Gropat e krijuar në buxhet, nga keqmenaxhimi i bërë, qeveria kërkon ta mbushë me çdo kusht. Një nga alternativat e gjetura është edhe shitja e ndërtimeve të konfiskuara.
Në total qeveria ka miratuar 26 vendimi konfiskimi të ndërtimeve të bëra pa leje me qëllim fitimi. Konfiskimet e këtyre ndërtimeve nisën pas miratimit të VKM-së në shtator të vitit të kaluar me synim për të goditur paligjshmërinë.
Por teksa po bëhet rreth një vit nga vendimi i qeverisë për të konfiskuar ndërtimet e bëra në shkelje, ende nuk është bërë asnjë transparenë se sa metra katrorë janë konfiskuar.
Shumica e vendimeve nuk e ka sipërfaqen e konfiskuar në metër katror, por thuhet se është konfiskuar vetëm 10% e sipërfaqes ndërtimore. Mirëpo mungesa e transparencës dhe mashtrimet nuk kanë të ndaluar sa i takon këtij aksioni të qeverisë, që mesa duket është zhbërë, përsa kohë gjatë këtij viti nuk ka pasur asnjë vendim për konfiskim.
Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.589 i datës 7 shtator 2022, mbi procedurat e konfiskimit të ndërtimeve pa leje me qëllim fitimi, parashikonte përdorimin e këtyre objekteve për interes publik, si për strehim social, për zyra dhe për shpronësime, në të vertët ato do të shiten në ankand publik Edhe pse në asnjë pikë të vendimit nr.589 nuk parashkohet shitja e këtyre objekteve pa leje, në një udhëzim tjetër qeveria i hapi rrugën edhe këtij procesi.
Në mes të kontradiktave, ku institucionet deklaronin një gjë, dhe vendimet një të vërtetë tjetër, udhëzimi numër 27 i datës 23 shtator 2022 i miratuar nga Ministria e Financave hedh poshtë të gjitha deklaratat e qeveritarëve dhe vulos faktin që këto prona do të shiten me çmimin e tregut.
“Vlerësimi i objektit bëhet në përputhje me vlerën reale të tregut. Ekspertët vlerësues mbajnë përgjegjësi për vlerësimin e kryer, për dokumentet e hartuara e të nënshkruara prej tyre (genplane, situacione, akt vlerësimi) dhe hartojnë raportin përfundimtar të vlerësimit, i cili përmban vlerën minimale të shitjes me ankand”, thuhet në Udhëzimin Nr. 27 të MFE.
Në pikën 10 të udhëzimit është shpjeguar edhe mënyra se si do të përdoren paratë që do mblidhen nga shitja e kateve pa leje.
“Të ardhurat e krijuara nga shitja do të përdoren për shpronësim, trajtim të posaçëm apo kompensime, me qëllim realizimin e punëve publike. Me urdhër të ministrit përgjegjës për administrimin e pronës shtetërore, një pjesë e të ardhurave nga shitja kalojnë në llogarinë speciale të shpronësimeve pranë Bankës së Shqipërisë”, vijon më tej udhëzimi.
Pas kontestimit të VKM-së, qeveria e kthen në ligj!
Pasi kjo VKM shpesh u konsiderua anti-kushtetuese për shkak se ndërhyntenë kompetencat e gjyqësorit dhe madje, i mbivendosej disa ligjeve të tjera, qeveria vendosi ta kthej në ligj. Brenda disa muajsh situata kishte ndryshuar. Qeveria duke mashtruar qytetarët, parashikon që këto ndërtime do të shiten në ankande.
Në nenin 17 të projektligjit të miratuar nga Këshilli i Minsitrave janë të listuara tipologjitë e zhvillimit dhe administrimti të këtyre pronave, ku para shikohet në pikën C edhe shitja e tyre.
Shitja e këtyre objekteve është sqaruar më tej në nënin 202, të projektligjit.
Referuar këtij ligji objektet e konfiskuara dalin në ankand me çmim tregu, edhe pse në Shqipëri ende nuk ka një listë të përditësuar me çmimet reale të tregut, dhe nëse ky ankand dështon do t ketë përsëri një fazë të dytë.
Zero transparencë për çminin e parablerjes
Favorizmi i radhës që qeveria po ju bën biznesmenëve është mundësia e parablerjes. Pra ndërtuesit që abuzuan do të mund ti blejnë metrat katror pa leje me çmimin e tregut. Për të përfituar sa më shumë buxheti i shtetit Kryeministri Edi Rama pati deklaruar se çmimi për metër katror, do të përcaktohej nga shteti dhe mbi të do të vendosej edhe një koeficient.
Rreth një vit pas këtyre deklaratave, ende asnjë vendim nuk është bërë publik. End enuk dihet nëse u përcaktua ky koecifent, apo nëse është parablerë ndonjë nga këto ndërtime të konfiskuara.
Ky favorizim e vë qeverinë përballë ligjëërimit të dy shkeljeve. Së pari legalizon ndërtimin e bërë pa leje dhe së dyti nuk kërkon burimin e parave që do të përdorin këta biznesmenë për të parablerë këto ndërtime, pra ekziston rreziku i pastrimit të parave.
Pabarazia në shqipëri është kthyer në një model qeverisës. Teksa qeveria legjitimon dhe legalizon mijëra metra katror të ndërtuara pa leje në sy të institucioneve, qytetarët shqiptar burgosen edhe për meremetime.
Mbikqyrësi i ndërtimeve
Po në kuadër të kësaj nisme shteti miratoi edhe një tjertër vendim në shtator të vitit të kaluar i cili kishte si synim caktimin e një mbikqyrësi që do të kontrollojë të gjithë ecurinë e punimeve. Mbikqyrësi praktikisht do të jetë në rolin e spiunit pasi është i detyruar që të njoftojë online brenda 5 ditëve në sistemin e-leje pranë autoriteteve përkatëse në rastet kur vëren se punimet e kryera janë në shkelje apo në tejkalim të lejes së ndërtimit.
Lexo edhe: KLSH: Si mashtroi Veliaj me parametrat në projektin e pyllit orbital
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post