GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Me urdhër të SPAK, ndalohet biznesmeni i njohur (EMRI)

23:04 - 16/08/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
2 mijë euro për të liruar të dënuarin, SPAK çon për gjykim oficerin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shoqërohet nga Policia e Shtetit biznesmeni i tenderit të sterilizimit.

Nga raportimet mësohet se policia shoqëroi mbrëmjen e sotme biznesmenin Ilir Rrapaj. Ky i fundit është ndaluar në jug të vendit.

Ndalimi i Rrapajt është bërë me urdhër të SPAK.

Pritet që SPAK të marrë në pyetje biznesmenin Rrapaj lidhur me hetimet që po kryhen për tenderin e sterilizimit.

SPAK po heton prej të paktën 3 vitesh mbi këtë tender, ndërsa janë marrë në pyetje ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj, si dhe zyrtarë të tjerë të kësaj Ministrie, që kanë pasur dijeni për procedurat.

Nuk dihet nëse Rrapaj vetëm do të merret në pyetje apo ndaj tij mund të lëshohet urdhër-arresti.

Në garë për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milion dollarë, kanë hyrë 5 kompani, ku tre prej tyre janë skualifikuar në mënyrë të menjëhershme.

Gara për këtë koncesion deri në fund është zhvilluar mes dy Bashkimeve të Operatorëve Ekonomikë, ku në njërin krah qëndronin kompanitë “Action Laundry” me qendër në Durrës, “S.S.I”, “Mario Gugliemo”, dhe “Brema Ambiente”.

Ndërsa në krahun tjetër qëndronte Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë, “Servizi Italia”, “Tecnosanimed”, “U.jet” dhe “Investital”, që përfaqësohej nga Ilirjan Rrapaj, i konsideruar si mik me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Por gjatë marrjes në pyetje nga SPAK, Beqaj i është shmangur disa herë pyetjes nëse kishte pasur njohje dhe miqësi më parë me Ilirjan Rrapaj, person i cili në 26 maj 2015 u shpall fitues i koncesionit për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.

Megjithëse grupi i kompanive që përfaqësoheshin nga “Action Landeri” u ankua pranë Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, duke renditur një sërë shkeljesh në përllogaritjen e pikëve, KPP vendosi të pranojë ankesën duke kthyer mbrapsht në Ministrinë e Beqajt praktikën e miratimit të koncesionit.

Vendimi është marrë në 22 qershor 2015 dhe KPP-ja, vërejti se mbledhja e pikëve në vlerësimin e parë ka gabime matematikore.

Pas këtij vendimi detyrues, procedura e mbledhjes së pikëve është mbajtur në datën 28 shtator 2015 dhe pikërisht në atë ditë është shpallur fituesi, ku sërish ka qenë bashkimi i operatorëve “Servizi Italia”.

Këtë herë kjo kompani ka marrë më shumë pikë se në vlerësimin e parë. Nga 73.98 në 91.03 pikë, rreth 22 pikë më tepër.

Burime pranë SPAK bënë me dije se Beqaj për këtë moment është shprehur se ai nuk kishte asnjë akses në përllogaritjen matematikore të pikëve.

Sipas tij, pikëzimi i kritereve të dy kompanive garuese, ishte përgjegjësi e punës të anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe jo e Ministrit.

Beqaj, rezulton të jetë firmëtar i lidhjes së kontratës koncesionare me kompani “Sani Service”.

Por ish-ministri mësohet të jetë shprehur në SPAK se për qartësimin e pikave të kontratës kishte ngritur një grup pune, me ekspertë të fushës që realizuan diskutimet mbi termat ligjorë që përmban kontrata.

Etiketa: hetimeKryesore1rrapajSpak

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Manchester City është fitues i Superkupës UEFA

Manchester City është fitues i Superkupës UEFA

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com