GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Doka i bindur: Në këtë kampionat, Tirana nuk ka…

23:26 - 18/08/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Doka i bindur: Në këtë kampionat, Tirana nuk ka…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare dhe i Tiranës, Albi Doka është i bindur se ‘bardheblutë” e këtij sezoni nuk kanë kundërshtarë në rrugën për titull. Ai deklaron se ka gjetur një ekip të kompletuar në çdo repart dhe një skuadër që nuk trembet nga asgjë.

Në intervistën për median sportive shqiptare “Panorama Sport”, Doka pranon se po bën gjithçka që të jetë gati për javën e parë të kampionatit ndaj Dinamos.

Po kështu, mbrojtësi i dalë nga akademia bardheblu ishte një nga goditjet e bujshme të Tiranës në merkato. Lojtari u rikthye në kampionatin shqiptar pas aventurës së fundit në Hungari me Budapest Honved.

Dy asistime dhe 23 ndeshje i llogariten gjatë sezonit të shkuar mbrojtësit të djathtë të Kombëtares. Doka ka qenë në fushën e lojës 1349 minuta në çdo kompeticion.

 

Pas dy vitesh në Europë, tani keni dy muaj që jeni veshur sërish bardheblu. Si e ke gjetur Tiranën?

Tiranën e lashë kampione dhe e gjeta shumë të fortë. Kam një muaj e gjysmë këtu. Jam kthyer në shtëpi. Jemi në pritje të ndeshjeve të kampionatit. Të gjithë presin vetëm një gjë. Një Tiranë shumë të fortë në fushën e lojës. Dhe ne do të japim maksimumin për të treguar këtë Tiranë në fushën e lojës. Realisht skuadrën e gjeta të plotë në çdo repart dhe në elementë. Madje me lojtarë të Kombëtares. Grupi që ka ardhur këtë verë them se ka ndërtuar një super Tiranë.

 

Si është gjendja e Albi Dokës?

Gjendja është e mirë. Personalisht jam mirë, po kështu edhe shokët e skuadrës. Kemi kaluar shqetësime të vogla, por kjo është normale në futboll. Edhe pse kemi pasur dëmtime, djemtë janë në formë. Çdo rikuperim do ta bëjmë deri në fund të javës tjetër që nis kampionati. Them se kemi kohë për të qenë në “top-formë”.

 

Siç e thatë edhe vetë keni pasur disa shqetësime pas ndeshjes së parë me Beshiktashin. Do të jeni gati për sfidën e parë?

Për të qenë në fushën e lojës apo unë mund të them që do të bëj maksimumin që të jem në fushën e lojës. Do të bëjmë më të mirën që të jem gati, pastaj nëse aktivizohem i përket trajnerit.

 

Përveç 36 javëve, tani formula të çon në shtesë. Keni një mendim për këtë formulë të re të kampionatit?

Them se nuk kam një opinion për këtë çështje. Janë gjëra administrative. Ne do t’i marrim takimet një nga një. Duam të fitojmë çdo takim. Në fund fare le ta fitojë skuadra më e mirë.

 

Tirana është skuadra më e kompletuar në letër, por cili është kundërshtari juaj për kampionat?

Unë them që Tirana nuk ka fare kundërshtarë. Kundërshtare është vetvetja dhe përqendrimi për të fituar çdo takim që do të luajmë.

 

Luajtët ndaj Beshiktashit, si e keni parë paraqitjen e skuadrës suaj në Europë?

Fati i mirë dhe fati i keq të luash ndaj një skuadre si Beshiktashi. Fat i keq, sepse ishte kundërshtar shumë i fortë dhe nuk mund të kalohej. Fati i mirë në krahun tjetër, sepse çdo lojtar në të dyja takimet tregoi vlerat e tij. Them se nëse nuk do të ishte Beshiktashi do të kalonim më shumë ture.

 

Tirana është trampolina që të fitoni sërish Kombëtaren?

Këto çështje i përkasin trajnerit të Kombëtares. Detyra ime është që të bëj maksimumin dhe më pas të shohim./PanoramaSport

Etiketa: Albi DokaTirana

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
Si do të nisë java? Parashikimi i motit për fillimin e vitit

Parashikimi i motit, 19 Gusht 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com