GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U arrestua në Vlorë, si ndodhi vrasja e shqiptarit në Itali

15:12 - 13/08/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U arrestua në Vlorë, si ndodhi vrasja e shqiptarit në Itali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hasim Musaraj (Murataj) u arrestua në kuadër të operacionit “Dhelpra e kuqe” në një bashkëpunim Interpol dhe policisë. 29-vjeçari kërkohej nga autoritetet italiane për vrasjen e një tjetër shqiptari, 39-vjeçarit Shpëtim Frashëri, krim i kryer në Itali.

Lidhur me vrasjen e Shpëtim Frashërit, në qershor të vitit 2020, u dënua me 12 vite burg një nga autorët, Donaldi Rushiti, i njohur me nofkën Doni.

Rushiti, menjëherë pasi ka kryer krimin ka ardhur në Shqipëri, por falë bashkëpunimit mes policisë shqiptare dhe asaj italiane, ai u kap në Tiranë, përpara dy vitesh. Pas ekstradimit, shqiptari mori dënimin nga Gjykata e Torinos.

Sipas policisë katër autorët e vrasjes së Frashërit janë: Hasim Murataj, Cerciz Banushi, Sabri Brakaj dhe Donaldi Rushiti.

Nuk dihen motivet që çuan 4 shqiptarët të vrasin bashkëatdhetarin e tyre, por dyshohet se gjithçka ndodhi për kontrollin e tregut të prostitucionit në vendin fqinj.

Viktima, sipas hetimeve, drejtuar nga prokurori Vito Sandro Destito, menaxhonte një rrjet të vogël prostitutash në zonën e De Sanctis.

Në mbrëmjen e krimit, Frashëri, i shoqëruar nga disa miq që ishin të panjohur, kishte pasur një konflikt me katër të pandehurit në lokalin “Chic”, i cili qëndron hapur 24 orë. Përleshja mes tyre ishte regjistruar nga kamerat në zonë.

Frashëri, i ndjekur në mes të rrugës, ishte goditur nga një e shtënë me pistoletë me kalibër 45. Disa plumba të lëshuar në drejtim të tij, kanë goditur ndërtesa rreth e rrotull zonës.

Mbrojtësi i Rushitit, avokati Enrico Calabrese, pohoi se i riu, i pashkolluar, ishte përfshirë në atë mosmarrëveshje të ngatërruar dhe ishte përpjekur të mbrohej.

Etiketa: ItaliKryesore1ShqiptareVrasja

Lajme të lidhura

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur
Aktualitet

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26
Para
50 të arrestuar nga operacioni në Elbasan, policia në kërkim edhe të Talo Çelës

Për vepra të ndryshme penale, kapen dy persona në Elbasan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin e tij, thanë të premten zyrtarët amerikanë dhe media shtetërore iraniane....

Lexo më shumë
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com