GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Histori Shqiptare

Sot luan në Seria A, historia e padëgjuar e Ylber Ramadanit

12:57 - 05/08/23
në Histori Shqiptare, Lajme, Sport
Kohë leximi: 5 min
A A
Sot luan në Seria A, historia e padëgjuar e Ylber Ramadanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Thuhet se futbollistët më të mirë dalin nga “balta” dhe kjo shprehje është gjithmonë e vërtetë. Ashtu si edhe në botë, ku janë vendet e varfra ato që nxjerrin yjet e mëdhenj të futbollit, edhe në trevën shqiptare janë pikërisht lojtarët që kanë vuajtur më shumë që sot spikasin në arenat e njohura europiane.

Mes tyre është edhe historia e padëgjuar dhe palexuar më parë e Ylber Ramadanit. Shumëkush sheh një njeri të buzëqeshur dhe mendon se gjithçka në jetën e tij ka shkuar siç vetë Ramadani ka dashur, por edhe për të “Ylberi” është shfaqur pas disa ditëve jo fort të mira.

Familja nuk ka pasur kushtet më të mira ekonomike për t’i garantuar djalit kushtet që të bëhej dikushi në futboll. “Sport Ekspres” ka intervistuar ish-presidentin e Ferizajt, Heset Quza. Është pikërisht ky personi që ndaloi një ndeshje futbolli për të takuar dhe ftuar në ekip një 15-vjeçar që quhej… Ylber Ramadani. Historia më interesante ishte momenti kur Heseti shkon për të takuar babain e Ramadanit dhe për ta bindur që djali i tij t’i bashkohej Ferizajt.

Kërkesa e tij ishte e sinqertë: “Të lutem, nëse mendon se djali është një lojtar i thjeshtë, mos ma merr se më duhet si krahë pune për të shitur shalqinjtë”. Babai i Ylberit merrte shalqinjtë nga Fieri dhe i shiste në Kosovë, Ylberi e ndihmonte shumë në atë moshë. Por Heset Quza i garantoi babait të Ylberit se me talentin që kishte djali, do të harronte edhe tregtinë me të cilën merrej në atë kohë.

Nëse flasim për Ylber Ramadanin, cili është kujtimi i parë që ju vjen në kohën kur ishte pjesë e Ferizajt dhe si e njohët emrin e tij?

Ka qenë një ndeshje miqësore mes Ferizajt dhe Celikut, ishte një ekip në rang shumë të ulët. Po përgatiteshim për nisjen e kampionatit. Ne po prisnim që të fillonte ndeshja, por nuk kishin ardhur të gjithë lojtarët e Celikut. Pastaj erdhi një lojtar shumë i ri, që i kishin dhënë një bluzë të bardhë, ndërkohë Celiku luante me fanella të kaltërta. Që në kontaktin e parë me topin të atij djali, ngrinte kokën dhe shihte se ku do ta shpërndante topin. E pyeta kryetarin e klubit të Celikut se kush ishte ky lojtar dhe më tha: “Është një djalë 15-vjeç. Nuk na erdhën lojtarët, prandaj e futëm këtë”. E ndërpreva ndeshjen, se ishte miqësore. I thashë arbitrit që ta ndërpriste ndeshjen për pak minuta. Shkova te Ramadani dhe e pyeta: “Si e ke emrin. A do të luash për Ferizajn?”. Përgjigja ishte e prerë nga Ylberi: “Po, dua”. I mora edhe numrin e babait të tij në fushë dhe më pas dola nga fusha. Ndeshja vazhdoi, ndërsa unë mora menjëherë babin e tij në telefon.

E meqë po flasim për babain e Ylberit, mesa informacione kemi, fëmijëria e Ramadanit ka qenë e vështirë, babai i tij shiste shalqinj dhe kështu mbante gjallë nga ana financiare gjithë familjen. Si qëndron historia?

