GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Meta reagon pas ngjarjes në Palermo: Kur isha 5 vjeç më…

20:49 - 22/08/23
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta reagon pas ngjarjes në Palermo: Kur isha 5 vjeç më…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këngëtari shqiptar Ermal Meta ka marrë një numër të konsiderueshëm mesazhesh nga viktima të ndryshme të dhunës e abuzimeve seksuale, menjëherë pasi reagoi për ngjarjen e rëndë të Palermos, ku një vajzë 19-vjecare u përdhunua në grup nga 7 djem.

Artisti një ditë më parë mbajti një qëndrim për ngjarjen në rrjetet sociale duke u shprehur ashpër kundër përdhunuesve.

“Aty në burg, nëse do të dënoheni, uroj që secili prej jush të përfundojë në qeli me 100 ujqër, që të kuptoni se çfarë është përdhunimi”, shkroi Meta në postimin e tij.

Pas kësaj në drejtim të tij kanë vërshuar mesazhet që tregojnë se janë viktima të përdhunimit dhe këngëtari i ndau me ndjekësit e tij, duke shkruar: “E di që kam postuar gjëra të trishta, por është një e keqe e nevojshme, e vërtetë. Janë njerëz që më kanë shkruar, njerëz të vërtetë, nga një vend i vërtetë, me barrë të vërtetë mbi supe, të cilën e mbajnë me vete në çdo moment të jetës së tyre. Mundohuni t’i lexoni. Kur të keni mbaruar së indinjuari me fjalët e mia, përpiquni të viheni në vendin e tyre. Kush e di nëse do të keni të njëjtin pasion“.

Historitë e ndara nga Ermal Meta janë të gjitha anonime, por në njërën prej tyre thuhet: “I dashur Ermal, më përdhunuan më 26 dhjetor 2000. Pas 23 vitesh ende nuk mund t’ia rrëfej burrit, më vjen turp”.

Ndërsa, një grua e përdhunuar nga xhaxhai i saj në moshën 5-vjeçare tha se “ata që flasin le të vijojnë ta bëjnë këtë, por duhet të dinë se nuk është e lehtë të jetosh me një traumë të tillë, të lahesh derisa të të dalë gjaku nga lëkura, sepse ndihesh pis”.

Më pas është edhe dëshmia mallëngjyese e një gruaje, e cila tregon për shoqen e saj, e cila, pavarësisht bashkëshortit dhe vajzës së dashur, nuk mundi të duronte më dhimbjen e madhe që la përdhunimi dhe një mëngjes u vetëvar.

Mes komenteve të postimit është edhe ai i aktores Elena Sofia Riçi, e cila shkruan: “Shpirti yt i bukur nuk keqkuptohet. Në moshën 12-vjeçare u përpoqa të mbrohesha me një vizatim që kisha bërë, një fletë me ngjyra, nga abuzimi i një zotërie shumë të madh dhe shumë të vlerësuar, i cili e njihte mirë familjen time. Unë munda të flas për këtë vetëm disa vite më parë. Shenja që mbeten përgjithmonë“.

Ermal Meta pasi publikoi shumë prej mesazheve, shkroi: “Më duket e qartë se duhen ligje të rrepta për t’i bërë gratë që vuajnë nga abuzimi dhe ngacmimi të ndihen të afta të raportojnë pa asnjë hezitim, pa mosbesim dhe pa frikë. Nëse doni të më kryqëzoni për këtë, mos u lodhni të brohorisni se ngjitem vetë sipër në kryq”./Tema

Etiketa: Ermal MetaItaliPalermo

Lajme të lidhura

Nën emocione të forta, Selin flet për herë të parë pas fitores së “Big Brother VIP 5”: Shumë shpejt…
Show Biz

Nën emocione të forta, Selin flet për herë të parë pas fitores së “Big Brother VIP 5”: Shumë shpejt…

12:25 - 19/04/26
Pas 120 ditësh izolim, Selin shpallet fituesja e Big Brother VIP dhe rrëmben çmimin e madh prej 100 mijë eurosh
Show Biz

Pas 120 ditësh izolim, Selin shpallet fituesja e Big Brother VIP dhe rrëmben çmimin e madh prej 100 mijë eurosh

07:59 - 19/04/26
Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Para
A pastrojnë Emiratet e Bashkuara Arabe para ruse?

A pastrojnë Emiratet e Bashkuara Arabe para ruse?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Situatë alarmante në Elbasan, tymi dhe aroma e rëndë mbulojnë zonën industriale
Aktualitet

Situatë alarmante në Elbasan, tymi dhe aroma e rëndë mbulojnë zonën industriale

12:53 - 20/04/26

Një situatë shqetësuese mjedisore është raportuar paraditen e sotme në Elbasan, ku banorët që jetojnë në afërsi të zonës industriale...

Lexo më shumë
Nuk ka marrëveshje VV – LDK për presidentin: Abdixhiku: U dakorduam që të mos takohemi më

Nuk ka marrëveshje VV – LDK për presidentin: Abdixhiku: U dakorduam që të mos takohemi më

12:44 - 20/04/26
Grupi që u kap me molotovë, del sot para Gjykatës, Prokuroria kërkon arrest me burg me 5 akuza

Grupi që u kap me molotovë, del sot para Gjykatës, Prokuroria kërkon arrest me burg me 5 akuza

12:31 - 20/04/26
PD kallëzon ministrin Lamallari, Hitën dhe gjithë zinxhirin drejtues të Policisë

PD kallëzon ministrin Lamallari, Hitën dhe gjithë zinxhirin drejtues të Policisë

12:18 - 20/04/26
“S’ka shprehur shqetësim në mbledhjet e grupit”, Balla sqarohet për Spiropalin

“S’ka shprehur shqetësim në mbledhjet e grupit”, Balla sqarohet për Spiropalin

12:07 - 20/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com