GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

E ardhmja e inteligjencës artificiale në Hollivud

18:55 - 06/08/23
në Show Biz
Kohë leximi: 4 min
A A
Kaos në Hollywood, aktorët hyjnë në grevë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përdorimi i inteligjencës artificiale është bërë një temë e rëndësishme në grevat e aktorëve dhe skenaristëve në Hollivud. Studiot thonë se kanë ofruar mbrojtje dhe kompensim të drejtë për rastet kur përdoret inteligjenca artificiale. Nga ana tjetër, aktorët dhe skenaristët druhen se inteligjenca artificiale do të përdoret për të kopjuar imazhin dhe zërin e tyre pa i paguar ata dhe mund të shfrytëzohet pa pëlqimin e tyre

Inteligjenca artificiale është një temë thelbësore në grevën e aktorëve dhe skenaristëve në Hollivud, të cilët kërkojnë paga më të mira dhe më shumë të drejta nga studiot. Gjatë viteve të fundit është shtuar ndjeshëm përdorimi i inteligjencës artificiale në industrinë e argëtimit.

“Ideja që dikush mund të t’i heqë të drejtat që ke mbi veten tënde është shumë e frikshme”, thotë një protestues.

“Janë të detyruar të skanohen, ose përndryshe nuk do të paguhen”, thotë një tjetër protestues.

AI në fakt mund të prodhojë art, kjo është e frikshme”, thotë një tjetër protestuese.

lg.php.gif

Shoqata tregtare “Alliance of Motion Picture and Television Producers” AMPTP, që mbron interesin e studiove televizive dhe të filmit, thotë se ka rënë darkord për kompensimin e së drejtës kur bëhet kopja dixhitale e një interpretuesi.

lg.php.gif

Por sindikata e aktorëve, SAG-AFTRA, thotë se studiot po u ofrojnë aktorëve të sfondit pagesa për një ditë pune, në këmbim të heqjes dorë përgjithmonë nga e drejta e kopjes së tyre dixhitale.

lg.php.gifPor përfaqësuesja e studiove, AMPTP i hedh poshtë pretendimet, duke thënë se nuk është e vërtetë që kopja dixhitale e aktorëve të sfondit mund të përdoret përgjithmonë pa pëlqim, ose kompensim.

lg.php.gifGjatë një takimi në San Diego të Kalifornisë, inteligjenca artificiale ishte një temë kryesore diskutimi.

Tim Friedlander, presidenti i Shoqatës Kombëtare të Aktorëve të Zërit, NAVA, tha se për shkak se AI mund të kopjojë lehtësisht zërat e njeriut, pjesëtarët e kësaj shoqate ishin prekur më herët se pjesë të tjera të industrisë.

“Një aktor zbuloi se zëri i tij ishte përdorur për një reklamë që nuk e kishte bërë kurrë. Një tjetër aktor punoi për një kompani për tre vjet dhe nuk u punësua më sepse kompania i tha se kishte regjistrime të mjaftueshme të zërit të tij dhe i thanë se do të krijonin një zë sintetik me inteligjencë artificiale”.

Aktorja e zërit Cissy Jones thotë për Zërin e Amerikës se skenari më i frikshëm për të është nëse zëri i saj do të dixhitalizohej dhe programohej për të thënë gjëra me të cilat nuk pajtohet.

“Mund të jetë përmbajtje nxitëse, raciste, homofobike, pornografike – gjëra që nuk do t’i thoja kurrë”.

Duncan Crabtree-Ireland, drejtor i sindikatës së aktorëve SAG-AFTRA, i cili po udhëheq negociatat me shoqatën tregtare AMPTP, shqetësohet se aktorët mund të manipulohen përmes dokumenteve të komplikuara, që të japin pëlqimin për të përdorur imazhet ose zërat e tyre.

“Ideja e fshehjes së një fjalie në kontratën e madhe. Një fjali që thotë se jap të drejtën e përdorimit të kopjes sime dixhitale, në përjetësi, në të gjithë universin në çdo teknologji dhe për çdo qëllim, kjo nuk është gjë e mirë, kryesisht kur krijohet një diçka e re duke përdorur identitetin e atij individi”, thotë zoti Crabtree-Ireland.

Aktori Zeke Alton, me grupin negociator të sindikatës SAG-AFTRA, thotë se duhet të ketë ligje, që të sigurojnë që interpretuesit të japin pëlqimin dhe të kompensohen.

“Ajo që do të kërkonte [një ligj], është që çdo përmbajtje e prodhuar me inteligjencë artificiale të shënohej si e tillë. Këto janë hapat e parë, në mënyrë që kur të shikojmë reklamat ose gjëra të tjera, ta kuptojmë se është prodhuar nga inteligjenca artificiale ose interpretuar nga njeriu”.

Me grevën e skenaristëve është bashkuar edhe sindikata e aktorëve duke shkaktuar ndërprerjen e prodhimit të shumë filmave dhe shfaqjeve televizive./VOA

Etiketa: Artificial InteligenceHollivud

Lajme të lidhura

VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës
Aktualitet

VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës

16:11 - 21/01/26
Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni
Aktualitet

Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni

17:15 - 16/01/26
Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme
Aktualitet

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme

17:59 - 14/01/26
Para
Çfarë di Elon Musk për grushtin e shtetit në Rusi?

Ish-gruaja e Musk martohet përsëri, habit miliarderi me komentin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zelensky: Rusia po kryen gjenocid, po rrëmben fëmijët ukrainas
Aktualitet

Zelensky nuk shkon në Forumin Ekonomik të Davosit, Rusia ka zhvilluar sulme të tjera

16:58 - 21/01/26

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi gjatë Forumit Ekonomik të Davosit se sot do të takohet me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky....

Lexo më shumë
Tentoi t’i vinte flakën bashkëshortes, gjykata italiane lë në burg 43-vjeçarin shqiptar

Policia italiane kap 31 doza kokaine dhe 750 euro, arrestohet 26-vjeçari shqiptare

16:45 - 21/01/26
Anuela e bashkisë i jep 2 mln euro me flamur të kuq Breçanit, që të ruajë UKT-në

Anuela e bashkisë i jep 2 mln euro me flamur të kuq Breçanit, që të ruajë UKT-në

16:30 - 21/01/26
VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës

VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës

16:11 - 21/01/26
Rijetësimi i kullave: Trashëgimi kulturore dhe zhvillim turistik i integruar

Rijetësimi i kullave: Trashëgimi kulturore dhe zhvillim turistik i integruar

15:59 - 21/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com