Kur e takova babain e Ylberit, një burrë shumë i mirë që punonte me shitjen e shalqirit, më tha që i merrte shalqinjtë nga Fieri dhe i shiste në Kosovë. Kur i thashë për Ylberin që ka shumë talent dhe se e doja te Ferizaji, pasi ishte vetëm 15-vjeç, babai i tij u përgjigj me shumë sinqeritet: “Po më lë pa një krahë pune. Ylberi më ndihmon shumë në shitjen e shalqirit”. Udhëtimi nga Fieri në Kosovë ishte i mundshëm sigurisht. Ia garantova babait të tij: “Atë që unë kam parë te Ylberi, ti do të harrosh shalqirin. Do të bëhet lojtar i madh dhe do të dali nga trevat shqiptare”. Kështu babai i tij ma besoi djalin pasi më njihte si figurë publike nga televizioni, por ishte shumë spektik, nuk priste asgjë.

Cila është historia më e veçantë që kujton në kohën kur Ramadani ishte pjesë e Ferizajt?

Për moshën e tij, Ylberi ka pasur vetëbesim të jashtëzakonshëm. Në moshën 15-vjeçare mendonte si të ishte 25-vjeç. Dua të përmend një rast shumë interesant. Në ato kohë u kthye në kampionatin e Kosovës një lojtar që mbahej si më i miri në vendin tonë, Shpëtim Babaj. Vinte pas 3-4 sezoneve në kampionatin e Ukrainës dhe të gjithë flisnin për të. Ne do të përballeshim kundër ekipit të këtij lojtari në gjysmëfinalen e Kupës, më pas shkuam me Ferizajn në finale. Të gjithë e kishin hall se kush do ta mbulonte Shpëtim Babajn. Ylberi doli vetë si vullnetar që do ta mbulonte këtë kundërshtar. Në dy ndeshje që kemi luajtur, në ndeshjen e parë Babaj doli nga fusha se nuk luajti mirë dhe në të dytën, nuk preku më shumë se 6 herë topin. Ylberin në formacion për herë të parë e vendosi Arsim Abazi. Se ka shumë trajnerë që fillojnë e flasin tani duke thënë se i kanë besuar ata të parët. Jo, nuk është e vërtetë. Në ndeshjen Ferizaj-Gjilani, në atë ndeshje Ramadani ishte i grumbulluar mes 18 lojtarëve. Unë kam insistuar te trajneri si kurrë më parë në jetën time. Kam menduar që ishte ndeshje perfekte për të promovuar Ylber Ramadanin si 15-vjeçar. Trajneri po hezitonte, por unë kam vazhduar me lutjen time për ta futur Ramadanin në fushë derisa i thashë trajnerit: “Aktivizoje ose mund të kesh pasoja”. Ky është trajneri që e futi në fushë, jo të tjerët që po dalin në media tani.

A e kishe imagjinuar ndonjëherë që Ramadani do të luante në Serinë A?

Nuk e kam imagjinuar për Serinë A, por ideja që do të kalonte kufijtë e Kosovës dhe Shqipërisë. E kam ndjekur Ramadanin kur luante te Partizani. Atje ia gjetën vendin më së miri, pasi Ylberi ka qenë më shumë shkatërrues në fillim. Por te Partizani e vendosën edhe si ndërtues të lojës, u përmirësua shumë atje. Ishte Sormani njeriu që ka shumë merita në karrierën e Ramadanit, e përmirësoi në pjesën e ndërtimit të aksioneve dhe pasimit. Te Partizani është rritur shumë si lojtar.

Cila do të ishte këshilla e njeriut që i besoi që 15-vjeç dhe që tani e sheh në Serinë A, ke diçka për t’i thënë?

Eh, në fakt dua ta shfrytëzoj këtë intervistë për t’i kujtuar Ylberit që i kam kërkuar një fanellë të tijën, atë të Shqipërisë. Nuk ma ka dhënë akoma dhe uroj që kur ta lexoj këtë intervistë, të ma jap edhe fanellën. Jo vetëm për Ylberin, por ndihem mirë kur shoh të gjithë lojtarët shqiptarë që shkojnë larg. Pastaj për Ylberin kam simpati të veçantë pasi për mua është ende 15-vjeç. E ka ende atë shikimin fëmijëror që e kam parë për herë të parë, buzëqeshja e tij është një prej më të sinqertave që një njeri mund të ketë. Pra në sytë e mi është ende ai 15-vjeçari që e kam takuar në ditën e parë.

 

 

 

 

 

 

Etiketa: historiSport

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Përgjimet e “SKY”, Basha: Politikanët e lidhur me krimin nuk mund …

Përgjimet e “SKY”, Basha: Politikanët e lidhur me krimin nuk mund ...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com