GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Rama emëroi Ballën si përfaqësues politik të krimit

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Rama emëroi Ballën si përfaqësues politik të krimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në tryezën e debatit “Pushteti i Krimit” që po zhvillohet në ambientet e selisë së Partisë Demoratike, ish-kryeministri Sali Berisha në analizën e situatës kriminale në të cilën gjendet vendi, theksoi se krimi sot është i lartësuar në pushtet në nivel kryeministri, ndërsa shtoi se shoqëria është në prag vetëvrasjeje.

“Në vitin 2013, me ndërrimin e pushtetit, ditën e inaugurimit të qeverisë, i jam drejtuar Edi Ramës me këto fjalë: Lidhjet tua me krimin janë universale dhe universalisht të njohur. Shqiptarët të amnistuan se të votuan. Por fati i kësaj shoqërie do varet nga lidhjet që do mbash me krimin. Do i presësh ato apo do i vazhdosh ato. Nëse i vazhdon ato, duke qenë kryeministër, kjo do jetë katastrofë për shqiptarët.

Kur i thashë Edi Ramës se lidhjet e tua me krimin janë universale, i thashë atij një të vërtetë, sepse ai, në të shumtën e rasteve, ishte i vetmi kryetar bashkie në botë, që në vend të mbrohej nga garda, merrte vrasës dhe trafikantë si mburojë.

Madje për të zyrtarizuar çdo gjë, bëra edhe një vendim të Këshillit të Ministrave, ku kryetarin e Bashkisë së Tiranës e vendosa në një trajtim më të mirë se ministrat, se në atë kohë ministrat nuk kishin mbrojtje nga garda.

Koha provoi se pas 10 vitesh, për shkak të përhapjes së tmerrshme, ortakërisë të ngushtë, shoqëria shqiptare ndodhet në prag të një vetëvrasje për shkak të krimit.

Sot, vendimmarrësi absolut në distancë në këtë vend është krimi, krimi, krimi.

Krimi sot, i lartësuar në pushtet në nivel kryeministri, është i aftë të kalojë në parlament çdo ligj. Është i aftë të marrë në qeveri çdo vendim, është i aftë të përcaktojë çdo tender, është i aftë të përcaktojë çdo emërim, është i aftë të nxjerrë çdo leje dhe licencë, është i aftë të eliminojë çdo kundërshtar.

Sot, shqiptarët, si kurrë në historinë e tyre, që kur është themeluar shteti, fëmijët e tyre, qenia e tyre, ekonomia e tyre, është e tëra në duart e krimit.

Çfarë ndodhi me dorëzimin e një pjese të transkriptimeve të shërbimeve të inteligjencës franceze, belge, holandeze dhe britanike?

Një shtrëngim ekstrem i radhëve të krimit. Edi Rama emëroi në krye të ministrisë personin që është i interceptuar duke ndërsyer banditët kundër kundërshtarëve politikë, Taulant Ballën.

Tentuan të korruptojnë me pak lekë efektivët e policisë, arrestohen 2 persona në Tiranë

Emëron Taulant Ballën, që jo vetëm në telefonat e kriptuar, por edhe në telefonat të organeve ligjzbatuese të Shqipërisë, është i regjistruar në të gjitha variantet.

Është politikani më i regjistruar në të gjitha variantet, duke komanduar bandat, duke porositur vrasjet. Që i shkatërrohen përgjimet me vendim gjykate dhe prokurori.

Është i denoncuar në sallën e gjyqit si një njeri që është angazhuar në porosi vrasje.

Ndodhi ngjarja e 21 prillit, Ardi Veliu, një nga balozët më të zi të krimit në Shqipëri, Ballkan dhe Europë, doli menjëherë: trafikanti Greca nuk kishte asgjë në makinën e tij.

Në krye të kësaj ministrie, tani që transkriptimet e shërbimeve belge, franceze dhe holandeze, po vijnë në Shqipëri, u emërua përfaqësuesi politik më i rrezikshëm i krimit.

Saimir Tahiri nuk ishte as një e treta e Ballës për krimin”, u shpreh Berisha.

Etiketa: ballaberishaRama

Lajme të lidhura

“Mbështes investimet strategjike”, Berisha: Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh!
Aktualitet

“Mbështes investimet strategjike”, Berisha: Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh!

14:21 - 03/06/26
“Nuk jap dorëheqjen”/ Rama sulmon sërish protestuesit: S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur
Aktualitet

“Nuk jap dorëheqjen”/ Rama sulmon sërish protestuesit: S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur

13:47 - 03/06/26
Izraeli zbulon prapaskenat e skandalit! Si e kërcënoi Netanyahu–Ramën për emërimin e Konsulles
Aktualitet

Izraeli zbulon prapaskenat e skandalit! Si e kërcënoi Netanyahu–Ramën për emërimin e Konsulles

13:16 - 03/06/26
Para
Fredi Beleri dhe Lefter Alla transferohen në Durrës, do jenë shokë qelie me..

Fredi Beleri dhe Lefter Alla transferohen në Durrës, do jenë shokë qelie me..

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mbështes investimet strategjike”, Berisha: Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh!
Aktualitet

“Mbështes investimet strategjike”, Berisha: Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh!

14:21 - 03/06/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar debatet e fundit që kanë shoqëruar projektet e investimeve të propozuara për...

Lexo më shumë
Presidenti i KE vijon turin në Ballkan! Antonio Costa takon liderët politikë të Kosovës

Presidenti i KE vijon turin në Ballkan! Antonio Costa takon liderët politikë të Kosovës

14:15 - 03/06/26
Përfundon në GJKKO seanca për Erion Braçen, deputeti shpallet i pafajshëm

Përfundon në GJKKO seanca për Erion Braçen, deputeti shpallet i pafajshëm

13:59 - 03/06/26
“Nuk jap dorëheqjen”/ Rama sulmon sërish protestuesit: S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur

“Nuk jap dorëheqjen”/ Rama sulmon sërish protestuesit: S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur

13:47 - 03/06/26
Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara

Shpërthen lënda plasëse në fshatin Grabovë të Përmetit! Plagosen rëndë dy persona, njëri ka mbetur i gjymtuar

13:39 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetmatbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş