GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Mesi-Ronaldo, Jordan-Magic Johnson

në OP-ED, Opinion, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Mesi-Ronaldo, Jordan-Magic Johnson
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Eduard Zaloshnja

Për “Topa të Artë”, Mesi ia ka kaluar Ronaldos – 7 me 5 deri tani. Por për pasuri të akumuluar deri më sot, Ronaldo ka epërsi ndaj Mesit, rreth 100 milionë euro.

Këtë epërsi Ronaldos ia ka dhënë kontrata e fundit arabe, që i garanton 200 milionë euro në vit minimumi. Ndërsa kontrata e fundit amerikane e Mesit, i garanton atij vetëm 50 milionë euro në vit minimumi. Me sa duken bathët deri më sot, Ronaldo do të ketë epërsi ndaj Mesit financiarisht deri në përfundim të karrierës së tyre sportive. Por a do ta ketë ai këtë epërsi në dekadat në vazhdim?

Për të bërë një ekstrapolim në avancë rreth kësaj pyetjeje, duhet të shohim prapa në historinë e sportit, në duelin sportiv mes Michael Jordan dhe Earvin “Magic” Johnson. Johnson ishte një basketbollist kaq magjik sa i ngjitën nofkën “Magic Johnson”. Rrogat vjetore të klubit për të ishin rekord absolut për kohën, sepse ai ishte “magjik”. Edhe pagat e kompanive për reklamat e lidhura me të ishin magjike. Por ato u ndërprenë pasi ai u tërhoq nga basketbolli aktiv. Dhe sot ai ka një pasuri 0.8 miliard dollarë, sipas “Forbes Magazine”.

Ndryshe qëndron puna me Michael Jordan: Nga 2.2 miliardë dollarë që ai zotëron sot, vetëm 0.1 i kanë ardhur nga rrogat e klubit dhe 0.4 nga reklamat gjatë kohës që ishte aktiv në fushën e basketbollit. Arsyeja: mamaja e tij i kërkoi kompanisë së re (në atë kohë) “Nike”, që Michael Jordan të merrte 2.5% të vlerës së çdo këpuce, bluze, etj., etj., që kompania do të shiste në pafundësi, në qoftë se Jordan do të firmoste me “Nike”. Dhe sot, “Nike” dominon 70% të tregut botëror të veshjeve sportive, ndërkohë që kishte vetëm 3% kur Jordan firmosi marrëveshjen dikur…

Dhe vijmë tani te Leo Mesi. Ai ka nënshkruar një kontratë të ngjashme me të Jordanit, që nuk është gjigante në të tashmen, por që mund të jetë supergjigante në dekadat vijuese…

Etiketa: CR7Eduard ZaloshnjaJordanMagic johnsonMessiOpinion

Lajme të lidhura

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit
Breaking Views

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun
Sport

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Para
Vritet 26-vjeçari shqiptar në Kanada (Emri)

Vritet 26-vjeçari shqiptar në Kanada (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com