GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si Luiza Mullalli paralajmëroi ndarjen nga bashkëshorti?

22:39 - 04/08/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Si Luiza Mullalli paralajmëroi ndarjen nga bashkëshorti?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“…Veprimet i kam kryer në gjaknxehtësi dhe veprime të tilla nuk do të përsëriten”. Kështu shprehej Gjergji Mullalli në 2018-n para gjykatës, kohë kur kjo e fundit lëshoi urdhrin e parë të mbrojtjes ndaj Luiza Mullallit.

Ky zotim i Gjergjit, jo vetëm që nuk u mbajt, por situata u rëndua edhe më shumë. Emisioni Uniko, sjell detaje me prova dhe dokumente për marrëdhënien e rënduar mes çiftit Mullalli, që çoi në krimin makabër të 29 Korrikut.

Pas urdhrit të parë të mbrojtjes në vitin 2018-të, situata bashkëshortore vijonte të ishte e tendosur dhe shpesh herë kishte akte të tjera dhune të cilat nuk ishin denoncuar nga Luiza pasi donte të ruante familjen.

Situata duket se u bë e padurueshme dhe më 6 Nëntor të vitit 2022, Luiza trokiti sërish në dyert e organeve të drejtësisë për të kërkuar mbrojtje, pasi ndihej e rrezikuar seriozisht për jetën nga bashkëshorti i saj Gjergji.

“Në seancën gjyqësore të datës 25 Nëntor të vitit 2022, Luiza Mullalli deklaroi se i qëndronte pretendimeve të paraqitura në seancën e mëparshme për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Në vijim ajo u shpreh se ka interes për të vazhduar gjykimin pasi nuk dihet e sigurt dhe i padituri nuk është i qëndrueshëm në veprimet që bën, në datën 9 Nëntor 2022 ka shkelur urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes e për këtë ka njoftuar komisariatin e policisë Maliq. Gjithmonë ia ka falur, por nuk mundet më dhe kërkon të lëshohet urdhri i mbrojtjes”, thuhet në vendimin e gjykatës të vetëm 8 muajve më parë.

Po sipas asaj që thuhet në vendim, “para gjykatës Luiza ka sqaruar se për të provuar pretendimet e saj ka paraqitur edhe prova me dëshmitar djalin e saj dhe nusen e vëllait të saj, të cilët janë në dijeni të situatës së krijuar në familje, të marrëdhënies së saj me të paditurin. Në përfundim, prej saj u kërkua të konfirmohet masat e mbrojtjes të dhëna nga kjo gjykatë në seancën e mëparshme”.

Edhe në këtë rast, gjykata vendosi ta pranonte kërkesën për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes dhe krahas masave të tjera vendosi që Gjergji duhet të mbante një distancë prej 30 metrash larg prej Luizës dhe që të mos hynte në banesën e përdorur nga të dy palët.

Por edhe kjo nuk qe e mjaftueshme.

Dhuna e përsëritur dhe pamundësia për vijimin e bashkëjetesës, bëri që më datën 23 Shkurt 2023, Luiza Mullalli të paraqiste në gjykatë kërkesën për zgjidhje të martesës.

Pas urdhrit të parë të mbrojtjes Gjergji theksoi konsumimin e alkoolit. Ndërsa pas urdhrit të mbrojtjes së vitit 2022 ai u zhvendos të jetonte tek shtëpia e prindërve pak metra më larg, ku dhe me ta, sipas banorëve, nuk kishte një sjellje të mirë dhe i kishte lënë në një dhomë pasi u thoshte se shtëpia ishte tij.

Banorët e fshatit u shprehën se Gjergji kishte dyshime se Luiza e tradhtonte, dyshime të cilat nuk arriti t’i vërtetonte asnjëherë. Sipas të njëjtave burime nga fshati, 55-vjeçari ishte i mërzitur me Luizën pasi shprehej se ia kishte kthyer të 3 fëmijët kundër.

Emisioni Uniko zbulon po ashtu se, pa kaluar 3 muaj nga kërkesa për zgjidhje të martesës, më datën 19 Maj 2023, Luiza iu drejtuar sërish gjykatës për akuzën ndaj bashkëshortit, për dhunë në familje.

Më datën 19 Korrik kishin patur seancën e fundit të zhvilluar për zgjidhjen e martesës ndërsa seanca e radhës ishte caktuar me datën 4 Tetor 2023. Seancë e cila mesa duket nuk ka më objekt dhe arsye për t’u zhvilluar, pasi asnjëri prej tyre tashmë nuk jeton.

Mbrëmjen e 29 Korrikut, Gjergji Mullalli i mori jetën bashkëshortes së tij Luiza Mullalli, duke e qëlluar për vdekje me armë zjarri. Më pas trupin e saj e mbështolli me çarçaf dhe e hodhi në gropën septike të banesës, në fshatin Zëmblak të Maliqit, ku jetonin. Disa orë pas krimit të rëndë, teksa 55-vjeçari ishte në kërkim nga policia, ai e drejtoi armën nga vetja, duke e çuar kështu bilancin e kësaj ngjarjeje tragjike në dy të vdekur.

Luiza dhe Gjergji kishin 25 vjet të martuar dhe ishin prindër të 3 fëmijëve. Me një diferencë moshe prej 9 vitesh ata u njohën me mblesëri. Ishin martuar në vitin 1998 dhe për 16 vite jetuan në Athinë të Greqisë, derisa vendosën të ktheheshin përfundimisht në Shqipëri në fshatin Zëmblak ku kishin ndërtuar dhe shtëpinë me kursimet e mbledhura nga emigracioni./Tvklan

Etiketa: Gjergj MullalliLuiza Mullalli

Lajme të lidhura

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike
Aktualitet

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Para
“Elektron i lirë”, Militao ndahet edhe nga e dashura e dytë

“Elektron i lirë”, Militao ndahet edhe nga e dashura e dytë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25

Deputeti i PD, Eno Bozdo, ka komentuar situatën e krijuar pas shpalljes zyrtare të Belinda Ballukut si e pandehur nga...

Lexo më shumë
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com