GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Diskutimet në Këshillin Kombëtar të PD, çfarë u tha për Bashën dhe…

14:54 - 05/08/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Diskutimet në Këshillin Kombëtar të PD, çfarë u tha për Bashën dhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ditë më parë, Sali Berisha drejtoi mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së që drejton, ku përtej mesazheve publike, pa prezencën e mediave, ka diskutuar lidhur me atë se çfarë opozita duhet të bëjë në javët në vazhdim.

Nga raportimet mësohet se Berisha ka kundërshtuar kategorikisht idenë që qarkullon për krijimin e një partie të re, në kushtet kur logon dhe vulën e PD-së vijon ta ketë nën kontroll grupimi që nuk është pjesë e Rithemelimit të drejtuar nga ish-Kryeministri.

Në këtë situatë, Berisha e ka gjetur zgjidhjen te krijimi I një fronti opozitar sa më të gjerë, te hapja dhe afrimi I emrave dhe njerëzve të rinj, si dhe organizimi I protestave deri në rrëzimin e Qeverisë Rama.

Nga raportimet mësohet se kreu demokrat ka përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi me dy politikanët, dikur ndër bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj, por ka lënë të hapur çdo mundësi bashkëpunimi me cilindo prej deputetëve të tjerë demokratë, të cilët sot ndodhen në një “rrymë” të tretë brenda PD-së, kundërshtojnë si Bashën edhe Berishën.

Po kështu raportohet se Berisha ka deklaruar se me Edi Ramën duhet të ketë një përballje të fortë, tezë kjo e artikuluar më parë publikisht edhe nga deputeti Edi Paloka.

E ndërsa deri në fundin e shtatorit, demokratët e drejtuar nga Berisha do të jenë të angazhuar me analizën e 14 majit, dhe më pas mund të përgatitet terreni për riorganizimin dhe votëbesimin e strukturave, përfshi edhe vetë kreun demokrat nga anëtarësia, me nisjen e sesionit të ri parlamentar, deputetët demokratë duhet të caktojnë kreun e Grupit Parlamentar.

Momentalisht ai është Gazment Bardhi, i cili në heshtje është pranuar edhe nga grupimi që drejtohet nga Berisha, veçanërisht pas përplasjeve që Sekretari I Përgjithshëm në PD-në zyrtare, pati me mbështetësit e Lulzim Bashës.

Ndoshta për inerci, Bardhi mund të vijojë të ketë tagrin e kreut të Grupit Parlamentar, por sa do të munden deputetët të veprojnë si një grup I vetëm, kur shumë prej tyre vijojnë të mbeten të përjashtuar, me një vendim të Enkelejd Alibeajt?

Diskutimet

I ashpër në qëndrimin e tij ka qenë ish-deputeti Myslym Murrizi, i cili nuk ka kursyer kritikat për mënyrën se si PD po vepron.

Ai i bëri thirrje Berishës që të shmangë në zgjedhjet e 2025-ës koalicionin me Ilir Metën e Partisë së Lirisë. Po ashtu ai u shpreh skeptik për faktin se Gazment Bardhi ka të drejtë firme, që sipas tij ngjall pasiguri.

“Do të doja që në mbledhje të diskutonin anëtarëve Këshillit Kombëtar të PD. Jam ndjerë keq. Se di si është ndjerë zoti Noka, kur me firmat e atyre që i kanë kërkuar t’ia japë, i ka shkarkuar vetë.

Noka, që është sekretar, ia jep firmën, Bardhit për sekretar, kjo është tallje. Fakti që Bardhi ka të drejtë firme, ngjall pasiguri për PD-në.

Nëse e shihni kështu dhe thoni se çdo gjë po shkon vaj, e keni gabim. Jam dakord me atë çfarë thotë zoti Berisha, por të mos shkojmë ne tek ata, por të vijnë ata tek ne. Del Korreshi dhe thotë; unë makinën e parkoj te PD. Pse ça është PD-ja është parkim? Pse atë duam ne se ku e parkon makinën Gazi?

Koha do t’i zbuloj. Jo më larg se dje, Gazment Bardhi tha ‘Basha është njësoj si Berisha’. Ky parimor i madh. Unë kam që në vitin 1997 në opozitë me ju dhe nuk e ndryshoj qëndrimin tim. PD ka vuajtur nga ‘shqyerja e dyerve’. 

I shqyet dyert në vitin 2005, po ku i ke sot Bashën, Benet Becin apo Majlinda Bregun?

U bënë biznesmenë, një me ndërtimet, një me zyrë konsulence. Shyqyr që s’ka pasur as Facebook në 2005-2013 dhe s’ka pasur asnjë teknologji.

Treçereku i atyre që na kafshuan pas shpine do të ishin në kokërr të burgut si hajdutë. Ça vlera ka Flutura Açka me 1100 veta në Elbasan, kush është Oriola Pampuri? Kush është Dritani apo Kreshniku?!

Ndaje mendjen se nuk shkon. Unë kërkoj lëvizje konkrete për të ndryshuar ligjin në Kuvend nga ju deputetët këtu. Partitë duhet të ndajnë mendjen se çfarë do bëjnë për zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.

Gjatë diskutimeve në Këshillin Kombëtar, Lisandër Hoxha tha se kemi përgjegjësinë politike para shqiptarëve që të bashkojmë Grupin Parlamentar të PD dhe të hedhim pas krahëve konfliktin artificial, i cili ka qenë pengesë e madhe për kaq kohë. Hoxha propozoi një “indulgjencë politike” për secilin prej deputetëve, që ende nuk është pjesë e grupimit të drejtuar nga Berisha, në mënyrë që në Shtator të kemi mundësinë e një lufte të gjithanëshme politike me qeverinë në ikje.

“Unë besoj se të gjithë deputetët e PD, pavarësisht qëndrimeve të tyre, e kanë një vend në fillimin e ri. Kjo duke përjashtuar Z. Basha, një grup të vogël njerëzish që kanë shitur veten e tyre te qeveria”, tha ai.

Hoxha tha se ka kërkuar riorganizim të të gjithë strukturave të Partisë Demokratike, duke hedhur idenë për një votëbesim jo vetëm të Kryetarit të PD, por edhe të Kryesisë, Këshillit Kombëtar, Degëve, etj.

Ndërkohë, Ilirjana Kuçana tha se kjo situatë që po kalon PD, duhet të shërbejë si periudhë reflektimi dhe jo për të bërë ‘gjueti shtrigash’

“Kjo duhet të këtë shërbyer si periudhë reflektimi për të gjithë ne jo për të bërë gjuetinë e shtrigave, por për të shikuar problemet që kemi ne si parti. Ne duhet të hapemi dhe të jemi me të bashkuar. Partia duhet të jetë e hapur ndaj intelektualëve dhe njerëzve të lirë”, tha ajo.

 

 

Etiketa: DEBATEKeshilliKryesore1PD

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Plane për fëmijë? Luiz Ejlli i kërkon nënës të jetoj me të

Plane për fëmijë? Luiz Ejlli i kërkon nënës të jetoj me të

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com