GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Kronologjia dhe faktet, melhem për asfiksimin nga shashkat e propagandës me shumë kate

18:35 - 09/08/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Kronologjia dhe faktet, melhem për asfiksimin nga shashkat e propagandës me shumë kate
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Sonila Meço

Qeveria na u proftas pak ditë më parë me një vendim për rritjen e taksës së pronës, mu në mes të vitit, kur pik’ e diellit të çanë kresën ende pa nisur hallet e ditës së shqiptarit dhe pak pasi rriti çmimet e referencës mbi të cilat llogaritet taksa vjetore e banesave, tashmë rritur deri në 75%.

Por meqë qafa e shqiptarit mban edhe e këputur, duke shtrydhur çdo fantazi të mundshme u kopsit edhe një ligj i ri.

Ky ligj dyfishon taksën e banesës nga 0.05% në 0.1%. Vendimi shton pagesat e detyrueshme për banesën në vend, pak rëndësi ka nëse është kasolle a vilë. Nëse aty jetojnë bagëti a njerëz. Taksa do të aplikohet mbi të gjitha pasuritë e paluajtshme, pavarësisht se sa shfrytëzohen. Nëse nuk paguhet, ligji parashikon gjoba dhe kamatvonesa, duke i dhënë kompetencë të plotë Bashkisë për të mbledhur me forcë detyrimet e papaguara tatimore.

Në vlerë totale, efekti i taksave shtesë që duhet të paguajnë familjet shqiptare kalon 200 milionë euro.

‘Mbarove?’, do pyesni ju, dikush me përtesë, dikush nga halli, një syresh nga ankthi e tjetri se i preka qeverinë. Unë mbaroj, por nuk sos kjo e fundit nga barra mbi qafën e secilit.

Nga 1 janari (durim, qafa mban ende, ashtu me dy rruaza të shkërmoqura) pritet të hyjë në fuqi dhe një kosto tjetër shtesë, primi i detyrueshëm i sigurimit nga tërmetet. Çfarë do të thotë kjo? Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, të gjitha familjet shqiptare do të detyrohen të sigurojnë banesat e tyre (ato banesa, që u këputën më shumë se dy herë me goditje fap-fap nga qeveria me dy vendimet e mëhershme). Tashmë me paratë e shqiptarëve do të ngrihet Fondi Kombëtar i Tërmeteve nën pronësinë e ministrisë së Financave. Dhe nëse pyesni zëkëputur ‘Po për çfarë dëmshpërblehem mor amani?!’, më mirë ta dini që tani: vetëm për pronën. As orendi, as zhvendosje mbeturinash dhe as ndonjë ‘delir’ për humbje financiare nga dëmtim biznesi.

Tre në dorë me faturë thuajse 300 milionë euro (mos më shumë, se transparenca është si ujët e moçalit në këtë vend).

Mirëpo…le të thërrasim kronologjinë e faktet në ndihmë, së është po kjo qeveri, që pasi ‘shtrydhi’ mirë e mirë xhepshpuarit duke rritur të ardhurat në 4 mujorin e parë me rreth 230 milionë euro, shtrëngon edhe me këto fatura të padiskutuara më herët, të panjoftuara në fushata dhe pa konsultim publik.

Atëherë për çfarë i duhen kaq shumë para në buxhet qeverisë kur përfitimi i taksapaguesve nga kontributet e tyre nuk po përkthehet kund?

Rritja e kostove të PPP-ve? Patjetër…

Dëmet në administratë sipas KLSH? Patjetër…

Gjyqet e humbura të atbitrazhit? Patjetër…

Kosto e investimeve të munguara fizikisht, por të lëvruara financiarisht? Sigurisht…

Por gërrmojmë edhe ca…

Kryeministri shend e verë ka premtuar se deri vitin tjetër paga mesatare në shtet do të arrijë në 900 euro, që përkthehet në një rritje prej rreth 40 për qind të pagave në të gjithë sektorin publik. Qeveria ende nuk ka bërë publike faturën buxhetore të këtij viti dhe financimin e saj. Me ca përpjekje e pyetje tek miqtë e financave publike, mëson se janë përcaktuar diku tek 10 milionë euro vetëm për këtë vit, pa arritur tek premtimi. Sepse premtimi është ‘pagë mesatare 900 euro për nëpunësit publikë’ dhe këtu faturën e llogarisim vetë me tabelë shumëzimi. Plot 350 milionë euro. Po po. Aq duhet të japë qeveria nga buxheti, por mos harroni se shpenzimet për paga janë të përhershme, jo si rritja e pensionit, një herë të vetme. Duhen çdo vit 350 milionë euro. Se premtimi u bë. Ashtu shatrapatra, me gabime, me paradokse, pa asnjë argumentim, thjesht populist. Të mbyste skandalet e inceneratorëve, lidhjeve të pushtetit me krimin… por edhe për të joshur administratën e tejfryrë për votën në zgjedhje.

Ku do gjenden?

Të pushojmë njerëz nga puna?

Po vota?

Po ja more, ua fusim me një goditje shqiptarëve, që ajo rritje page (kur të ndodhë) t’u dalë për fyti me pagesa e në bilanc përfundimtar të jenë më keq se ç’ishin me atë rrogë më të ulët mesatare.

Se mos preken PPP-të, hotelet me 5 yje? Larg qoftë…aty, zverku i drobitur i shqiptarit ta mbajë sa nuk është këputur.

Po do t’ja ngjeshi me ndonjë TVSH në arsim, shëndetësi, ku të gjejë, veç ta mbajë atë buxhet në funksion të një ekonomie të stërlodhur, pa vizion, pa prodhim, pa eksporte…e me gjasë pa taksapagues shqiptarë.

Kronologji e fakte, se kollaj pa to ia del propaganda të vendosë në kandarin moral opozitat e vërteta, ato politike e shoqërore.

Etiketa: OpinionSonila Meco

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

22:04 - 20/12/25
Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!
Breaking Views

Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!

21:00 - 17/12/25
Para
COVID-19/ Dalin shifrat aktuale të të infektuarve

Ç’po ndodh? Një variant i ri i Covid po përhapet…

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25

Mirë se vini në Shqipërinë ku drejtësia ecën me dosje, ndërsa pushteti vallëzon me këngëtarë të njohur e DJ. Ndërsa...

Lexo më shumë
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

22:04 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com