Përplasjet mes studentëve protestues dhe policisë vijojnë prej 5 orësh para Ministrisë së Arsimit, ku situata është tensionuar, ndërsa uniformat blu u janë përgjigjur protestuesve me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Protesta nisi në orën 14:00 me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe Qeverisë së tij.
Policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, duke tentuar të shpërndajë studentët.
Por studentët kanë vijuar rezistencën përpara institucionit, teksa atyre u janë bashkuar edhe mijëra të tjerë të cilët marshuan nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Përplasjet vijojnë ndërsa policia nuk kursen gazin lotsjellës, pa kriter, dhe ujin me presion drejt të rinjve.
Studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.
Situata e tensionuar vjen në ditën e 136-të të protestave kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, studentët vijojnë të qëndrojnë në protestë, duke shënuar një tjetër përballje mes qytetarëve dhe forcave të rendit.
Protesta vijon mes tensioneve, ndërsa përdorimi i gazit lotsjellës dhe ujit me presion ka përshkallëzuar situatën para Ministrisë së Arsimit.
gijotina.com/










Discussion about this post