GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Denoncimi i PD: 380 milionë lekë për të fshirë oborret e QSUT

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Denoncimi i PD: 380 milionë lekë për të fshirë oborret e QSUT
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefi i Organizimit të PD, Klevis Balliu në një deklaratë për media ditën e sotme, deklaroi se drejtoresha e QSUT, Albana Fico ka skualifikuar nga tenderi 7 kompani për t’ia dhuruar tenderin firmës së Fiqiri Allmuçajt, i proceduar penalisht për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.

Sipas Balliut, drejtoresha e QSUT po keqmenaxhon dhe bën rrush e kumbulla të ardhurat e sektorit dhe të taksapaguesve shqiptarë.

“Drejtoresha e QSUT, Albana Fico, pasi mbushi xhepat e Sadri Abazit me fonde të Shëndetësisë është rikthyer te duar të tjera ‘të ngrohta’ me të cilat ose ndan paratë, ose keqmenaxhon dhe bën rrush e kumbulla të ardhurat e sektorit dhe të taksapaguesve shqiptarë.

Për prapaskenat e aferave të tenderave dhe fondeve në QSUT, Fico ka thirrur firmën “PASTRIME SILVIO” SHPK, të Fiqiri Allmuçajt. Bëhet fjalë për 380 milion lekë për të fshirë oborret e QSUT. Tenderi me objekt “Shërbim pastrimi i ambienteve të jashtme”, për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” i është dhuruar firmës së Allmuçajt.

Themi dhuruar, sepse 7 kompani jane skualifikuar nga kjo garë vetëm që fituesi të jetë Pastrime Silvio Sh.p.k, madje ndër to edhe oferta më të ulëta. Kjo shkelje fryn xhepin e Ficos dhe të Fiqos, por firon xhepat e qytetarëve, dhe eshte nje shembull i paster i asaj se kur vidhet në krye të vendit reaksioni zinxhir i hajdutërisë shkon, deri te pastrueset. 

Sipas raportimeve mediatike, Fiqiri Allmuça, ka qenë i proceduar penalisht për konsumimin e veprës penale te “shkeljes se rregullave te mbrojtjes ne pune” në vitin 2008, kur 2 punëtorë te firmës së tij u plagosën teksa po pastronin xhamat e një banke në Tiranë. Kompania Pastrime Silvio, ka marrë rreth 4 milionë euro tendera të dyshimtë në mungesë konkurrence në 3 vite. Kështu, edhe pse KPP ka kapur shumë herë në shkelje tenderat që fitohen nga kjo kompani, Fico nuk merr parasysh rekordet, por ka kriterere të tjera vlerësimi.

Abuzimet me fondet e shendetsisë janë aty-aty me incineratorët, për nga vlerat monetare të përfituara në kurriz të qytetarëve. Ato janë nje kërcënim direkt për jetën e publikut, me një qeveri që nuk do t’ja dijë për shëndetin e qytetarëve, por vlerëson çka duket jashtë e çka vidhet brenda. Ndërkohë, në spitale nuk ka aparatura për operacionet bazike, mjekët dhe infermieret largohen, sepse puna e tyre është e papërballueshme me rrogat dhe me gjendjen aktuale të shëndetësisë; kontratat dhe tenderat i marrin darovitësit dhe miqtë e qeveritarëve dhe drejtorëve, e me radhë.”, u shpreh Balliu.

Etiketa: deklarataKlevis BalliuPD

Lajme të lidhura

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!
Breaking Views

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin
Breaking Views

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
Para
Greqi, qytetarët kundër privatizimit ilegal të plazheve

Greqi, qytetarët kundër privatizimit ilegal të plazheve

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

Qytetarë nga Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë, në marshin “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma qytetare...

Lexo më shumë
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com