë zonë.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Etiketa: DurresVrasje

Lajme të lidhura

Atentati në Athinë/ I plagosën të bijën, Denis Luli kyç gojën para hetuesve
Aktualitet

Atentati në Athinë/ I plagosën të bijën, Denis Luli kyç gojën para hetuesve

13:39 - 27/09/26
Sekuestrohet ‘Benz-i’ luksoz i kërkuar nga Interpol Manchester, nën hetim 26-vjeçari
Aktualitet

Sekuestrohet ‘Benz-i’ luksoz i kërkuar nga Interpol Manchester, nën hetim 26-vjeçari

12:31 - 27/09/26
U zbuluan me dron/ Identifikohen 52 shpërndarësit e drogës në shkollat e Tiranës, mes tyre furnitori dhe ish-polici (Emrat)
Aktualitet

U zbuluan me dron/ Identifikohen 52 shpërndarësit e drogës në shkollat e Tiranës, mes tyre furnitori dhe ish-polici (Emrat)

12:04 - 27/09/26
Para
FOTO/ Plazhi sapo ka filluar, “shpërthen” humori në rrjet me politikanët

FOTO/ Plazhi sapo ka filluar, “shpërthen” humori në rrjet me politikanët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kombëtarja nis përgatitjet për ndeshjen me San Marinon
Breaking Views

Kombëtarja nis përgatitjet për ndeshjen me San Marinon

13:51 - 27/09/26

Kombëtarja shqiptare mbylli kapitullin Bjellorusi dhe nisi punën për ndeshjen e dytë të Nations League me San Marinon në transferte....

Lexo më shumë
Kryeministri Rama mbërrin në aeroportin e Rinasit, pritet deklarata e paralajmëruar

Kryeministri Rama mbërrin në aeroportin e Rinasit, pritet deklarata e paralajmëruar

13:45 - 27/09/26
Atentati në Athinë/ I plagosën të bijën, Denis Luli kyç gojën para hetuesve

Atentati në Athinë/ I plagosën të bijën, Denis Luli kyç gojën para hetuesve

13:39 - 27/09/26
Pas humbjes me Belgjikën, Mancini ndryshon formacion për ndeshjen me Turqinë

Pas humbjes me Belgjikën, Mancini ndryshon formacion për ndeshjen me Turqinë

13:28 - 27/09/26
Konferenca urgjente e Ramës/ Salianji: Kryeministri të lërë justifikimet, të japë dorëheqjen

Konferenca urgjente e Ramës/ Salianji: Kryeministri të lërë justifikimet, të japë dorëheqjen

13:17 - 27/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com