GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fredi Beleri dhe Lefter Alla transferohen në Durrës, do jenë shokë qelie me..

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Fredi Beleri dhe Lefter Alla transferohen në Durrës, do jenë shokë qelie me..
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri dhe ish-kryebashkiaku i PS në Bulqizë, Lefter Alla do të qëndrojnë në paraburgimin e Durrësit.

Drejtoria e Burgjeve kreu transferimin në Burgun e Durresit të Belerit dhe Allës, pasi deri më tani ata po qëndronin në spitalin e burgut.

Në burgun e Durrësit ndodhen edhe Lefter Koka, Alqi Bllako, Arben Dervishi, Vangjush Dako dhe Safet Gjici.

Kryebashkiaku i PS-së në Bulqizë, Lefter Alla është arrestuar me urdhër të SPAK më 15 mars të këtij viti.

Alla është arrestuar pasi akuzohet për korrupsion dhe se ka kryer abuzime me tenderët publike gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i bashkisë së Bulqizës. Alla pritet të transferohet te paraburgimi i Durrësit.

Një tjetër emër i cili do të transferohet te paraburgimi është kryetari aktual i bashkisë së Himarës Fredi Beleri. Beleri është arrestuar me urdhër të SPAK më 12 maj vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale, nga të cilat doli i triumfuar si Kryetar i Bashkisë së Himarës.

Fredi Beleri, u arrestua në flagrancë nën dyshimin se tentoi blerjen e tetë votave kundrejt shumës 40 mijë lekë të reja.

Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit është arrestuar me urdhër të SPAK së bashku me 8 ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit dhe një ndërtues më 6 qershor të këtij viti.

Ndaj Vangjush Dakos rëndon akuza për shpërdorim detyre në 2 raste. Njëra për leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është vënë në pranga bashkë me dy persona të tjerë pasi akuzohet për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion më 14 dhjetor të vitit 2021.

Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, është arrestuar më 24 qershor.

Mësohet se Gjici, i cili kishte masë sigurie nga gjykata e Posaçme për korrupsion, është arrestuar në lokalin poshtë shtëpisë së tij.

Alqi Bllako, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako është arrestuar me urdhër të SPAK që në 1 prill 2022, me akuzën se ka përfituar 15 milionë lekë ryshfet, përmes babait të tij nga kompania që ndërtoi inceneratorin e Fierit.

Etiketa: Beleri e Lefter AllaKryesore1transferohen në burgun e Durrësit

Lajme të lidhura

Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj
Aktualitet

Gjithë sytë e shqiptarëve sot janë nga Haga, edhe pak orë nga vendimi për ish-krerët e UÇK-së

08:39 - 16/09/26
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë
Aktualitet

109 ditë rezistencë! Qytetarët dhe diaspora mbushin sheshet: Asgjë nuk do na ndalë deri në largimin e Ramës dhe hajdutëve të tij

07:59 - 16/09/26
Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet
Aktualitet

Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

07:43 - 16/09/26
Para
Berisha: Ardi Veliu ka vendosur linjë private komunikimi me krimin

Berisha: Ardi Veliu ka vendosur linjë private komunikimi me krimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tension para Speciales në Hagë, policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë & Rajon

Tension para Speciales në Hagë, policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së

09:05 - 16/09/26

Pak para nisjes së seancës në Hagë, situata u tensionua jashtë Dhomave të Specializuara, ku janë mbledhur qindra shqiptarë në...

Lexo më shumë
Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj

Gjithë sytë e shqiptarëve sot janë nga Haga, edhe pak orë nga vendimi për ish-krerët e UÇK-së

08:39 - 16/09/26
Lufta e Ftohtë, Putin: Gabim, dërgimi i tankeve në Hungari e Çekosllovaki

FBI jep alarmin: Moska po planifikon vrasje në SHBA dhe vendet evropiane që mbështesin Kievin

08:34 - 16/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 16 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:02 - 16/09/26
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

109 ditë rezistencë! Qytetarët dhe diaspora mbushin sheshet: Asgjë nuk do na ndalë deri në largimin e Ramës dhe hajdutëve të tij

07:59 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com