GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Mali i Tiranës”, 4 çështjet që Rama nuk jep përgjigje

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
“Mali i Tiranës”, 4 çështjet që Rama nuk jep përgjigje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Roland Bejko, ish-kandidat i PD-së zyrtare për kryebashkiak i Tiranës, ka reaguar ndaj Kryeministrit Edi Rama lidhur me shumëkatëshin “Mali i Tiranës”, që pritet të ndërtohet në lulishten pas TOB.

Bejko në një postim të tij shkruan se Edi Rama nuk u jep përgjigje shqetësimeve të qytetarëve për të paktën 4 çështje, ndërsa gjuhën në politikë e përdor si artin për të fshehur të vërtetën.

“1. Përse kullat ndërtohen në mes të Tiranës dhe jo në një kënd të dedikuar për to, si në gjithë kryeqytetet perëndimore, larg zonave të trashëgimisë arkitekturore historike?

  1. Përse zhduken parqet dhe lulishtet e Tiranës, ndërkohë që kryeqyteti ynë e ka shkallën e ndotjes së ajrit trefishin e normës së lejuar evropiane, dhjetëfish më pak sipërfaqen e gjelbër për banor nga norma evropiane, dhe dhjetëfish më të lartë edhe numrin e vdekjeve për banor për shkak të sëmundjeve në organet respiratore?
  2. Me çfarë parash ndërtohen këto kulla?! A shërbejnë ato si lavatriçe për pastrimin e parave të pista të krimit dhe korrupsionit shtetëror, trafiqeve, apo mafjes lokale e ndërkombëtare ndërkohë që në Shqipëri janë pastruar deri vitin e shkuar të paktën 1.6 miliardë euro?
  3. Për Kullën Mal që do ngrihet në mes të Tiranës, a është Edi Rama në dijeni të pronarëve të vërtetë të saj?! A është dhënia e lejes për ndërtimin e saj një dhuratë me benefite politike për të dhe përfituesin që siç po thuhet prapa kësaj pune qëndron familja e “krerevolucionarit”?! ( Natyrisht, ai nuk mund të thotë, Po, se ndryshe i bie të largohet nga pushteti.)”, shkruan Bejko

Reagimi nga Roland Bejko

Në reagimin e tij të gjatë plot metafora e fraza të gjata, Edi Rama nuk u ka thyer asnjë përgjigje shqetësimeve të opinionit publik dhe focave opozitare. Përkundrazi, kushdo që ka një opinion negativ ndaj çështjes së Kullës-Mal në mes të Tiranës, si gjithmonë, e ka gjetur veten në mes të sulmit me baltë e llumit metaforik të Edi Ramës.

Në këtë rast, Edi Rama na dëshmoi edhe një herë se gjuhën në politikë ai e përdor si artin për të fshehur të vërtetën.

Mirëpo, kryeministri i një vendi demokratik e ka për detyrë kushtetuese transparencën ndaj qytetarëve të vet.

Edi Rama, në këtë rast, dhe si gjithmonë në fakt, ka bërë të kundërtën.

Mos transparencën, e ka standart qeverisje.

Në reagimin e tij të gjatë Edi Rama nuk u ka dhënë asnjë përgjigje shqetësimeve të opinionit publik mbi temën në fjalë, të cilat janë:

  1. Përse kullat ndërtohen në mes të Tiranës dhe jo në një kënd të dedikuar për to, si në gjithë kryeqytetet perëndimore, larg zonave të trashëgimisë arkitekturore historike?
  2. Përse zhduken parqet dhe lulishtet e Tiranës, ndërkohë që kryeqyteti ynë e ka shkallën e ndotjes së ajrit trefishin e normës së lejuar evropiane, dhjetëfish më pak sipërfaqen e gjelbër për banor nga norma evropiane, dhe dhjetëfish më të lartë edhe numrin e vdekjeve për banor për shkak të sëmundjeve në organet respiratore?
  3. Me çfarë parash ndërtohen këto kulla?! A shërbejnë ato si lavatriçe për pastrimin e parave të pista të krimit dhe korrupsionit shtetëror, trafiqeve, apo mafjes lokale e ndërkombëtare ndërkohë që në Shqipëri janë pastruar deri vitin e shkuar të paktën 1.6 miliardë euro?
  4. Për Kullën Mal që do ngrihet në mes të Tiranës, a është Edi Rama në dijeni të pronarëve të vërtetë të saj?! A është dhënia e lejes për ndërtimin e saj një dhuratë me benefite politike për të dhe përfituesin që siç po thuhet prapa kësaj pune qëndron familja e “krerevolucionarit”?! ( Natyrisht, ai nuk mund të thotë, Po, se ndryshe i bie të largohet nga pushteti.)

Pra, që të kuptohemi. Siç e kish thënë në fund të shkrimit të vet Edi Rama, ne nuk jemi kundër sektorit të ndërtimit në Tiranë e në gjithë Shqipërinë. Por ne jemi kundër përdorimit të kësaj industrie si një sektor i rëndësishëm i pastrimit të parave të pista të krimit, trafiqeve e korrupsionit shtetëror e cila po shkatëron ekonominë e ndershme duke prishur rregullat në treg, duke favorizuar kryesisht oligarkët, duke rritur artificialisht çmimet e banesave, duke deformuar artificialisht kursin e këmbimit, ku forcimi i lekut dhe shvlerësimi i valutës së huaj po falimenton eksportuesit dhe prodhuesit vendas.

Ne jemi kundër hipokrizisë politike të atyre që ditën premtojnë e nxisin revolucion për përbysjen e një regjimi të korruptuar, duke hedhur baltë, akuza e shpifje si pazarexhinj me pushtetin ndaj nesh që jemi të ndryshëm nga ata, dhe natën bëjnë pazare me qeverinë dhe Kryeministrin dhe Kryetarin e Bashkisë për kullat nëTiranë, a resortin e rradhës në bregdet me të njëjtët oligarkë dhe trafikantë.

Pra, Edi Rama në reagimin e tij i është shmangur thelbit të debatit publik mbi pazaret politike, dhe ekonominë kriminale.

Dhe kjo nuk besoj se është lajthitje, por strategji për të mbrojtur pazarin politik me pronarët e vërtetë të kullave dhe investitorëve të tij strategjik në bregdetin e Shqipërisë ku me sa duket pastrojnë paratë e pista në emër të zhvillimit.

SPAKU do ketë shumë, shumë punë. Por puna bëhet e lehtë kur ndjek paranë, mjafton që të ketë vullnetin e duhur.

Me këtë rast, hipokrizisë politike po i vjen fundi. Bakrit, po i del kallai, siç kulla- mal ia nxori bojën qëllimit të vërtetë të të ashtuquajturit “revolucion” që do përmbyste regjimin e korruptuar të Edi Ramës.

Koha qenka zbardhuesi më i mirë i të vërtetave të mëdha!

Etiketa: BejkokullaRama

Lajme të lidhura

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!
Breaking Views

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

23:03 - 21/06/26
Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!
Breaking Views

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26
Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!
Breaking Views

Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

20:41 - 21/06/26
Para
‘Përpjekja për të mbyllur hetimin dështoi’, Berisha: Rama përgjegjës

'Përpjekja për të mbyllur hetimin dështoi', Berisha: Rama përgjegjës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë
Sport

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë

23:12 - 21/06/26

Belgjika është ndalur sërish në Botëror, duke barazuar pa gola, kësaj radhe me Iranin. Takimi i luajtur në Kaliforni, nisi...

Lexo më shumë
Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

23:03 - 21/06/26
Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26
Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

21:11 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibombetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis