GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbardhet vendimi i GJKKO për “sterilizimin”: U firmos nga…

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhet vendimi i GJKKO për “sterilizimin”: U firmos nga…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të kontratës së sterilizimit, pas shkeljeve që u konstatuan nga SPAK.

Sipas vendimit “Gjykata bazuar në nenin 41 të Ligjit Nr.9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksionarëve publikë”, nën titullin “Autoritetet përgjegjës për parandalimin, kontrollin dhe zgjidhjen e gjendjeve të konfliktit të interesave”, ku parashikohet shprehimisht se: 1. “Autoriteti qendror përgjegjës për zbatimin e këtij ligji është Inspektorati i lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktit të Interesave dhe që përmendet në këtë ligj me shkurtimin “Inspektorati i Lartë”. Inspektorati i Lartë vihet në lëvizje me kërkesë të institucioneve publike, palëve të interesuara dhe kryesisht me nismën e tij”, çmon se ky vendim duhet t’i komunikohet Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në përfundim të hetimeve paraprake, me qëllim marrjen e masave për ndjekjen e rrugës ligjore të hetimeve për konstatimin e pavlefshmërisë së Kontratës Koncesionare datë 02.12.2015 të lidhur midis Ministrisë së Shëndetësisë, përfaqësuar nga Ministri z.Ilir Beqaj dhe shoqërisë Saniservise sh.p.k përfaqësuar nga administratori z.Admir Daca”.

Pak ditë më parë SPAK ka lëshuar 8 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë për abuzime me koncesionin e sterilizimit. Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është arrestuar ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

Për këtë koncesion kishin nisur hetimet nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, pas kallëzimeve se ky projekt është i panevojshëm, duke hedhur dyshime për abuzime të ndryshme financiare.

“SaniService” fitoi në vitin 2015, koncesionin për “ofrimin e shërbimeve të integruara për setin e personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, me afat 10-vjeçar.

E parashikuar fillimisht në 10 miliardë lekë, kostoja e këtij koncesioni u rrit ndjeshëm, për shkak të numrit të lartë të ndërhyrjeve kirurgjikale, në raport me parashikimet. Në projektbuxhetin e vitin 2020, në tabelën që sqaron financimet buxhetore për koncesionet, Ministria e Financave raportoi se vlera totale e kontratës për koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale në salla do të arrijë në 16.5 miliardë lekë, nga 10 miliardë lekë që ishte raportuar në buxhetin e vitit 2018. Të dhënat nga bilancet tregojnë se për periudhën 2016-2022, të ardhurat e koncesionarit, që janë pagesa nga buxheti i shtetit përmes parave të taksapaguesve arritën në 8 miliardë lekë, ose 76 milionë euro./monitor

Etiketa: GJKKOSterilizimi

Lajme të lidhura

Dita e 98-të e protestës, qytetarët mbushin sheshet dhe rrugët deri në  largimin e qeverisë: Ta rrethojmë  kryeministrinë
Aktualitet

117 ditë qëndresë! Protestë para Kuvendit dhe pasdite përballë Kryeministrisë: Të shporrim këtë bandë kriminale

07:51 - 24/09/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

U godit me thikë gjatë sherrit në lokal, ndërron jetë në spital 49-vjeçari (Emri)

07:33 - 24/09/26
‘Nesër më shumë’- Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit
Breaking Views

‘Nesër më shumë’- Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit

22:44 - 23/09/26
Para
“Iu rrofshin miliardat”/ Chelsea mposhtet për faj të “super blerjeve”

“Iu rrofshin miliardat”/ Chelsea mposhtet për faj të “super blerjeve”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e 98-të e protestës, qytetarët mbushin sheshet dhe rrugët deri në  largimin e qeverisë: Ta rrethojmë  kryeministrinë
Aktualitet

117 ditë qëndresë! Protestë para Kuvendit dhe pasdite përballë Kryeministrisë: Të shporrim këtë bandë kriminale

07:51 - 24/09/26

Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama hyn sot në ditën e 117-të, ndërsa qytetarët kanë paralajmëruar një ditë me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

U godit me thikë gjatë sherrit në lokal, ndërron jetë në spital 49-vjeçari (Emri)

07:33 - 24/09/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

07:30 - 24/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 24 Shtator 2026

07:29 - 24/09/26
‘Nesër më shumë’- Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit

‘Nesër më shumë’- Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit

22:44 - 23/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com