GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pasuritë e sekuestruara të Ahmetaj, Apeli i GJKKO merr vendim

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Ahmetaj i ‘përshëndet’ nga Londra, policia e kërkon në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt.

Ky i fundit nga arratia kishte kërkuar përmes mbrojtësve të tij ligjorë heqjen e sekuestros ndaj 4 banesave dhe dy llogarive bankare, të cilat ishin sekuestruar me urdhër të SPAK, ndërsa GJKKO kishte miratuar kërkesën.

Sekuestro preventive është vendosur mbi 6 pasuri nga të cilat 4 apartamente në pronësi të personit nën hetim Arben Ahmetaj si dhe 2 llogari bankare të po këtij shtetasi, në shumën 124 300 Euro.

Ndaj Ahmetaj ka një urdhër arresti ndërkombëtarë me masë shtrenguese “arrest ne burg” për veprat penale, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Ahmetaj u largua nga Shqipëria ditën që SPAK depozitoi në Kuvend kërkesën për marrjen e autorizimit për arrestimin e ish-zv.Kryeministrit dhe deputetit socialist. Pothuajse brenda 1 javë pas debatesh të shumta lidhur me procedurat, Kuvendi miratoi kërkesën e SPAK, ndërsa zv.Kryeministri ndodhej në arrati. Fillimisht u tha se deputeti socialist kishte udhëtuar drejt Greqisë, pastaj u deklarua si vendndodhje e tij Britania e Madhe, por zyrtarisht ende institucionet shqiptare nuk kanë një përgjigje se ku ndodhet Ahmetaj.

Ahmetaj është një nga zyrtarët e hetuar lidhur me aferën e inceneratorëve, ndërsa SPAK ka ngritur dyshime serioze mbi lidhjet e tij me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin.

Etiketa: AhmetajGJKKOKryesore1pasurivedim

Lajme të lidhura

Konferenca urgjente e Ramës/ Salianji: Kryeministri të lërë justifikimet, të japë dorëheqjen
Aktualitet

Dhunuan në mënyrë shtazarake studentët, Salianji: Asnjë regjim nuk është më i fortë se një popull që vendos të mos ketë më frikë!

08:03 - 14/10/26
Efektivë dhe persona të maskuar dhunojnë në një rrugicë ‘qorre’ avokatin Altin Goxhaj
Aktualitet

Efektivë dhe persona të maskuar dhunojnë në një rrugicë ‘qorre’ avokatin Altin Goxhaj

07:54 - 14/10/26
Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion
Aktualitet

Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion

19:51 - 13/10/26
Para
Euro bie sërish! Turistët dhe investimet luhatin monedhën evropiane

Euro bie sërish! Turistët dhe investimet luhatin monedhën evropiane

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Tetor 2026

08:05 - 14/10/26

Dashi Harmonia e brendshme do të jetë në ato nivele që do të bëjë të mundur një gjendje të mirë...

Lexo më shumë
Konferenca urgjente e Ramës/ Salianji: Kryeministri të lërë justifikimet, të japë dorëheqjen

Dhunuan në mënyrë shtazarake studentët, Salianji: Asnjë regjim nuk është më i fortë se një popull që vendos të mos ketë më frikë!

08:03 - 14/10/26
Efektivë dhe persona të maskuar dhunojnë në një rrugicë ‘qorre’ avokatin Altin Goxhaj

Efektivë dhe persona të maskuar dhunojnë në një rrugicë ‘qorre’ avokatin Altin Goxhaj

07:54 - 14/10/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 14 Tetor 2026

07:31 - 14/10/26
I thyen këmbën 19-vjeçarit, pezullohen 4 policët! Hetim disiplinor ndaj shefit të komisariatit nr.1

I thyen këmbën 19-vjeçarit, pezullohen 4 policët! Hetim disiplinor ndaj shefit të komisariatit nr.1

23:33 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com