GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Nga boksi te lidhja me Dimitrov, “GDS” na prezanton modelen “hot”

18:11 - 14/08/23
në Show Biz, Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga boksi te lidhja me Dimitrov, “GDS” na prezanton modelen “hot”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Së fundmi, Madalina Ghenea ka konfirmuar lidhjen e saj me tenistin e famshwm Grigor Dimitrov. Të dy janë shfaqur së bashku, si në rrjetet sociale ashtu edhe në ndeshjet e tenisit të Grigorit. Madalina është në Itali prej shumë vitesh.

Botimi nga media italiane “Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar një artikull aktores dhe modeles nga Rumania, në të cilin është analizuar jeta e saj.

Ata janë përqëndruar në pesë pika nga jeta dhe karriera e Mădălina Ghenea, duke përmendur se cilat janë preferencat e rumunes.

“Modelja dhe aktorja rumune e ka zyrtarizuar lidhjen e saj me tenistin Grigor Dimitrov. Prej pak kohësh është përfolur për lidhjen e tyre, por tashmë gjithçka është zyrtarizuar. Modelja dhe aktorja Madalina Ghenea, si dhe tenisti bullgar Grigor Dimitrov janë çift.

Dy javë më parë, të dy ishin bashkë në Itali, ku ajo prezantoi filmin e saj të ri, “Frika e thellë”. Madalina së fundmi ka mbushur 36 vjeç dhe me siguri ka festuar me të dashurin e saj të ri.

Një fizik si ai që ka Madalina Ghenea nuk është vetëm për shkak të “nënës natyrë”. Modeles i pëlqen të merret shumë me sport, si në palestër ashtu edhe jashtë saj.

Nuk është e vështirë ta takosh në rrugë të veshur sportive, me kufje gjatë shëtitjeve. Në palestër, nga ana tjetër, ajo stërvitet edhe me pesha për të tonifikuar këmbët dhe muskujt e saj.

Kohë më parë ajo zbuloi edhe boksin, një sport që e do, sepse i lejon të punojë me të gjithë trupin, por është edhe argëtues.

Modelja dhe aktorja kujdeset shumë edhe për ushqimin e saj, ku përpiqet të hajë ushqime të shëndetshme dhe natyrale.

Ajo sigurohet që të pijë shumë ujë gjatë gjithë ditës, gjë që e ndihmon të ketë lëkurë dhe flokë të shëndetshëm, por edhe e mban të hidratuar.

Herë pas here ajo bën agjërime me ndërprerje, të cilin nuk e mban për të humbur peshë, por për të detoksikuar trupin.

Madalina kujdeset shumë për flokët dhe lëkurën e saj, duke përdorur shpesh kremra të ndryshëm për fytyrën dhe trupin.

Ajo nuk harron kurrë të heqë grimin dhe kur udhëton e nuk ka produktet e saj në dorë, përdor vaj kokosi. Aktorja kujdeset shumë mirë për flokët e saj, duke u frymëzuar nga Anna Magnani dhe Sophia Loren, sepse ndihet e afërt me Italinë.

Madalina Ghenea e do vallëzimin dhe muzikën, aq sa studioi piano për shtatë vjet. Karriera e saj si modele filloi në moshën 15-vjeçare, kur mbërriti në Milano për stilistin Gattinoni.

Gëzimi më i madh i Madalinës është vajza e saj, Charlotte, të cilën e ka bashkë me ish-bashkëshortin, sipërmarrësin Matei Stratan”, – shkruan media italiane.

Etiketa: DimitrovGheneajeta

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
‘Ju paketoj’, shoqërohet pronari i gurores në Tropojë (Emri)

‘Ju paketoj’, shoqërohet pronari i gurores në Tropojë (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se SHBA po vepron me forcë të plotë kundër Iranit, duke theksuar...

Lexo më shumë
Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com