GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Bonucci kërkon rikthimin në skuadër por Juve nuk e llogarit më

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Bonucci kërkon rikthimin në skuadër por Juve nuk e llogarit më
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbrojtësi i Kombëtares Italiane Leonardo Bonucci, i larguar nga rotacionete e skuadrës së Juventusit, i kërkoi bordit bardhezi të ribashkohej në stërvitje dhe të bëhej sërish pjesë e ekipit të parë, por klubi italian qëndroi i vendosur në vendimin e marrë për sezonin e ardhshëm, për të mos e llogaritur më, pavarësisht faktit se i ka mbetur edhe një vit nga kontrata.

Pas një sezoni të karakterizuar nga dëmtimet e tij, ku ai humbi të gjithë rëndësinë në qendër të mbrojtjes, Juve vendosi të lërë jashtë projektit sportiv atë që deri më tani ishte kapiteni i tyre. Diçka që Bonucci nuk e ka pranuar dhe ka bërë që ai të dërgojë përmes avokatëve të tij një email të certifikuar në klub, duke kërkuar rikthimin e tij, zbuloi këtë të premte ‘La Gazzetta dello Sport’.

Përgjigja e ‘Zonjës së Vjetër’, sipas burimit të lartpërmendur, ishte e prerë: Juventusi përcolli synimin e tyre për të mos llogaritur në të për sezonin e ardhshëm, duke rritur tensionin mes të dyja palëve. Lëvizja e qendërmbrojtësit italian nga ana tjetër, e ndihmon atë të sqarojë situatën e tij dhe të mund të shkojë në Bordin e Arbitrazhit të Serisë A për të bërë një ankesë të mundshme kundër Juventusit dhe për të kërkuar një dëmshpërblim që mund të arrijë në 2 milionë euro, raporton gazeta.

Bonucci, të cilit i ka mbetur edhe një vit nga kontrata e tij, stërvitet në qytetin sportiv të Continassa-s në një kohë të ndryshme nga ish-shokët e tij të skuadrës, por së bashku me pjesën tjetër të lojtarëve të braktisur që nuk hyjnë në projektin e Juventusit, si zvicerani Denis Zakaria.

Opsioni i kompensimit është ai që merr më shumë forcë nëse ‘Juve’ refuzon të rikthejë Bonuccin në stërvitje, pasi Seria A i mbron lojtarët me kontratë që janë lënë jashtë. Nga ana e tij, mbrojtësi foli në rrjetet sociale të mërkurën e kaluar pas miqësores së fundit, të cilën e pa nga tribuna, kundër vendimit të marrë nga bordi bardhezi.

Etiketa: bonucciJuventus

Lajme të lidhura

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses
Sport

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

15:31 - 21/10/26
“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes
Sport

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

15:24 - 21/10/26
Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja
Sport

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

14:00 - 21/10/26
Para
A keni miqësi me Luizin? Olta habit me përgjigjen

A keni miqësi me Luizin? Olta habit me përgjigjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!
Aktualitet

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26

Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar lidhur me revoltën studentore në Shqipëri, duke bërë thirrje të...

Lexo më shumë
Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

21:12 - 21/10/26
“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

21:10 - 21/10/26
“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

20:44 - 21/10/26
Studentët paralajmërojnë: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti

Studentët paralajmërojnë: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti

20:32 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com