GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vrasja brutale e 29-vjeçarit grek, kapen dhe 5 kroatë të tjerë

09:22 - 09/08/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja brutale e 29-vjeçarit grek, kapen dhe 5 kroatë të tjerë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pranë një faltoreje të improvizuar ku tifozë të ekipit grek të AEK-ut vendosin lule e qirinj në vendin ku ka gjetur vdekjen nga incidente e dhunshme të huliganëve kroatë mbrëmjen e së hënës një 29 vjeçar grek, ekspertë të policisë kanë rrethuar zonën për të mbledhur prova, dhe për të zbuluar kush ishte autori i vrasjes brutale.

Autoritetet greke kanë nisur dhe po vazhdojnë hetimet dhe kontrollet në shtëpi, hotele dhe akomodime AIRBNB, ndërsa kanë arrestuar edhe disa kroatë të tjerë në pikat kufitare që tentuan të largohen nga Greqia, një prej tyre në Kakavijë,5 në Igumenicë dhe 7 në doganën e Evzonon në kufi me Maqedoninë e Veriut.

Të paktën 50 “protagonistë apo pjesëmarrës” në incidente janë në kërkim dhe për këtë arsye policia ka vendosur postblloqe në rrugët nacionale dhe në kufi, ndërsa në mëngjes 94,,nga 104 personat e arrestuar, janë dërguar në prokurori, nën masa të rrepta sigurie.

Ende nuk është identifikuar autori i vrasjes që ka tronditur vendin, i cili dyshohet se e ka goditur 29-vjeçarin grek duke i dëmtuar rëndë arterien e njërës dorë , e cila i ka shkaktuar gjakderdhje të madhe dhe ndërsa ka rënë poshtë nën një pellg gjaku , thuhet se është gjuajtur edhe me mjete të forta.

Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit që ka pezulluar 7 zyrtarë policie ka pranuar se bëhet fjalë për një dështim tragjik” të Policisë Greke e cila “kishte informacion që nuk u përdor”, ndërsa foli për gabime operacionale të paprecedentë.

“ Si ka mundësi që një karvan prej 100-200 vetësh ka ardhur nga Kroacia duke udhëtuar 19 orë dhe duke bërër gjithë këtë distancë ka mbërritur në Athinë dhe nuk u morr asnjë masë kjo vërtet meriton hetim dhe nxjerr në pah se shteti grek u kap sërish në gjumë nga këta njerëz.”

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç i shprehu ngushëllimet homologut grek Kyriakos Mitsotakis për vrasjen e 29-vjeçarit dhe dënoi incidentet e dhunshme. Pas anulimit të ndeshjes midis AEK-ut dhe Dinamos së Zagrebit të martën në mbrëmje, klubi grek kërkon përjashtimin e klubit kroat nga kompeticioni duke e konsideruar përgjegjëse për sulmin vrasës të tifozëve të saj.

“GNK Dinamo dënon ashpër ngjarjet fatkeqe që ndodhën mbrëmë në Athinë. Në emër të klubit dhe në emrin tim, shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen dhe prindërit të të riut të ndjerë.“-Mirko Barišić, president i GNK Dinamos.

Me gjithë masat dhe ligjet e rrepta , është vrasja e tretë që ndodh në Greqi në tre vitet e fundit nga huliganët, ndërsa autoritetet policore janë sot në gatishmëri të plotë për incidente të mundshme para dhe pas ndeshjes mes Panathinaikos dhe Marsejës në Athinë.

 

Etiketa: GreqitifozVrasje

Lajme të lidhura

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Para
Berisha: Rama e Veliaj fshehën pronarët e vërtetë të inceneratorëve

Rënia e euros, flasin sot Berisha dhe ekspertët! Pse po ndodh?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

Policia e Durrësit ka arrestuar një 76-vjeçar pas një akti të dhunës së rëndë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com