Gjykata e Apelit Tiranë ka pranuar kërkesën për arrest shtëpie për ushtarakët, Gramoz Mulla dhe dy specialistët e zbulimit Rustem Poçi dhe Gentian Zhurda, bëjnë me dije burime.
Tre ushtarakët ishin lënë në arrest me burg që nga data 7 gusht 2023 nga gjykata e Tiranës pas gjetjes së 125 bimëve kanabis në territorin e repartit ushtarak në Zall Herr në Tiranë.
Të dyshuarit më herët ishin shprehur se kanë vënë në dijeni eprorët për terrenin e vështirë dhe se nuk kanë shpërdoruar detyrën pasi kanë 20 vite që punojnë si ushtarakë.
Discussion about this post