GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Taksa e pronës, si u llogaritën çmimet e referencës nga Dajti në Petrelë e Prezë

07:43 - 15/08/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Agjentët e pronave të shqetësuar: U mbyllën sportelet e kadastrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas rritjes së çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të Tiranës, mbi të cilat llogaritet taksa e ndërtesave, vlerat e tyre u rritën edhe për 5 njësitë administrative të Tiranës.

Nga 13 njësitë administrative të Tiranës, në 5 prej tyre, çmimet fiskale mbi të cilat llogaritet taksa e ndërtesave, janë rritur nga 29 deri në 73%.

Konkretisht sipas çmimeve referuese të VKM nr. 168, dt. 27.03.2019, krahasuar me ndryshimet me VKM nr. 457, dt. 26.7.2023 të botuar në Fletoren Zyrtare, çmimet e referencës janë rritur në njësitë administrative si: Dajt, Farkë, Kashar, Petrelë dhe Prezë. (Vendim hyri në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.)

Rritja më e lartë e çmimeve fiskale është në Farkë me 73%. Çmimet fiskale në këtë zonë nga 66,500 arrijnë në 115,200 lekë për metër katror.  Në zonat Petrelë dhe Prezë rritja e çmimeve fiskale është 60%.

Në Dajt, çmimet nga 53,500 arrijnë në 75,500 lekë për metër katror (rritja 41%). Në Kashar, nga 53,500 u rritën në 69,000 lekë për metër katror (rritja 29%).

Rritja e çmimeve referuese do të rrisë nivelin e taksës së ndërtesave edhe në këto zona, pasi baza e llogaritjes së taksës është vlera e shtëpisë. Taksa është sa 0,05% e vlerës së apartamenteve llogaritur sipas çmimeve fiskale.

Edhe në vendimin e ri mbetet i pandryshuar përcaktimi për reduktimin e çmimit fiskal deri në 35% nga njësitë administrative.

“Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi të destinuara për banim në njësitë administrative jashtë qytetit përkatës, të cilat ju bashkuan njësive të qeverisjes vendore pas hyrjes në fuqi të ligjit Nr. 115/2014 “Për ndarjen administrative-territoriale të njësive të vetëqeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, reduktohet deri në 35 (tridhjetë e pesë) për qind, krahasuar me çmimin e zonës më të afërt, përjashtuar zonat rezidenciale.

Në zonat që përfshihen në Bashkinë Tiranë, ky reduktim është deri në 30 (tridhjetë) për qind krahasuar me çmimin e zonës më të afërt”, thuhet në vendim.

Sakaq edhe për ndërtesat e privatizuar me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore” i ndryshuar, çmimi për metër katror është 70% e çmimit sipas zonave të tabelës, vetëm në rastin e shitjes së parë.

Ndërsa çmimet fiskale në rrethe kanë mbetur të pandryshuara.

Në 2019, me ndryshimet që pësoi vendimi i vitit 2018 “Për metodologjinë e përcaktimit të vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme”, ndryshuan çmimet referuese të apartamenteve në bashkitë Pustec dhe Dropull, ku vlerat u rritën respektivisht me 66,6% dhe 12,5%. Në bashkinë Divjakë çmimet u ulën 20%.

Referuar të dhënave të raportit për vitin 2022 “Qeverisja Vendore në Shqipëri” të Institutit të Bashkive të Shqipërisë, bashkitë Pustec dhe Dropull të vetmet ku u rritën çmimet e referencës për vlerësimin e taksës së ndërtesës janë edhe bashkitë që renditeshin me rritjen më të lartë të detyrimeve të prapambetura. Krahasuar me 2021 në bashkinë Dropull detyrimet e prapambetura në 2022 u rritën 228% dhe në bashkinë Pustec u rritën 169%.

Sipas raportit bashkia e Pustecit është në pamundësie pagese për shkak të situatës financiare të kësaj bashkie dhe kërkohej domosdoshmërish vëmendja e qeverisë.

“Bashkia Pustec përmbush kriterin e gjendjes së vështirësisë serioze financiare të përcaktuar në nenin 57 të ligjit të sipërcituar, pasi detyrimet e tyre të prapambetura zënë mbi 80% të shpenzimeve vjetore për vitin 2021.

Bashkia e Pustecit, pjesën më të madhe të detyrimeve të prapambetura i ka akumuluar ndaj palëve të treta për projekte të investimeve publike (146 milionë lekë)”, theksohej në raport. /Monitor/


Etiketa: Kryesore1Pronareferencataksa

Lajme të lidhura

Ndërroi emrin, mbolli dhe flokët për t’i shpëtuar atentatit/ Detaje nga ekzekutimi i 49-vjeçarit në Koridhalos
Aktualitet

Ndërroi emrin, mbolli dhe flokët për t’i shpëtuar atentatit/ Detaje nga ekzekutimi i 49-vjeçarit në Koridhalos

20:17 - 17/02/26
Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Londër, arrestohen dy vajza dhe një djalë
Aktualitet

Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Londër, arrestohen dy vajza dhe një djalë

18:52 - 17/02/26
Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum për shkak të baticës, përmbyten banesa dhe biznese
Aktualitet

Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum për shkak të baticës, përmbyten banesa dhe biznese

17:58 - 17/02/26
Para
Ditën e sotme dielli favorizon ndjenjat, ja çfarë thotë horoskopi, 28 maj 2023

Horoskopi për ditën e sotme, ja çfarë kanë rezervuar yjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 18 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:53 - 18/02/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Shkurt 2026

07:42 - 18/02/26
Parashikimi i motit, 25 Dhjetor 2024

Parashikimi i motit për sot, 18 Shkurt 2026

07:34 - 18/02/26
Salianji do mbajë takimin e radhës me strukturat e PD në Berat

Salianji do mbajë takimin e radhës me strukturat e PD në Berat

23:35 - 17/02/26
Pas golit ndaj Benfica-s, ndërpritet ndeshja 10 minuta për Viniciusin

Pas golit ndaj Benfica-s, ndërpritet ndeshja 10 minuta për Viniciusin

23:17 - 17/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com