GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Histori i trishtë, ushtari i UÇK tregon si serbët i vranë mizorisht gruan, prindërit dhe fëmijët

08:28 - 30/11/21
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Histori i trishtë, ushtari i UÇK tregon si serbët i vranë mizorisht gruan, prindërit dhe fëmijët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fadil Muqollit, është ish-ushtar i UÇK, i cili ka treguar një intervistë televizive historinë  e trishtë që na preku të gjithëve dhe na kthen panoramën e keqe të veprimeve makabre që serbët bënin ndaj kosovarëve. Ai ka treguar se, forcat serbe ia vranë katër fëmijët, bashkëshorten, prindërit, gruan e vëllait dhe dy fëmijët e vëllait në Masakrën e Poklekut ku u vranë e shkrumbuan 47 njerëz.

Muqolli rrëfen që familja e tij nuk ishte në pozicion të mirë për t’u fshehur në pyll, ndërkaq kur kishin shkuar në Drenas, forcat serbe i kishin kthyer prapa.  “Më 17 prill 1999 mbi fshatin tonë u bë një sulm i tmerrshëm nga të gjitha anët. Ne ishim në fshat. Unë isha ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mirëpo fuqia jonë për t’i ndalë forcat serbe ishte e pamundur. Ishte një ushtri shumë e madhe por edhe me arsenal shumë të madh”, ka thënë Muqolli.

Mes dhimbjes, Muqolli tregon se serbët e tërbuar kishin mbërritur në fshat me synimin për të bërë masakra dhe në çdo shtëpi që hynin vrisnin njerëzit pa pikë mëshire. “Ata hynë vetëm e vetëm për të bërë masakra. As s’ka pas asnjë provokim. Familja ishte në shtëpi. Atë ditë është nisë ofensiva diku afër orës 6 të mëngjesit. Pozicioni i lagjes sonë ku ishim nuk kish mundësi të largohen dhe të ikin në pyll”, tha ai.

Muqolli thotë se forcat serbe e kishin detyruar familjen e tij të kthehej në fshat ku më pas gjetën vdekjen mizorisht. “Baba im ka refuzuar me u kthyer. Policët serbë kanë gju në ajër dhe u kanë thanë: kthehuni ose do t’ju vrasim. Atë ditë ka qenë dita e 17 prillit, ka qenë ditë me shi, ditë e ftohtë”, u shpreh Muqolli.

Më tej ai tregon se Forcat e UÇK nuk mundën t’i ndalonin pasi mendonin që familjet ishin kthyer në bazë të urdhrit nga Serbët, por jo ata nuk ishin bindur dhe armiku nuk i kurseu. “Familja u kthye në shpi të vet edhe kanë hy në shpi forcat serbe. S’mundëm me i ndalu, kanë hy në fshat. Na nuk e kemi ditë se janë kthye familja ne kemi menduar se familja ka dalë në Drenas edhe jemi largu prej pozicioneve sepse kemi pas sulme të tmerrshme”, tha ai

Ai më pas rrëfen se si fillimisht ia kishin vrarë babanë, dhe më pas forcat serbe ishin kthyer dhe e kishin bombarduar dhomën ku ndodheshin 51 vetë, mes tyre edhe shumë fëmijë – prej foshnjës gjashtëmuajshe e deri te fëmija 13-vjeçar.

“Edhe janë hi forcat serbe në oborr, kanë shkuar në shpi. Kanë qenë 53I kanë nxjerrë jashtë, i kanë numëruar edhe i kanë futë brenda prapë. Pas 10 minutash janë kthyer kanë hi brenda e kanë marrë babën Sinanin dhe Imer Elshanin, shkrimtarin e fëmijëve. I kanë qitë jashtë 30 metra prej shtëpisë edhe i kanë ekzekutuar”, tha ai.

Sipas tij, nga tmerri që po shihnin dhe kolapsi i krijuar familja e tij  ishin në  një dhomë që po strehoheshin 51 veta dhe serbët iu kanë hedhur bombë brenda.  “Ua kanë hapë derën edhe i kanë gju dy bomba. Kur u qetësuar prej bombave, kanë hy me pushkë automatike deri sa kanë menduar që i kanë vra të gjithë”, ka deklaruar ai. I brengosur Muqolli tha se këto janë plagë të gdhendura që nuk harrohen kurrë edhe nëse të tjerët përpiqen të deformojnë të vërtetat.

Etiketa: historiKosoveSerbUCK

Lajme të lidhura

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë
Aktualitet

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

09:29 - 01/02/26
Para
Mbyllet sërish rruga e Arbrit, policia bllokon hyrjet në të dyja krahët

Mbyllet sërish rruga e Arbrit, policia bllokon hyrjet në të dyja krahët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26

Rreth 75 kg kanabis janë sekuestruar nga policia greke në Rajo të Igumenicës, në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Operacioni ështe...

Lexo më shumë
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com